Britania mund të mbyllë kufijtë: Stop evropianëve që kërkojnë punë tek ne

July 12, 2018 13:59

Britania mund të mbyllë kufijtë: Stop evropianëve që kërkojnë punë tek ne

Kryeministrja britanike Theresa May ka reaguar lidhur me dorëheqjet e fundit nga qeveria e saj për shkak të “linjës së butë”  të ndjekur prej saj me BE.

“Nuk do të lejohet më ardhja e njerëzve nga Europa në Britani me mundësinë e largët që ata të gjejnë punë”, shkruan May në Facebook.

“Ne do të mirëpresim gjithmonë profesionistët e aftë të cilët ndihmojnë ekonominë tonë të lulëzojë, nga mjekët tek infermieret, inxhinierët dhe sipërmarrësit, por për herë të parë në dekada, ne do të kemi kontroll të plotë të kufijve tanë”, shton kryeministrja britanike.

Shefja e qeverisë britanike vijon postimin e saj me parashtrimin e disa pyetjeve, për të cilat jep dhe përgjigjen.

“Plani i hartuar nga qeveria britanike për Brexit javën e kaluar do të thotë fundi i lirisë së lëvizjes?

A do të jemi në gjendje të nënshkruajmë marrëveshjet tona tregtare?

Dhe a do të jetë Mbretëria e Bashkuar jashtë juridiksionit të Gjykatës Evropiane?

Unë jam e kënaqur të them se përgjigjet janë shumë të thjeshta: Po, po dhe po”.

o.j/dita

July 12, 2018 13:59
Komento

1 Koment

  1. hason Mandragrupta July 12, 21:41

    Nese nuk duan Europianet , te mbajen pakistanezet dhe indianet

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*