Britania e Madhe synon të shndërrohet në vendin më inovator në botë

November 27, 2017 15:55

Britania e Madhe synon të shndërrohet në vendin më inovator në botë

Qeveria britanike paraqiti sot një strategji industriale të përqëndruar tek kërkimi dhe inovacioni për të mbështetur një ekonomi që po përballet me Brexit dhe një prodhimshmëri të ulët.

Ky projekt, që pritej pas ardhjes në pushtet të kryeministres Theresa May vitin e kaluar, kërkon të vendosë një vizon afat gjatë, sipas një dokumenti prej më shumë se 200 faqe të publikuar nga qeveria.

Sipas ministrit të Sipërmarrjeve, Greg Clark “projekti jep një vizion ambicioz për të ardhmen e vendit tonë, kryesisht duke bërë propozime për ngritjen e sfidës së produktivitetit tonë”.

Ky plan industrial është publikuar një javë pas prezantimit të buxhetit të shtetit i shënuar nga parashikime ekonomike në rënie për vitet në vijim.

Problemi i prodhimshmërisë së Britanisë së Madhe është më i madhë nga se parashikohet, për shkak të mungesës së investimeve të mjaftueshme, duke iu shtuar edhe pasiguritë e Brexit.

Në kuadrin e strategjisë industriale, qeveria ka vendosur si objektiv të shndërrojë Britaninë e Madhe në vendin më inovator në botë deri në vitin 2030.

November 27, 2017 15:55
Komento

1 Koment

  1. perkthyesi November 27, 16:42

    Britania ka qene e tille nder shekuj! Ne se do gjurmojme statistikat, del qe shpikesit me te shumte jane britanike, vendi ku dhe nisi se pari industrializimi!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*