Edhe Britania legalizon kanabisin

July 26, 2018 21:41

Edhe Britania legalizon kanabisin

Qeveria e Britanisë së Madhe ka njoftuar pasditen e sotme legalizimin e kanabisit për qëllime terapeutike, raporton AFP,  shkruan Dita.

Vendimi që u njoftua nga ministri i Brendshëm, Sajid Javid do të hyjë në fuqi këtë vjeshtë dhe do t’i lejojë mjekët specialistë të përshkruajnë në mënyrë ligjore medikamente me prejardhje kanabisin.

“Marrja e kanabisit me recetë mjekësore do të ndikojë pozitivisht në jetën e pacientëve të sëmurë që aktualisht vuajnë në heshtje”, theksoi Javid përmes një mesazhi të publikuar në Twitter.

Në çdo rast, qeveria britanike insiston se ky nuk është hapi i parë për legalizimin e përdorimit rekreativ të tij.

Ministri i Brendshëm britanik kërkoi të enjten e shkuar të rishikohet ligji i lidhur me këtë çështje.

o.j/dita

July 26, 2018 21:41
Komento

2 Komente

  1. MH July 27, 12:25

    More shqiptare(e kam fjalen per pushtetare dhe politikan) qe jeni kokrra e majmunit qe imitoni cdo gja negative qe gjindet ne bote.Behuni te ndergjegjeshem dhe huazoni te pakten kete lloj bime ta legalizoni.Me disiplin e ligje shteterore.Kjo do ju sjellin rritje te nivelit ekonomik dhe mireqenie qe do ndikoje hapje vende pune,rritje pagash dhe pensione,ardhjen e bizneseve te huaja.si dhe ajo kryesorja,jo te ikin por nuk do pretendojne ikjen nga atdheu.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin