Brigada V, Hysni Kapo dhe Tërbaçi

April 1, 2016 10:28

Brigada V, Hysni Kapo dhe Tërbaçi

Nga Bexhet Rrapoj*

Historia e një kombi si dhe ajo e jona, ka në rrjedhën e saj ngjarje e data kulmore që kanë çuar në ndryshime të mëdha historike. Një e tillë është edhe Lufta Nacional-Çlirimtare e cila çoi në çlirimin e vendit nga pushtuesit. Në tërësinë e saj kjo luftë ka disa data të rëndësishme. Një nga këto është dhe inaugurimi i Brigadës V-të Sulmuese në zemër të Labërisë, në Tërbaçin malor, por me njerëz trima, bujarë e të besës më 20 janar 1944, në palcën e dimrit. Urdhri për formimin e saj nga Komanda dhe Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë NÇl kishte dalë më herët. Në zbatim të këtij urdhri kuadrot e Brigadës të ngarkuar për formimin e saj do të grumbullonin dy batalionet  në Gumenicë datë 28.11.1943, per inagurimin e saj. Kushtet e luftës, e detyruan ta linin përgjysmë këtë detyrë dhe të organizohen për të goditur forcat gjermano-balliste, që kishin filluar një operacion të gjërë për shpartallimin e njësive partizane. Të tilla ishin  betejat e emërtuara “Lufta e Gjormit”, ku u luftua për  tre ditë e net, e “Beteja e Dukatit”. Në këto luftime, më 12 dhjetor 1943, bie heroikisht komandanti i Brigadës i caktuar nga Shtabi i Përgjithshëm, Abas Shehu.

Mbas këtyre luftimeve forcat e batalioneve të caktuara që do të formonin Brigadën e V-të, ishin më të motivuara, me moral më të lartë. Në këto kushte, shtabi i brigadës mori masat e nevojshme për përfundimin e inagurimit të brigadës. U porositën kështu Këshillat Nacional-Çlirimtare, Komandat Vendore, si dhe komunistët, për të lajmëruar popullin e krahinës se Brigada e V-të S,  do të inagurohej në Bramyshnjë të Tërbaçit, më 20 janar 1944. Nga komanda e brigadës u morën masa për sigurimin e  ruajtjen e zonës për rreth Tërbaçit. Për këtë u ngarkua batalioni “Perlat Rexhepi”, si dhe forca të Grupit të Parë Operativ në zonën e Borshit. Çetat territoriale të fshatrave, do ruanin kufijtë e tyre. Familjet tërbaçiote u bënë strehë e  partizanëve për një javë.

Në sajë të këtyre masave, u kurorëzua me sukses inagurimi i Brigadës së V-të, duke bërë rreshtimin organik që nga skuadra, toga, kompania, e batalioni. Në përbërje të saj u inkuadruan pesë batalione. U bë parakalimi ceremonial, me gjithë armatimin përkatës. Në krye do të ishte komanda e Brigadës: Shefqet Peçi komandant, Dervish Hekali zëvendës komandant; komisar Hysni Kapo e zv/komisar Manush Myftiu etj. Skuadra e flamurit paraprinte. Me atë flamur, që u betuan në Bramyshnjë, kjo Brigadë, vazhdoi marshimin e saj luftarak duke përshkruar mbi 2900 km gjatësi  nga Bramyshnja- Kosovë-Vishegrad të Bosnjë Hercegovinës dhe kthim, më 7 dhjetor 1945. Kjo Brigadë kreu 752 ditë luftime, duke i shkaktuar armikut mbi 5000 të vrarë. Ajo la në fushën e betejës 356 dëshmorë, nga të cilët 13 Heronj të Popullit. Në këtë brigadë do të rreshtoheshin mbi 3000 luftëtarë, midis të cilëve edhe partizanë kosovarë, të cilët një pjesë dhanë edhe jetën për Çlirimin e Shqipërisë dhe të Kosovës.

Populli e ka vlerësuar kontributin e dhënë nga Brigada e V-S gjatë Luftës. Kuvendi i Shqipërisë i ka akorduar titullin e lartë kësaj Brigade: “Heroinë e Popullit”. Në kuadrin e 72- vjetorit të inagurimit të kësaj Brigade, në 20 janar 2016, u organizua një aktivitet përkujtimor pranë lapidarit kushtuar kësaj brigade në Bramyshnjë të Tërbaçit. Ky organizim u bë në bashkëpunim me Komitetin e Veteranëve të rrethit Vlorë, organizatën e familjeve të dëshmorëve, si dhe SH.A.K Tërbaçi. Këtë aktivitet e mbështeti dhe kryetari i Bashkisë Vlorë, z. Dritan Leli, duke siguruar transportin për pjesëmarrësit nga Vlora si dhe kurorat. Në sajë të masave të marra dhe interesimit të vetë banorëve, pjesëmarrja ishte e mirë si nga Tërbaçi dhe fshatrat përreth: Gjormi, Brati, Bolena, Vranishti, Ramica, Kallarati etj. Shumë e veçantë ishte pjesëmarrja e nxënësve tërbaçiot të shkollës “Horë Vranisht”, të organizuar nga mësuesi Meladin Rrokoj. Kjo pjesëmarrje e banorëve të zonës, i dedikohet edhe organizimit të bërë nga kryetari i fshatit Tërbaç, i zgjedhuri Arben Abazaj.

