Britania dhe Gjermania kundërshtojnë ndryshimin e kufijve

August 9, 2018 15:21

Britania dhe Gjermania kundërshtojnë ndryshimin e kufijve

 

Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka thënë se thirrjet për ndryshim të kufijve të Ballkanit mund të sjellin destabilizim.

“Ne besojmë se thirrjet për modifikim të kufijve nacionalë mund të jenë destabilizuese”, ka thënë ambasada britanike në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë.

“Ashtu siç kemi qenë gjithmonë të qartë, normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është vendimtar për sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e të dyja vendeve dhe rajonit në tërësi.

Qeveria britanike beson se kjo duhet të jetë në bazë të njohjes së vendeve të pavarura brenda kufijve të tashëm. Ne vazhdojmë ta mbështesim dialogun të lehtësuar nga Bashkimi Evropian me qëllim të gjetjes së një zgjidhjeje gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme me të cilët përfitojnë të dy vendet”, deklaroi ambasada britanike.

Ndërsa Ambasada e Gjermanisë ka thënë se shteti më i fuqishëm brenda BE-së, është kundër ndryshimit të kufijve.

“Ministri i shtetit, Michael Roth, sikurse edhe Ambasadori Heldt në intervista të ndryshme e kanë bërë të qartë pozicionin zyrtar lidhur me dialogun për normalizim të marrëdhënieve. Me këtë, qëndrimi i Qeverisë Federale të Gjermanisë është i njohur”, thuhet në një deklaratë të kësaj ambasade për Radion Evropa e Lirë.

Roth dhe Heldt kanë thënë më herët për mediat e Kosovës, se ndarja e kësaj të fundit dhe lëvizjet e kufijve janë shumë të rrezikshme dhe mund ta destabilizojnë të gjithë rajonin e Ballkanit.

a.s/dita

August 9, 2018 15:21
Komento

2 Komente

  1. Aleksander Thana August 9, 18:11

    Keta qe e coptuan dhe e shkerrmoqen kombin shqiptar, keta na kerkojne te rrime aty ku jemi.

    Reply to this comment
  2. Arben August 9, 20:44

    Nese.populli do,.kush pjerdh per keta??!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim