Britani, nënshkruhet marrëveshja May-DUP

June 26, 2017 14:14

Britani, nënshkruhet marrëveshja May-DUP

Konservatorët e kryeministres Theresa May arritën një marrëveshje me unionistët demokratë, të cilëve u shkëputi zyrtarisht zotimin për ta mbështetur qeverinë e saj të pakicës.

Ujdia vuloset dy javë pas zgjedhjeve, që i hoqën Partisë Konservatore mazhorancën parlamentare.

May ishte tepër e sigurtë dhe mandatin e kërkonte për të formuar një qeveri të fortë, e në pozita shumë më të qëndrueshme në raport me bisedimet e “Brexit”.

Por shefja e ekzekutivit britanik i kishte bërë llogaritë gabim.

Edhe sondazhet që parashikonin shkatërrimin total të laburistëve u hodhën në koshin e mbeturinave, sepse votuesit britanikë kishin tjetër gjë në kokë.

Falë irlandezëve të “DUP”, sidoqoftë, May arrin të qëndrojë në pushtet, edhe pse pas zgjedhjeve, figura brenda vet partisë së saj i kërkuan që të jepte dorëheqjen.

Përkrahja nga 10 ligjvënës të “DUP” vjen në këmbim të një miliard paund shtesë, që do të jepen për Irlandën e Veriut gjatë dy viteve të ardhshme.

Kryetarja e unionistëve demokratë, Arlene Foster deklaroi se ky pakt është pozitiv, si për Irlandën e Veriut, ashtu edhe për Britaninë e Madhe.

Pjesë e tij është edhe përmirësimi i trajtimit të veteranëve ushtarakë në Irlandën e Veriut. Kryeministres May i mungonin 9 vende në Parlament për një mazhorancë të sigurtë, gjë që e detyronte të varej nga parti të tjera për mbështetje.

Ekspertët sqarojnë se sistemi britanik nuk është i krijuar për këtë gjendje politike. Në shumë vende të tjera, koalicionet në situata të tilla funksionojnë më së miri, por për Britaninë e Madhe, – thonë ata, – një Parlament pa shumicë absolute është një qorrsokak.

Në rastin aktual, nuk dihet po kështu sa forcë do të ketë qeveria e pakicës në marrjen e vendimeve mbi “Brexit”.

June 26, 2017 14:14
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*