Gjykata e shpall të paligjshëm pezullimin e Parlamentit britanik

September 11, 2019 12:41

Gjykata e shpall të paligjshëm pezullimin e Parlamentit britanik

Tre anëtarë të Gjykatës së Lartë të Apelit në Skoci e shpallën të paligjshëm vendimin e qeverisë britanike për mbylljen e parlamentit. Informacionin e përcjell agjencia britanike e lajmeve PA, e cituar nga CNN.

Nuk është ende e qartë nëse ky vendim do të thotë që pezullimi i Parlamentit do të kthehet mbrapsht.

Avokatët që përfaqësojnë 75 deputetë argumentuan se vendimi i Boris Johnson për ta mbyllur këtë institucion për pesë javë ishte në shkelje të Kushtetutës dhe se kishte për qëllim t’i mbyllte rrugën debatit parlamentar dhe veprimeve mbi Brexit.

Ekzekutivi britanik thotë se do ta apelojë vendimin e Gjykatës skoceze të Apelit.

j.l./ dita

September 11, 2019 12:41
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*