Hapja e aktivitetit do të bëhej nga n/kryetari i KV të rrethit, z.Luftar Petoshati. Fjalën e rastit e mbajti ish partizani i Brigadës V-S , “Heroinë e Popullit”, z. Nazif Duka, veteran dhe intelektual  i cili foli me vërtetësi për rrugën luftarake e heroizmin e kësaj brigade. Kryetari i SHAK Tërbaçi foli  në emër të tërbaçiotëve, si vendi mikpritës, duke theksuar se ne do t’i kujtojmë vazhdimisht ata që luftuan dhe sakrifikuan edhe jetën e tyre për lirinë e Shqipërisë. Data 20 janar mbetet një datë historike për Tërbaçin dhe gjithë Vlorën.

Përshëndetën edhe z.Resmije Ruci, në emër të SHD si dhe të tjerë. Mbas aktivitetit të lapidari i Bramyshnjës, një pjesë e pjesëmarrësve, vendosën tufa me lule te busti dhe varri i Hysni Kapos, ndërsa më herët te lapidari në Gjorm, te Abas Shehu. Disa ish partizanë dhe pasardhës të veteranëve, treguan episode dhe kujtime nga takimet me Hysni Kapon, Komisarin- Hero i Popullit.

Akti që bënë partizanët, të pambathur, veshur keq e me armatim shumë më inferior se armiku e vendosi vendin e prestigjin e Shqipërisë shumë lart në arenën ndërkombëtare. Dhe me rreshtimin në koalicionin e madh antifashist ndërkombëtar e shpëtuan Shqipërinë nga ndarja e saj në tre pjesë, sipas planeve e traktateve të fshehta për të kënaqur fqinjët tanë.

Mbas përfundimit të kësaj lufte në vend u vendos një pushtet popullor që kreu disa reforma transformuese për vendin. Mirëqenia u rrit në mënyrë të padiskutueshme. Pikërisht edhe partizanët për këto ndryshime i rrokën armët, të çlironin vendin nga pushtuesit që të përmirësonin jetën e tyre ekonomike si dhe për liri e demokraci më të mirë. Kjo e fundit nuk u arrit, pati kufizime e dënime. Këto kufizime në lirinë e të drejtat e njeriut apo edhe disa mangësi që u krijuan në ekonominë ne periudhën 45 vjeçare të sistemit socialist nuk duhet të jenë arsye apo shkak për të mos vlerësuar apo deri mohuar Luftën Nacional Çlirimtare, sakrificat e partizanëve e dëshmorëve, siç po bëhet nga disa politikanë e historianë kryesisht të krahut të djathtë këto 25 vjet, të cilët me cinizëm mundohen të hedhin baltë mbi atë luftë. Duhet thënë, se kohët e fundit dhe nga disa politikanë të majtë nuk mbahet qëndrim konsekuent në njohjen e vlerave të kësaj lufte, por flasin nën zë. Kam mendimin se  edhe Komiteti i Përgjithshëm i Veteranëve duhet të jetë më kërkues dhe jo të kënaqet me gjëra të vogla si riparimi apo mirëmbajtja e Varrezave të Dëshmorëve. Ja çfarë thotë një nga Heronjtë e Popullit të atij brezi që bëri këtë luftë të lavdishme, Gjenerali fisnik Vehbi Hoxha: “Ikin vjetët, brezat zëvendësojnë njëri-tjetrin, por ata lënë gjurmë të pashlyeshme në histori”.

Besoj se s’ka nevojë për komente nga historianë të sotëm të cilët kanë arritur deri atje sa heronjtë e këtij kombi të çdo periudhe t’i quajnë edhe si “Mite” të sajuar nga populli. Sa turp! Edhe fshati im Tërbaç ka shumë trima e luftëtarë deri në “Mite” apo legjendarë që kanë luftuar për vendin e tyre e liritë e popullit. Trimëreshës Miro Tërbaçi që vrau pashain Turk në sarajet e tij, populli i këndon Legjendarja Miro, por ajo ka jetuar në realitet ka pasur nënë dhe baba, pra nuk është sajesë. Hysni Kapos, komisarit të brigadës së V-të populli i ka kënduar shumë këngë, duke i thënë edhe legjendar. Pra, populli me një fjalë vlerëson aktin apo veprimtarinë e Heroit të tij. Të tillë ka shumë Labëria e gjithë Shqipëria, prandaj të mos i keq vlerësojmë mbasi dëmtohet historia e vendit dhe keq edukohet brezi i ri. Heronjtë apo mitet kurrë nuk kanë qenë e keqe e kombeve apo popujve.

*Kryetari i SHAK Tërbaçi

April 1, 2016 10:28
Komento

12 Komente

  1. JOHN April 1, 13:11

    KUR U FORMUA BRIGADA NE 44 FORCAT AMERIKANE ANGLEZE KISHIN SHPORRUR GJERMANET NGA AFRIKA … DHE NE 43 SULMUAN NGA ITALIA DHE MALTA … NE RUSI GJERMANET PO TERHIQESHIN QE NGA 1943 SEPSE …. ANGLO AMERIKANET JA HODHEN TE GHITHA AVIONAT NE TOKE …. DHE FORCAT ALEATE FITUNA BETEJNE E AJRIT DHE TE DETIT …SE AMERIKANET I BOMBARDUAN TE GHTHA ANIJET DHE NENDETSET QE HITLERI KISHTE … PRA LUFTA ISHTE DREJT FUNDIT ….DHE TE TJERAT JU A LEJOJ TI LEXONI ..NAG NJE HISTORIAN ?

    Reply to this comment
    • real April 1, 17:22

      zoti JOHN pershendetje ..dhe gezuar 1 prillin.

      Historian ne planetin e Tokes qe ben ne 5 rrjeshta 8 gabime nuk ka..jo vetem kaq por ti je masakrues I gjuhes shqipe..je nje ANALFABET ME SHKOLLE TE LARTE.

      per ty dhe lexuesit e respektuar te Dites ndiq materialin e meposhtem qe nuk bir kurve ne planet ti hedhe poshte me fakte:

      Bej pjese te ato shqiptare qe kam qene me teper se kritik me ate system sidomos pas 1974 Nga ana tjeter shikoja nje hordhi kuadrosh qe u bene “me Enver se Enveri “dhe te fiknin deren nqs beje nje gabim “ideologjik” ne sy te tyre..kujtojme ketu berishen,tritan shehun,mehmet elezin,bujar nishanin,ridvan boden,kaqi islamin,eduart selamin e gopin e somes e kush I maban mend jane shume..tani u shtua mesila dodovska dhe

      Me sy te zgurdulluar kam pare arratisjen biblike te ketyre zvarranikeve berishiste PARDESY BARDHE APO XHUPEZINJ qe ishin ose turbo komunista ,ose spiune te sig.shtetit ose agjente te sherbimeve te huaja te “federuar “ rishtas..
      Dihet cfare ka ndodhur keto 25 vjet dhe nuk eshte nevoja te zgjatemi thjesht po jetojme nje kohe kolere ndoshta me “dark age” ne historine shqipatre pas pamvaresise.
      Pikerisht per te mbuluar kete veprimtari kriminale ne shqiperi akoma vazhdohet me bombardimin psikollogjik duke anatemuar enver hoxhen si vampiroide qofte nga faktori I brendshem qofte jashte.
      Le te analizojme Enver Hoxhen (EHO) shkurtimisht dhe te gjejme kush eshte fajtori I vertete:
      *
      Pas krijimit te boshtit antifashist ne 1941 nga USA-GB-USSR pervec perballjes frontale u vendos qe ne vendet e pushtuara te krijohej rezitence e armatosur ku per Shqiperine dhe Ballakanin en pergjithesi u la ne drejtim kryesor linja MOSKE-BEOGRAD-TIRANE ku shqiperia konceptohej si nnje territory nen ombrellon e Titos.(ne kete kohe enveri nuk e pirthte kush pra nuk kishte faj)
      **
      Anglo Amerikanet sic thuhet qarte ne dokumentet e sotme perkrahen pa rezerva partizanet shqiptare (dhe pksh) per aresye se sa me shume gjermane te “gozhdoheshin ne Shqiperi dhe Ballakan aq me pak amerikane do vriteshin ne france dhe itali..pra ne nje fare menyre angloamerikanet e prune EHO-n ne pushtet (edhe ketu nuk ka faj enveri)
      ***
      Ne vitet 1943-1944-1945 gjithmone sipas dokumeteve thuhet sakte se CURCILLI ME RUZVELTIN sipas ndarjes se re boterore perseri Shqiperine e lane ne dore te TITOS dhe ky I fundit ishte nen ndikimin sovjetik( pra edhe ketu nuk eshte faji I enverit por curcillit dhe ruzveltit qe na shiten si placke tregu te Stalini qe I bente ligjin atyre)
      ****
      Ne vend te ishin te duruar dhe te “zgjuar” dipllomatet anglo-amerikane bene “sherr” me Enverin per kthimin e mbretit Zog dhe per pranine e tyre ushtarake.Pra perse duhet te fajesojme akoma enverin kur vete anglo-ameriaknet po prishnin marreveshjen qe kishin bere me Stalinin.Enver Hoxha veproi drejt se nuk ishte prostitute e “pandershem “ dhe te martohej me dy burra ne te njejten kohe.(edhe ketu nuk ka faj enveri)
      *****
      Perseri sipas dokumenteve sidomos pas 1948 pati nje agersion shumedimensional deri dhe plane per pushtim te shqiperise nga greqia,jugosllavia me zogiste dhe ish fashiste dhe te menaxhuar me mjete dhe fonde nga amerika dhe anglia…Sinqerisht te na kishin pushtuar do ishim te lumtur dhe do ti falenderonim,por meqe deshtuan perse nuk kerkohet falje sot nga anglo-amerikanet per vuajtjet e shqiptareve se udheheqja e EHO-s bente palle..biles dhe nje pjese te fondeve te te perndjekurve politike duhet ti paguajne anglo-amerikane dhe jo brezat qe akoma nuk kane lindur te paguajne borxhet e te perndjekurve politike.( Perseri enveri nuk ka faj..kush sulmoi..pse deshtuan)
      ******
      Eshte non sens nga shume analiste,dipllomate dhe zyrtare perendimore qe fajsojne EHO-n si dikatator…jo te nderuar zoterinj eshte faji juaj qe e late Enveri ne kembet e Titos dhe me vone te Stalinit dhe ai vecse hodhi vallen sipas muzikes tyre ( eshe ketu enverin mund ta quajme dikatator por jo fajtor..kush e la te kopeja dikatatoreve?)
      *******
      Edhe pas prishjes me Ruset ku EHO-a beri nja akt madhor ne 1961 ne bazen e vlores qe deboi flloten ruse dhe me vone doli nga traktati varshaves dhe denoi fuqishem agresionin ne ceki..perse anglo-amerikanet nuk u bene te gjalle per nje veprim ne favor te NATOS..pse e lane komentshkruesin te ahje bar dhe jo vetem qe nuk dhane asnj e lloj ndihme thelluan me shume embargo(edhe ketu nuk e fajesoj enverin)
      ********
      Pas lidhjes me Kinen ne 1964-1974 pati nje zhvillim te fuqishem ne vend nga ndihmat e medha kineze dhe kjo periudhe ishte kulmi I zhvillimit dhe nje fare hapje ndaj botes por cfare ndodhi ? Kush e mban mend vete personalisht EHO drejtoi nje fushate kunder konservatorizmit,riteve mesjetare dhe perkrahu liberalizimin dhe frymen e se rese dhe novatore (kujtoni fajlimine Matit ne 1972 dhe biseda me Agim Meron) ku thote shprehimisht qe brezi I luftes duhet te largohet dhe ti lere vendin nje plejade te re kuadrosh te shkolluar me universitete dhe jo me me veteranete luftes.Kështu ka pasur dy fjalime të rëndësishme të Enver Hoxhës, që përmenden pak, por që në një farë mënyrë përcaktuan atë që quhet “periudha e liberalizmit”, pavarësisht se njerëzit pastaj i ngatërrojnë gjërat. Ka qenë i famshmi fjalimi i Matit i Enver Hoxhës dhe e dyta biseda me Agim Meron, që ishte në atë kohë rektori i universitetit. Në fjalimin e Matit Enver Hoxha hodhi idenë se shokët e udhëheqjes që kanë bërë luftën, kanë vlerat e tyre, por tani duhet t’ua hapin rrugën kuadrove të reja. Pra ishte ideja e një hapje dhe një rinovimi të kuadrove të reja. Ndërsa me Agim Meron, midis të tjerash Enver Hoxha tha se sa të na e dëgjojë muzikën rinia në radiot e huaja, më mirë ta japim ne vetë. Ishte një ide për frymëmarrje të rinisë. …mirpo cfare ndodhi???????
      *********
      Shqiptaret qe posa dolen nga nje mjerim 500 vjecar nen pushtimin turk,me vone nen nje shtet anadollak me Zogun dhe pastaj pushtimi fashist e gjeti shqiperine ne 1944 pa asnje kokerr leku,te uritur,te shkaterruar nga lufta dhe mbi 80 perqind e zonave rurale dhe malore ne gjendje mesjetare..E thene ndryshe qe ky popull mund te emancipohej duhej te pakten 100 vjet..pra nga 1944 deri ne 2044 mund te civilozohej..pra kemi pune akoma per c’kafsherimine talebaneve Sali-baneve.
      Pikerisht ketu gaboi Enver Hoxha qe nxorri direkt nga mesjeta ne qytete berishistet barbare qe sot kane pushtuar ate vend.
      Cfare ndodhi ne fakt 1970-1972 ? Pak vemendje ju lutem..
      Ndersa Enver Hoxha po pregatitej te largohej nga skena politike dhe t’ja linte vendin brezit me te ri,duke shfrytezuar hapjen e tij ndaj cultures perendimore ,novatorizmit dhe te rese…ai popull,ata qeveritare te atehershem ,edhe shume familje te bllokut u HAPPEN BYTHESH..
      Filloi nje degjenerim I frikshem me teper nga shtresa injorante,nga te pakenaqurat nga sistemi si dhe nga agjenturat e huaja..Kjo u pasua deri ne tallje me Luften NCL dhete Enver Hoxhes vete bile dhe ne instanc a te larta…Pra filloi te behej nje permbysje sistemi ne menyre “gazmore” me muzike dhe TV…Ne ato vite koinciduan dhe tre ngjarje shokuese 1-vizita e Niksonit ne Kine..2-Lidhja e Titos me Kines dhe e treta ishte semundja e teper e rend e Enver Hoxhes.
      Pas nje rikuperimi te pjesshem Enveri u rikthye ne drejtim dhe filloi te hakmerrej me ato qe nuk e kuptuan liberalizimin e tij deri dhe permbysjen e tij prandaj mori dhe ato masa dragoniane se e pa qe ai popull ajo udheheqje e asaj kohe nuk ishin gati per “emancipim”.
      Kushdo mund te lexoje shenimet e autentike te Haxhi Kroit sekretarit personal te Enver Hoxhes dhe mund te kuptoje qe Enver HOXHA punoi dhe drejtoi normalisht nga 1944-1974 pra 30 vjet dhe pas kesaj ai duhej te mbrohej I semure rende nga ata qe donin ti merrnin “fronin” nga jashte dhe nga brenda.
      *************
      Cfare ndodhi ne 1991-1997 do te ndodhte dhe ne Shqiperi ne vitet 1973-1974.Ai vend sot eshte I djegur I shkaterruar moralisht ekonomikisht,ushatarakisht,financjarisht,moralisht dhe psiqikisht.
      Pikerisht dhe kjo egersi kanibaleske ndaj figures Enver Hoxhes eshte ne fakt monumenti me I mire qe po I bejne Enver Hoxhes qofte ish armiqte etij ambasadore te tipit Rajerson-Arvizu,qofte sumelepirisit e tij si Berisha,qofte Kaubojsa te peshtirosur si Edi Rama,qofte te perndjekurit (te permjerrurit ) politike qe sa ishte gjalle I rruajten topet dhe nuk po e mundin as te vdekur.
      Eshte e cuditeshme qe ne nje kohe qe Amerika zyrtare mban maredheie te shkelqyera me Kinen Komunuste te Maos dhe po vendos mardhenie dipllomatike me 3K (Kuben Komuniste te Kastrove),ne shqiperi doli ambasdor I Arvizu ( lexues fermanesh) dhe I thote qe Enver Hoxha ishte monster.
      Lind pyetja ? Ku e gjen te drejten nje ambasdor te ofendoje nje ish burre shteti qe udhehoqe nje vend per 40 vjet dhe te sulmuar eger dhe me embargo nga vendi I tij ? Pse nuk na cliroi Amerika nga “monster enver ?
      Ku e gjen te drejten nje ambasdor te ofendoje nje popull te te tere,te vararet e 21 janarit dhe jetimet e tyre duek I then nje krimineli si berisha kur akoma nuk ishte thare gjaku I derdhur ne boulevard..Pse ndodhin keto veprime dipllomatesh te pa paranueshme qe nuk ndodhin as ne vendet koloniale..?
      I vetmi spjegim eshte te fatkeqesia me madhe kombetare ne Shqiperi pas 1992.
      Kombi shqiptar ka diasporen me anti-adhetare per te gjitha kohrat dhe per te gjithat vendet e botes ne Amerike.
      Dihet qe admistrata amerikane ne mardheniet me nje vend te caktuar ka vendimtare dhe rolin e diasporas se atij vendi.Kush jane diasporistet tane ?
      Ata jane disa elezbiberiste,franshkreliste,ca vatrane ish spiune,ish te mergates qyqeve te komitetit te maleve dhe ish spiune te grekut dhe serbit..qe kurre nuk u moren per nje Pajtim Kombetar ose per te ndihmuar ne investime amerikane ne Shqiperi..por merita e tyre e vetme ka qene kanibalizmi I teprur me figuren e Enver Hoxhes,ka qene nje lufte idiote kunder komunizmit ne shqiperi (qe vetem I tille nuk ishte).Keta te semure makartiste prune dhe djallin berishe ne pushtet ne 1992 dhe po e mbrojne dhe cot me te gjitha menyrat…ne nje kohe qe vete amerika zyratare nuk merret me me me luften idiote elezbiberiste kunder fuckomunizmit dhe enverizmit qe I perket shekullit kaluar..
      Pikerisht mbrojtja qe po behet Satrapit kriminel Berishe nga keto segmente nenje kohe qe ai e ka shperfyteruar plotesisht ate vend si shtet dhe si komb dhe vazhdon te kete fuqi dhe imunitet te plote nga keto elezbiberiste-makartiste eshte lapidary me I amdh qe po I ngrene Enver Hoxhes jo ne beton apo Bronx por ne kujtesen dhe ndergjegjen kombetare..
      Pra I bejme thirrje ketyre segmenteve antishqiptare kudo qe jane :
      Ju lutem mos I ringrini monumentin Enver Hoxhes duke mbrojtur me cdo cmim nje nga felliqsirat me te ndyra qe ka nxjerre shoqeria njerzore per te gjitha kohrat..
      SHTRIGU I LUGUT TE ZI TE TROPOJES ME NDER ME THANE SALI QENEFI.

      ~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
      shenjtori Enver Halil Hoxha
      16 October 1908 – 11 April 1985)
      was the socialist leader of Albania from 1944 until his death in 1985,
      as the First Secretary of the Party of Labour of Albania.
      He was chairman of the Democratic Front of Albania and commander-in-chief of the armed forces from 1944 until his death.

      Reply to this comment
      • ELIOT February 23, 19:47

        REAL TETE DE BITE …… TI E NJEH HSTORINE NGA TREGIMET E ISH VETERANEVE ???DHE NGA KOMUNISTAT QE RRENIN SA HERE MERRNIN FRYME ….. POR DUHET TA LEXOSH NE ITALISHTE ENGLISHTE OSE FRENGJISHTE REALITETIN .. UNE E KAM LEXUAR NJA 100 HERE NE ITALISHTE …DHE … PRANDAJ .KUR GJERMANIA E PUSHTOI BOTEN … BRIGADA E 5 E HYSNI BYTHES AS QE EXISTONTE …. CHURCHILLI ISHTE I VETEM QE I REZISTOI GJERMANISE … DHE KUR EUROPIANET I QAHESHIN AMERIKES ..SEPSE NUK PO HYNTE NE LUFTE ..PER TE NDIHMUAR ALEATET .. NE SHQIPERI … KISHTE VETEM 5 PARTIZANE ..QE FSHIHESHIN MBAS MALIT TE DAJTIT … TE KUJTOHET KUR VRA QEMAL STAFA … KUSH E TRADHETOI …PERS NUK ERDHEN PARTIZANET PER TA NXJERRE NGA MUTI …QE E FUTI ENVERI ..?????? DHE JAPONEZET E AVANCUAN ..NDERHYRJEN E AMERIKES NE LUFTE … NE AFRIKE LIBIE TYNIZI ALGJERI MAROK … FORCAT ALEATE PO NDESHESHIN QE NE 41 ME GJENERALIN E MADH TE HITLERIT ERWIN ROMMEL … GJENARALI PATON I SHKATEROI NAZISTAT NE ARIKE ..DHE SULMUAN MALTEN GREQINE ITALINE NE 1942 .. PERSE NUK SULMUAN PARTIZANET TUAJ GJERMANET ….KU ISHIN NE FERRA APO SKISHTE AKOMA ASNJE BRIGADE ….??? PERSE SULMUAN AFRIKEN ????? SEPSE ALEATET KISHIN NEVOJE PER KARBURANT .. PER PETROL .. DHE ME BEN PER TE QESHUR ME …. E KANE FAJIN ALEATET QE E LANE ENVERIN TE …… BEHET DIKTATOR …TE BEHET KRMININEL .. PO CHURCHILLI I BERI VOTAT E LIRA FILLOZOF NGA MOMLI .. EDHE GENERAL DE GAULLE I BERI VOTIMET E LIRA .. .DHE NUK FUTI NE BURGJE OPOZITEN SI ENVERI TY .. NUK VRAU KOMUNISTA NE FRANCE .. SIC E BERI ENVERI ME DEMOKRATET NE SHIPERI …POR ME CITRONI QE KENI SESHTE E LEHTE TI KUPTONI KETO GJERA…..///PASTAJ KUR MORREN AFRIKEN MALTEN ITALINE .. ALEATAT VENDOSEN TE SULMONI NGA FRANCA …NE NORMANDIE …. DHE QE NE 1943 U CUAN 250 MIJE TRUPA NGA BOTA PER TU STERVITUR … PER SULMIN E MADH .. DHE NGA ANA TJETER … AMERIKA KISHTE NJE LUFTE NA PACIFIQUE OQEANIN.. ME JAP …. QE ISHIN CORIACE…. PERSE NUK FILLUAN SULMET NE 1943 PARTIZANET TRIMA …. PO PRITEN QE GJERMANET TE TERHIQESGIN NE 1944 ..DHE TE BENIN SI TRIMA ..KUR TE GITHE E DIME SE NE 6 QERSHOR TE 1944 NE NORMANDIE ALEATET I DHANE GRUSHTIN FINAL ..DHE LUFTUAN PER DISA MUAJSH PER TE CLIRUAR FRANCEN BELGJIKEN HOLLANDEN LUKSENBURGUN. SE GJERMANET ISHIN TERHEQUR ..DHE TRUPAT QE I KISHIN NGELUR ..I MBLODHEN NE ….. HEJ COBAN KOMUNIST ..KE LEXUAR ..DEGJUAR NDONJEHERE PER MURIN E ANTLANTIKUT …… JO SMA HA MENDJA ….. MESO GJERA ZVARRANIK … HITLERI ME GJENERALIN E MADH ROMMEL I FORCOI BREGUN E ANTLANTIKUT … SE E DINTE SE ALEATET DO TE ZBARKONI ..POR KU.. DHE CFARE DITE .SDIHEJ … DHE SULMI U BE ME 6 QERSHOR TE 1944 … .. DHE AMERIKA I DHA SHUME NDIHMA RUSISE …NDIHMA NE LLOGISTIQUE …. DHE ENVERI MEHMETI I FORMUAN BRIGADAT PARTIZANE ..PER TE QULMUE SHQIPATRET NACIONALISTA BALLISTAT DEMOKRATET LIBERALE … I PERDORI CETAT PARTIZANE PER INTERESAT E VETA PERSONALE PER TE MARRE PUSHTETI …PERSE NUK NUK E CLIRUAN KOSOVEN TONE PARTIZANET TRIMA .?????? APO ENVER PEDERASI JA DHA GRATUIT SERBIT ..TITOS … DEH STA KA FAJIN AMEIKA CHURCHILLI PER SISTEMI E DIKTATURES …. NUK ESHTE FAJI I BOTES SE ENVERI ISHTE NJE EGOIST I NDYRE NJE MORRACAK NGA KATUNET E GJIROKASTRES .. QE MENDONTE VETEM PER SURRATIN E VET … HEJ FSHATAR KOMUNIST…DO TE TREGOJ NJE HISTRORIE.. QE SE KE LEXUAR NA ZERIN E POPULLIT …. KUR NE ANGLIE .MBAS LUFTE CHURCHILLI U ZGJODHE PREMIER MINISTER …. SE ISHTE HEROI I LUFTES …POR NE MANDATIN E 2 .POPULLI DONTE ME SHUME SE LUFTA E VARFEROI SHUME EUROPEN..DHE POPULLI ISHTE I PAKENAQUR DHE NUK E ZGJODHI PRAP HEROI E MADH WISTON.. CHURCHILL .. POPULLI ZGJODHI PARTI POPULLORE…… I MADH CHURCHILL .THA …..ME MIRE TE VDISJA NE LUFTE SE TE MOS FITOJA ZGJEDHJET ….POR MBASE 5 MINUTASH U MENDUA DHE THA …. JO SHUME MIRE .. QE NDODHI KESHTU … SFITOVA UNE …..POR FITOI DEMOKRACIA …… E KUPTON COBAN APO TA BEJE ME VIZATIME SI NE KOPESHT ..SE….

        Reply to this comment
    • Peter April 2, 13:54

      Learning disabled, realised he can read and repeat what he read…retard!

      Reply to this comment
  2. Bije dhe bir partizani April 1, 13:15

    **************
    Pershendes me kete kenge gjithe ish partizanet e Brigades se V Sulmuese, Heroine e Popullit; familjet e tyre.
    I paharuar qofte kujtimi dhe vepra e ketyre athetareve, patrioteve idealisteve!

    https://m.youtube.com/watch?v=ie4sai0CNjY

    @ pasardhes dhe familjare te partizaneve te kesaj brigade:
    Shkruani sa me shume ketu per te perkujtuar dhe mos harruar ate qe bene prinderit tane se na mbyten ballistet dhe fallsifikatoret e historise

    Reply to this comment
  3. Bir partizani April 1, 15:45

    **************
    Pershendes me kete kenge gjithe ish partizanet e Brigades se V Sulmuese, Heroine e Popullit; familjet e tyre.
    I paharuar qofte kujtimi dhe vepra e ketyre athetareve, patrioteve idealisteve!

