Brexit në Shqipëri, bie ndjeshëm paundi, rritet dollari

June 24, 2016 15:51

Brexit në Shqipëri, bie ndjeshëm paundi, rritet dollari

Vota britanike për të lënë Bashkimin Europian ka dhënë efektet e para edhe në Shqipëri.

Paundi në tregun vendas ka rënë ndjeshëm duke zbritur në 171.93 lekë, 8.05 lekë më pak se një ditë më parë.

Ky është niveli më i ulët që nga maji 2014, sipas serive kohore të Bankës së Shqipërisë.

Zhvlerësimi i paundit erdhi pasi në tregjet ndëkombëtare, monedha britanike u kuotua në nivelet më të ulëta të 31 viteve.

Në të kundërt, dollari është rritur ndjeshëm në tregun vendas, duke u këmbyer me 123.89 lekë, 2.65 lekë më shumë se një ditë më parë.

Ndërsa euro ka shënuar një rënie të lehtë me 0.5 lekë, për të arritur në 137.83 lekë.

Parashikimi i kursit mbetet një mision i vështirë.

Të paktën në një afat të shkurtër, efektet e panikut dhe pasiguria e daljes nga BE pritet që të mbajnë paundin e dobët, teksa investitorët po shkojnë drejt aseteve të sigurta si ari.

June 24, 2016 15:51
Komento

2 Komente

  1. Bigu June 24, 17:45

    u fiken familjet e emigranteve 😛

    Reply to this comment
    • Nishan jari me quhet kari June 25, 14:34

      Ik ore qelbesire dhe mos ju thuaj emigrante,injorant analfabet.ata ndoshta jane meigrante neper evrope dhe bote,dhe ju takon vendeve qe jane ti quajne emigrante,Jo nje debili qe dhjet neper lulishte dhe ha ushqime te skaduara.U bere ti mi kanalesh te quash shqiptaret emigrante,pse mos te erdhen ne gop te sat eme per germime apo mos i paguan yt ate…U bete dhe juve mbetjet e kombit te talleni,juve qe deri dje qiheshit ne sume per nje pale xhinse.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*