Britania prezanton projektin e “luftës” së informacionit

March 28, 2018 17:41

Britania prezanton projektin e “luftës” së informacionit

Britania e Madhe është e gatshme të ndërmarrë një “luftë” informacioni të mbështetur nga qeveria.

Kjo “luftë” vjen në kuadër të asaj që kryeministrja britanike, Theresa May e cilësoi si operacion kundër propagandës së Rusisë, Koresë së Veriut, kundërshtarëve gjeopolitikë potencialë si dhe grupeve terroriste.

Në një intervistë të dhënë dje në mbrëmje dhe publikuar nga “Daily Telegraph”, May ka theksuar se kishte dhënë rekomandime për shërbimet sekrete, për të goditur “dezinformimin” në internet.

Ky është një projekt i quajtur “Doctrina Fusion”, i prezantuar disa kohë më parë, dhe i promovuar në samitet ushtarake dhe shërbimet sekrete britanike.

Por, kjo pasqyrohet tanimë edhe si një njoftim publik në sfondin e mosmarrëveshjeve me Moskën, duke përfshirë këtu akuzat dhe kundërakuzat mbi helmimin e ish-agjentit të dyfishtë rus, Sergei Skripal dhe vajzës së tij Julia.

s.a/dita

March 28, 2018 17:41
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*