    https://m.youtube.com/watch?v=ie4sai0CNjY

    @ pasardhes dhe familjare te partizaneve te kesaj brigade:
    Shkruani sa me shume ketu per te perkujtuar dhe mis harruar ate qe bene prinderit tane se na mbyten ballistet dhe fallsifikatoret e historise

    Reply to this comment
  4. petraq April 1, 16:09

    njezet jenar 1944 formimi i brigades se peste sulmuse ishte bashkimi i cetave partizane qe kishin vite qe luftonin kunder nazi fashizmit dhe qe kishin kryer she beteja si shpartallimi i ushtrise italiane ne selenice e zenja rob e me teper se njeqind prej tyre.eshte shume e rendesishme se kjo brigade qe u inaugurua ne bramyshje te terbacit u be ne nje kohe qe nazistet po benin oeracionin fam keq te dimrit te vitit 43 =44 nje formacion me 36oo partizan dhe qe dha treqind e ca deshmore.kjo brigade shparta reakcionin bashkepuntor te armikut ne veri te shqiperis e luftoj deri ne jugosllavi

    Reply to this comment
  5. Arben April 1, 16:29

    HYSNI KAPO (ABAZAJ), ISHTE NJE VRASES ME PAGESE, NJESOJ SI JULIAN SINANAJ SOT.

    E FILLOI KARRIEREN DUKE U REKRUTUAR SI VRASES NGA LEGATA JUGOSLLAVE NE VLORE, KU CONTE QUMESHTIN E LOPES CDO MENGJES.

    EDHE JU QE SHKRUANI PER VRASES TE TILLE ME PAGESE, JENI BASHKEPUNETOR NE VRASJET E TYRE.

    Reply to this comment
  6. fshatari pafshat April 1, 16:42

    Zotit Bexhet Rrapoj,

    Pse duhet ky shkrim, qe e kap veshin e majte me doren e djathte!
    Te ka cu nona me la gojen?
    Pse nuk flet shkoqur, nuk del atje ku hallin, sot, Ti dhe Terbaci e keni?
    Pse nuk debaton me Idajete Beqirin, qe hallin ua krijoi?
    Pse nuk debaton me familjen, Viton e Hysniut, qe hallin ua krijoi…
    Pse fajson dhe ndihme kerkon te Keshilli i Lavdishem i Veteraneve te LANC?
    Je i pabesueshem… per te mos thene Frikacak, Oportunist, Mesjetar.
    Ti mund te kesh qene ne Lufte, po nuk besoj se ke qene Partizan.
    Pa je, apo quesh edhe Lab, Zotnia Jote !?
    Me mire nje jete e thjeshte shqiptare
    Se nje jete e gjate antishqiptare.

    Reply to this comment
  7. demo April 1, 17:55

    Po e marrim te mireqene qe lncl cliroi vedin nga pushtuesit.Pushtuesit greke te Camerise i perzuri Lnccl?Po pushtuesit serbe te Kosoves? Pushtuesit e vertete te Shqiperise sot e 200 vjet jane greket ne jug dhe serbo-malazezet ne veri.A luftoi brigada e V kunder forcave terroriste te Napolon Zerves qe masakruan Camerine?Meqenese thoni qe lufta nac-cl.cliroi vendin nga pushtuesit e huaj.

    Reply to this comment
  8. IP April 1, 17:59

    O Arben, te pakten mos shpif. Hysni Kapo nuk kishte nevoje te shperndante qumesht. Ai ka qene student ne Tregtaren e Vlores kur ti thua se conte qumesht tek konsullata jugosllave. Sa per vrases me pagese, kush e paguante per te vrare gjermane e balliste? Ata u ngriten si atdhetare per te cliruar vendin e tyre. Lavdi dhe I perjetshem qofte kujtimi I luftetareve qe luftuan per lirine e popullit shqiptar dhe Shqiperise. Turp atyre qe u renditen me pushtuesin kunder lirise se atdheut. L

    Reply to this comment
  9. feniks April 1, 18:07

    Une jam komunist ,bir komunisti dhe partizani te Pzes HEROIKE te babe Myslymit!
    E vleresoj shume Hysni Kapon si udheheqes legjendar,por nuk po kuptoj se pse po i behen kaq shume shkrime ketij njeriu,kur jo vetem nuk eshte koha dhe nuk ka patur nevoje,por LUFTA ka patur nje UDHEHEQES TE LAVDISHEM:ENVER HOXHEN!
    U mbushen faqet e DITA-s me shkrime per M.Shehun,H.Kapon,etj,aq sa e e keq perdoren ate!
    Gjelkla me kripe,thote populli,por kripa me karar!
    Idajet Beqiri po luan nje rol reaksionar me keto shkrime poshteruese!
    Titullin e ka per H.Kapon ndersa shkrimin e ka per Nexhipin,Eqeremin etj!!!
    MALLKUAR QOFSHI!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*