Britani, shpërthim në centralin energjetik. Dyshohet për viktima

February 23, 2016 19:18

Britani, shpërthim në centralin energjetik. Dyshohet për viktima

Një shpërthim i fuqishëm ka prekur një prej centraleve të prodhimit të energjisë në Britaninë e Madhe, teksa është lëshuar alarmi për një incident madhor e të zhurmshëm, ndërkohë që ekziston frika edhe për disa të vdekur.

Ngjarja ka ndodhur në stacionin energjetik të Didcotit, ku kanë mbërritur me urgjencë 6 autoambulanca dhe dy helikopterë të ndihmës së shpejtë, në Jug të Oxfordshire.

Një zëdhënës i Shërbimeve Qendrore të Urgjencës ka thënë se “incidenti përshkruhet si diçka e rëndë”, teksa ka shtuar se dyshon që me patjetër mund të ketë edhe viktima.

Pamjet nga vendngjarja tregojnë skenën e një shpërthimi të fuqishëm dhe shembjen e një pjese të rëndësishme të termocentralit “Didcot A”, që siguronte energji nga qymyri, kjo pasi është mbyllur që në vitin 2013.

Policia rajonale e Thames Valley njoftoi se ishte lajmëruar rreth orës 16 të pasdites. “Oficerët tanë janë në centralin e Didcotit, ku kanë shkuar edhe shërbime të tjera të emergjencës. Detaje të mëtejshme priten të publikohen në vijim”, shkruhet në njoftimin e dhënë në rrjetin social “Twitter”.

David Cooke, kompania “Thames Cryogenics” e të cilit ka një ndërtesë me pamje nga stacioni energjetik, tha: Godina jonë u trondit dhe, teksa vështronim nga dritarja, pamë se holli i turbinës kryesore u shemb tërësisht, duke ngritur një re të dendur tymi.

Raportimet për këtë shpërthim vijnë 16 muaj pasi një zjarr masiv ra në kullën e ftohjes të termocentralit “Didcot B”, një tjetër pjesë e këtij centrali energjetik.

 

 

 

0C0C5952000005DC-3460594-Site_Police_officers_are_in_attendance_following_reports_of_an_e-a-72_1456250917486 317B74A700000578-3460594-Searching_At_least_three_ambulances_a_helicopter_and_several_rap-a-71_1456250917485 317B865700000578-3460594-image-a-67_1456250917481

February 23, 2016 19:18
Komento

2 Komente

  1. asd February 23, 19:45

    55 shtete kane terhequr nga tregu cokollat Mars e Snikers…

    Pse nuk sensibilizoni dhe ju?

    Reply to this comment
  2. ??? February 23, 21:10

    Eshte central i mbyllur dhe po shembej nga nje kompani demolimi. Nuk prodhonte energji!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*