Britania e Madhe, shteti që sapo vuri në funksion aparatin me ushqim falas për të pastrehët

December 22, 2017 13:25

Britania e Madhe, shteti që sapo vuri në funksion aparatin me ushqim falas për të pastrehët

Një aparat me produkte ushqimore për të pastrehët është vendosur në Nottingham në Britani të Madhe.

Besohet se ky është aparati i parë në botë, përmes të cilit qytetarët do të tentojnë të ulin numrin e të pastrehëve.

Ky aparat është prezantuar në qendrën tregtare në Brodmarsh të bëjë dhe është i pajisur me artikuj të tillë si: fruta të freskëta, pije, sanduiçë por edhe me çorape, peshqir, furçë dhe pastë dhëmbësh dhe do të jetë në dispozicion 24 orë.

Shumicën e ushqimit në aparat e kanë siguruar organizata për distribuim, që luftojnë çdo ditë që të mos hidhet ushqimi. Produktet tjera i kanë siguruar organizata të ndryshme humanitare.

Këtë aparat do të mund ta përdorin vetëm ata që vërtet kanë nevojë. Ata do të pajisen me kartela nga organizata “Action Hunger”, nëpërmjet të cilave do të mund të marrin ushqim falas. Më parë listën e personave që i gëzojnë këto të drejta, e ka përpiluar qendra për të pastrehët në Nottingham.

Si fillim, kartelat janë të programuara që përdoruesit e tyre të kenë mundësi të marrin deri në tre herë në ditë ushqim. Ndërsa, ky limit është bërë me qëllim që të pastrehët të mos bëhen të varur nga ky aparat.

Një numër i madh i vullnetarëve do ta vizitojnë këtë aparat çdo ditë, për ta mbushur me ushqim dhe të largojnë produktet e vjetra.

Pritet që aparate të tilla në të ardhmen të vendosen në gjithë Britaninë e Madhe dhe SHBA, kurse të parët do të shkojnë në New York, Los Angeles dhe San Francisco.

December 22, 2017 13:25
Komento

1 Koment

  1. Drejtesia do te behet,duan apo nuke duan mijte e kenateve dhe avoketerit e ligesise. December 22, 20:42

    Bravo per kete zgjidhje,po aparat qe te prodhoje strehim per te pastrehet e cmedurise se politikave bstarde te rendjes pas lekeve te piset e pushteteve me c’do forme e cmim,a do te kete?Te jetosh do te thote te keshe dhe nje strehim mbi koke si krijese njerezore, ku te mos te dhembin kockat,apo te mos ndigjojshe pordhet e cmedurise se politikav te dites.Apo jo?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*