Brexit shtyhet sërish, Parlamenti rrëzon marrëveshjen e Johnson me BE

October 19, 2019 16:27

Brexit shtyhet sërish, Parlamenti rrëzon marrëveshjen e Johnson me BE

Parlamenti britanik ka hedhur poshtë marrëveshjen e kryeministrit Boris Johnson me BE, për Brexit.

Parlamenti britanik me 322 vota pro dhe 306 kundër e detyron tashmë Johnson të kërkojë një tjetër shtyrje të datës për Brexit deri më 31 janar të vitit 2020.

Oliver Letëin, një deputet i cili u përjashtua nga partia konservatore  e Johnson muajin e kaluar, propozoi të refuzohet marrëveshja derisa i gjithë legjislacioni i kërkuar për zbatimin e projekt-ligjit, të miratohet nga Parlamenti.

Johnson tha se është “urgjente” që vendi të kapërcejë bllokimin dhe të “bashkohet”, duke deklaruar se marrëveshja e tij mund të “përçajë politikën britanike”. “Mos na tradhëtoni përsëri”, – tha Johnson duke iu drejtuar laburistëve.

Lideri i opozitës britanike dhe kryetari i Partisë Laburiste, Jeremy Corbyn, tha në fjalën e tij në Parlamentin britanik se populli duhet ta japë fjalën e fundit për largimin e vendit nga Bashkimi Evropian, duke shtuar se ligjvënësit e tij nuk do ta përkrahin planin e kryeministrit Johnson për tërheqje nga BE-ja.

Votimi i sotëm i një marrëveshjeje u zhvillua në një atmosferë të ndezur si brenda parlamentit ashtu dhe jashtë ku me mijra njerëz kishin dalë për të protestuar në Hyde Park, dhe jashtë Parlamentit për të kundërshtuar daljen nga BE.

Mijëra protestues marshuan në Londër duke kërkuar nga parlamentarët një marrëveshje përfundimtare për Brexit.

Turmat u mblodhën në Hyde Park, Circus Oxford dhe jashtë Parlamentit. Kryebashkiaku i Londrës Sadiq Khan iu bashkua protestuesve. Duke folur për ‘Independenti, ai tha se Boris Johnson po i ofron popullit britanik ‘një zgjidhje të tmerrshme dhe të rreme për Brexit’.

l.h/ dita

October 19, 2019 16:27
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim