Britania e Madhe rrezikon shpërbërjen

June 24, 2016 12:20

Britania e Madhe rrezikon shpërbërjen

Kur skocezët refuzuan pavarësinë nga Britania e Madhe më shumë se tre vjet më parë, një rol të rëndësishëm luajti fakti se pavarësia nga Mbretëria e Bashkuar do të përkthehej edhe në largim nga Bashkimi Europian.

Këtë e provoi edhe vota e skocezëve në referendumin e Brexit. 62 përqind e tyre mbështetën qëndrimin në BE, përkundër 38 përqind që votuan për të kundërtën.

Dhe duket se skocezët nuk kanë ndërmend që të shkëputen nga Brukseli, çka me gjasa do të përkthehej në një referendum tjetër për pavarësinë dhe kriteret për mbajtjen e tij, thotë ish-ministri i parë i Skocisë, Alex Salmond janë plotësuar.

Filo-europiane është edhe Ministrja e Parë në detyrë, Nicola Sturgeon, që tha pas rezultatit se vendi i Skocisë është brenda BE-së.

“Skocia dhe skocezët dërguan një mesazh të fortë dhe të drejtpërdrejtë për të qendruar në Bashkimin Europian. Unë e mirëpres këtë qasje dhe mbështes statusin tonë si vend anëtar në BE. Vendimi i marrë nga e gjithë Mbretëria e Bashkuar, është vendim i gabuar”, tha ajo.

Sturgeon gjithashtu ka thënë se Skocia nuk e feston këtë zhvillim, duke shtuar se është një ndryshim i rrënjësishëm i rrethanave, ndërsa opsioni i mbajtjes së një referendumi të dytë duhet të jetë në tavolinë.

 

Të njëjtat thirrje kanë nisur të dëgjohen edhe në Irlandën e Veriut. Edhe këtu, shumica e votuesve mbështetën qëndrimin në BE dhe rezultati ka shtuar zërat nacionalistë që kërkojnë referendum për shkëputjen nga Mbretëria e Bashkuar dhe bashkimi me Irlandën./TCH

June 24, 2016 12:20
Komento

5 Komente

  1. anticensurë 25642654 June 24, 12:29

    një e madhe duhet të mbetet në kontinentin europian!!
    nëse shpërbëhet britania e madhe!?
    atëherë duhet të ndërtohet shqipëria e madhe!!

    Reply to this comment
  2. Kureshtari June 24, 13:24

    Mos vallë u vërtetua thënia e Vladimir Iliç Leninit i cili në vitin 1915 në veprën e tij “Mbi parrullën e Shteteve të Bashkuara të Evropës” deklaronte se “Parrula mbi shtetet e Bashkuara të Evropës, në kushtet e kapitalizmit, ËSHTË UTOPI ?

    Reply to this comment
  3. perkthyesi June 24, 16:50

    Po Kureshtari! Qe ne ate kohe Hazreti (emer qe i fliste Bajram Curri) pati thene qe Bashkimi Europian eshte ose reaksionar ose i pamundur!

    Reply to this comment
  4. Arber June 24, 23:47

    E para do te shkeputet perfundimisht Canadaja.

    Reply to this comment
  5. Dulgar mollondra June 25, 09:52

    “Te medhenjte” e disa shteteve sikunder edhe gazetare, analiste, apo komentues, si puna ime, Bexit e alarmojne, e quajne trishtim e shume lloj mendimesh. Per mua eshte nji gje e thjeshte, e zakonshme, ashtu sic ndodh ne cdo familje. Lindin krijohen organizime te reja duke u larguar nga te vjetrat. Eshte dialektike. Kush eshte e rendesisjme: Te arrihet te kuptohet si nga shtetet dhe nga familjet qe te ruhet bashkesia , bashkepunimi, respekti dhe pavaresia e tjetrit. Mos te nderhyhet ne punet e brendshme dhe te jashteme te shteteve mes tyre. Te punohet per kapercimin e nocioneve ekstremiste si nacionaliste, dhe fetare. Te krijohet respekt dhe paprekshmeri ne kufijt shtetror dhe ne besimdt fetare. Te fitohet buzqeshja ne vend te nxjerrjes se dhembeve perjashta, imitime te marra nga ujqerit e uritur.Te largohemi nga kryenecerite, egoizmat, nepotizmat etj si ne drejtimet shtetrore dhe ato familjare. Mos ushqeni mosbesim tek shoqerite njerezore, nuk ka ndodhur asgje, do ndertohen marredhenie te reja mes shteteve, prandaj jeni te lutur mos u ligeshtoni. Mire u takofshim ne nje epoke te re edhe me te mire, kjo eshte dialektikja. Dulgar mollondra. 25/qershor/2016

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*