Britania përfshin edhe Kosovën në listën e vendeve të rrezikshme

November 11, 2015 10:50

Britania përfshin edhe Kosovën në listën e vendeve të rrezikshme

Pasi tragjedisë nga rrëzimi i aeroplanit rus në Egjipt, ku mbetën të vdekur 224 pasagjerët që ishin në bord, agjencitë turistike e qeveritë e vendeve të ndryshme, kanë filluar me paralajmërime për turistët, duke listuar vendet të cilat janë më të pasigurta për të udhëtuar.

Për shembull, zyra për Punë të Jashtme e qeverisë britanike, ka bërë një listë të vendeve të cilat konsiderohen si të sigurta dhe atyre që janë të pasigurta për të udhëtuar, shkruan Business Insider, transmeton Klan Kosova, kurse Portali i Statistikave “Statista” ka bërë një grafikë ku paraqiten këto vende.  Me të kuqe shënohen vendet në të cilat qeveria britanike thotë të mos udhëtohet  Me të verdhë shënohen vendet të cilat janë pjesërisht të sigurta.

Me të gjelbër janë vendet të cilat konsiderohen si të sigurta për të udhëtuar  Kërcënimi nga Shteti Islamik, po ashtu i kontribuon radhitjes së shteteve në botë duke u nisur për nga siguria.  Sa i përket Sirisë, zyra për Punë të Jashtme e Britanisë, thotë se shtetasit e saj duhet të largohen menjëherë nga aty për shkak se ambasada britanike atje s’do të jetë në gjendje që të ofrojë shërbime konsullore për ata që kanë nevojë.

Britania e Madhe, për shtetasit e saj sugjeron se Afganistani, Burundi, Çadi, Republika Demokratike e Kongos, Guinea, Iraku, Libia, Mauritania, Nigeria dhe territoret palestineze, Sierra Leona, Somalia, Sudani Jugor, Tunisia dhe Jemeni, janë vende pjesërisht të sigurta.

Kurse, Algjeria, Angola, Armenia, Azerbejgjani, Bangladeshi, Burkina Faso, Kamborxhia, Kolumbia, Gjibuti, Ekuadori, Egjipti, Eritrea, Etiopia, Gjerogjia, Haiti, India, Irani, Izraeli, Japonia, Jordani, Kenia, Kosova, Lebanoni, Madagaskari, Malajzia, Mali, Nepali, Nigeria, Pakistani, Filipine, Republika e Kongos, Rusia, Arabia Saudite, Sudani, Tagjikistani, Tajlanda, Turqia, Uganda, Ukraina, Venezuela dhe Saharaja Perëndimore, cilësohen si vende në të cilat qeveria britanike s’ua rekomandon udhëtimet shtetasve të saj.

Si pjesë të rrezikshme për të udhëtuar, zyra e Punëve te Jashtme Britanike e ka futur edhe një pjesë të madhe të Rusisë, sidomos lokacionin në kufi me Ukrainën.

November 11, 2015 10:50
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*