Brezat që do vijnë, jashtë do kenë litarin!

August 8, 2018 14:03

Brezat që do vijnë, jashtë do kenë litarin!

Në rrugë më ndalojnë,
dhe më puthin dorën,
kur të adhurojnë,
s’ke ç’e do kurorën!

S’ke ç’e do kurorën,
qoftë dhe mbretërore,
kur ke vulë në dorë,
puthjen popullore!.

Për Atdheun shkrova,
veprën më të ndritur,
për dreq-qeveritë,
kurrë s’ma kanë ditur!.

Nga kjo s’vë merak,
ndaj s’ka ç’të më tretet,
se në fund të fundit,
veç Atdheu mbetet!.

Se në fund të fundit,
mbetet Shqipëria,
dhe tek ajo mbeten,
dhe këngët e mia!.

Nga ato në gjallje,
s’mora kurrë shpërblim,
të paktën t’i ketë,
vendi si kujtim!.

Po kam ca maraze,
që shpirtin ma dredhin,
këta dhe mbas vdekjes,
njëlloj do më vjedhin!.

Nuk besoj nga varri,
të ngrihem me pallë,
se u rrova trapin,dhe kur isha gjallë!.

Ky dhe kohë përpara,
ka qënë vënd për dreq,
po më pas u bë,
keq edhe më keq!.

Praktikisht s’e hëngri,
njeriu njerinë,
po çdo anë e kënd,
me dyfek u grinë!.

Unë jam një i vjedhur,
s’u them dot:”U lumtë!”,
atyre që grinë,
pasurinë e shumtë!.

Me kalem të dreqit,
fati na qe shkruar,
çfarë qe e të gjithëve,
u vol nga pak duar!.

Ishim barabar,
kur ishim në start,
shumë pak në finish,
patën “fat” të artë!.

Ca fare të paktë,
në zenith u ngritën,
gjer tullën e fundit,
vendit ja grabitën!.

Dhe bënë pasuri,
super të mëdha,
e shteti i mavrisur,
kurrë s’ka para!.

S’e di si do vinë,
ditë më të mira,
kur duhet të lajmë,
borxhe e kredira!.

Borxhe e kredira,
nuk di pse i merr,
kur për një teatër,
është futur në sherr!.

Diktaturë e egër,
qe çudi vërtet,
estradë e teatër,
kish për çdo qytet!.

Dhe në Nëntëdhjetën,
kur ju shua ylli,p
a një qindarkë borxh,
epokën e mbylli!

Dhe si duken bathët,
borxhe prapë do marrin,
brezat që do vijnë,
jashtë do kenë litarin!

Arben Duka

August 8, 2018 14:03
Komento

3 Komente

  1. Shahisti August 8, 15:19

    Degjo o bejtexhi, ate litarin qe thua ti e pat lene jashte Enver Bythoja me kohe dhe kish qene aq i gjate ai litar sa ashtu eshte si thua ti del e tepron edhe per brezat qe do te vine. Keta te sotmit nuk po bejne ndonje gje qe ta presin litarin, po per te qene litari aty ka qene e aty do te jete.

    Dhe eshte e vertete qe diktatura ra, po jo se ju shua ylli (c’fjale pa kuptim prej bejtexhiu) po se e la kete milet pa breke ne bythe dhe me bark bosh.

    Nejse, dukesh me pozitiv pa cigare ne dore. Pergezime.

    Reply to this comment
  2. katarakti August 8, 16:48

    Ne vende me nje civilizim si ne Shqiperi demokracia perfundon ne hajduteri. Njelloj si ne vendet e Afrikes. Renia e Shqiperise filloi me 1981 dhe arriti pikun me 1991-shin. Te shkaterrosh 400 uzina, fabrika, kombinate dhe ndermarrje dhe te duash pastaj te jetosh mire, – eshte kulmi i marrezise. Shqiperia nuk ra ne duar te mira. Ai qe i vuri minat ketij vendi ishte i zbrituri me valixhe druri nga Viçidoli. Pastaj vazhduan hajdutet dhe te paaftit e tjere – Nano, Meta, Majko, Rama. Ai “i pari” e la me kushtetute: Jo kredive dhe borxheve te huaja! Po pa kredi dhe borxhe, pa shkaterruar dhe vjedhur, si do krijohej klasa e borgjezise te ne?! Ja Greqia sot. Si po perfundon nga borxhet dhe kredite e marra ne “emer te popullit”! Dhe per xhepat e disave. I duhen 100 vjet per t’i lare ato borxhe! 170 perqind e GDP-se! Edhe Shqiperia ne ate rruge po ecen. Ne vend te rrisin GDP dhe te hapin fabrika, merren per here te dhjete me rruget qe jane ndertuar qe para 50 vjetesh. Nuk ka zgjidhje. Nuk ka shprese. Shqiperia e sotme eshte Shqiperia e hajduteve.

    Reply to this comment
  3. Eri August 8, 19:16

    O zot sa na kenaqe….sinqerisht sa here te lexoj me duket sikur me vjen nje fllad i lehte…e harrohem ne vargjet e tua…..kam ender T’Ju takoj njeher e ta pinim nje kafe bashk!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*