Britani, 4 persona humbin jetën nga shpërthimi në Leicester

February 26, 2018 12:27

Britani, 4 persona humbin jetën nga shpërthimi në Leicester

Katër persona humbën jetën në Leicester të Britanisë së Madhe, nga shpërthimi i fuqishëm i së dielës mbrëma që shkatërroi një minimarket, duke shkaktuar një zjarr të fuqishëm që preku edhe apartamentet e ndodhura sipër tij.

Policia thekson se mund të ketë edhe të zhdukur. Katër të tjerë janë shtruar në spital me plagë e djegie të ndryshme, një prej të cilëve është në gjendje të rëndë.

Autoritetet e sigurisë deklarojnë se, të paktën për momentin nuk ka elementë që të lënë të kuptohet se bëhet fjalë për një akt terrorist.

Shpërthimi e shkatërroi thuajse tërësisht godinën dykatëshe. Dyqani i ndodhur atje, fillimisht i përkiste disa londinezëve, por më vonë ishte kthyer në market polak.

Pas shpërthimit, disa ndërtesa rreth e rrotull mbetën pa energji elektrike, por ajo u rikthye shpejt. Zyrtarët në vendngjarje këmbëngulin se është ende shpejt për të dalë në përfundime lidhur me shkakun e incidentit.

l.h/ dita

February 26, 2018 12:27
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*