Buka dhe bllokada e Berlinit

May 12, 2019 20:03

Buka dhe bllokada e Berlinit

Më 12 Maj 1949 mori fund bllokada e Berlinit. Britania e Madhe luajti një rol kyç në thyerjen e saj. Britanikët kuptuan, se rruga për të fituar zemrat dhe mendjet për demokracinë kalonte përmes stomakut.

Kur princi britanik, Charles takoi kancelaren Merkel javën e kaluar, ai theksoi angazhimin e përbashkët të dy vendeve dhe miqësinë që “do dhe duhet të zgjasë” që nga koha, kur vendet e tyre “u lidhën kaq ngushtë me njëri-tjetrin“. Megjithëse marrëdhënia mes Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe ishte e vështirë pas Luftës së Dytë Botërore, angazhimi britanik u provua kur Britania e Madhe ndihmoi në thyerjen e bllokadës sovjetike të Berlinit, e krijuar 70 vite më parë për t’i thyer përmes urisë aleatët.

Bernd von Kostka nga Muzeu i Aleatëve në Berlin, thotë se një aksion i tillë kaq spektakolar nuk do të ishte më i mundur sot. “Të sjellësh nga ajri ushqime dhe mall në kryeqytetin e armikut të dikurshëm, që sapo kishte bombarduar Londrën dhe Coventryn dhe ta bësh këtë, kur vetë në vend duhet të fillonte racionimi i ushqimit për britanikët kjo është një situatë unikale“, thotë von Kotska. “Të them hapur, kjo ishte një situatë, që askush nuk do ta përsëriste më sot”.

Uria: Logjika e luftës dhe paqes

Si dy armike, Britania e Madhe edhe Gjermania e njihnin urinë nga racionimi i rreptë në Luftën e Dytë Botërore, por edhe hapat e parë drejt një marrëdhënie të re filluan përmes ushqimit. Si pushtues të Gjermanisë veriperëndimore pas Luftës së Dytë Botërore, Britania e Madhe kishte përgjegjësinë e të ushqyerit të një popullsie nën rrezikun e vdekjes nga uria.

Kur qeveria laburiste bëri të ditur planin e racionimit në korrik 1946,-diçka që britanikët nuk e kishin përjetuar madje as gjatë luftës, ajo e justifikoi vendimin si një sakrificë. Për të penguar gjendjen e urisë ku „njerëzit në vendet armike të okupuara ishin në rrezik të lartë të vdisnin nga uria”, siç shkroi Susan Cooper në librin “Koha e Kursimit”, buka duhej të racionohej, bashkë me shkurtime në proshutë, mish pule, oriz, vezë dhe yndyrna. Importet e drithit ishin rrezikuar pasi prodhimi botëror kërcënohej nga një dimër i ashpër. Ideja ishte që drithërat amerikane të mund të ndërronin drejtim e të vinin për të ushqyer zonat e pushtuara nga britanikët.

Një ide aspak popullore dhe ndoshta edhe jo aq e domosdoshme, sepse racionet nuk ishin shumë më të vogla, se ato që njerëzit ishin mësuar të hanin, por njerëzit e kuptuan gjuhën e urisë në mesin e sakrifikimeve të pashembullta të kohës.

Në një raport britanik nga viti 1946 citohet një komandant nga zona britanike Sir Sholto Douglas që thotë se ishte vendimi i duhur strategjik për të ndihmuar Gjermaninë, “Ajo që po ndodh në këtë pjesë të Gjermanisë është po ashtu edhe shqetësimi juaj.”

Racionimi i bukës ishte një nga impulset e para në përpjekjen e britanikëve “për të fituar paqen” në një kohë që po kristalizohej Lufta e Ftohtë me sovjetikët. Ata duhet të bindnin publikun në të dyja anët, se si armiq të dikurshëm jemi tani miq përballë një armiku të ri. “Demokracia në Gjermani ishte në fillime“, thotë Bernd von Kotska për DW. “Ishte ecenciale të thuhej – nëse ne duam të ndërtojmë demokracinë, duhet të sigurojmë që kjo demokraci është e aftë të ushqejë njerëzit.”

Ura virtuale nga ajri. Qytetarët shohin uljen e një avioni amerikan që sillte ushqime mbi Berlin

Bllokada e Berlinit

Por vetëm dy vite më vonë, Bashkimi Sovjetik u përpoq të përdorte urinë në Gjermani për të marrë kontrollin e plotë të pjesës lindore. Plani britanik i racionimit përfundoi në korrik 1948. Por pak para përfundimit të tij, mosbesimi i vazhdueshëm që ziente mes aleatëve perëndimorë dhe britanikëve pas futjes në perëndim të një valute të re për të stabilizuar ekonominë, çoi në bllokadën sovjetike të Berlinit. Pasi sovjetikët prenë hyrjet nga toka, hekurudha dhe uji për në Berlin në sektorët e kontrolluar nga britanikët, francezët dhe amerikanët, çdo gjë u bllokua.

Por duke e parë Berlinin si fortesë kundër ekspansionit sovjetik, aleatët u përballën me sfidën dhe vendosën në 24 qershor për planin britanik të aviacionit të njohur si „Air Commodore Reginald waite”. “Ishte gati e paimagjinueshme në vitin 1948 të mbështesje pjesën perëndimore të qytetit me më shumë se dy milionë banorë ekskluzivisht nga ajri dhe Reginald Waite ishte oficeri i parë që mendoi se kjo ishte e mundur“, thotë von Kotska.

Një urë në ajër

E njohur në Gjermani si ura nga ajri, britanikët dhe amerikanët filluan misionin e hedhjes së ushqimeve nga ajri papushim duke krijuar një urë virtuale në qiell. Francezët që po ashtu vuanin pasojat, iu bashkuan misionit. Më shumë se 25 aeroplanë civilë britanikë iu bashkuan zinxhirit të fluturimeve në një interval ngjitjeje dhe zbritjeje prej 90 sekondash nga aeroporti në të tre sektorët e aleatëve, duke hedhur rreth 5000 tonë ushqime dhe benzinë në ditë.

Berlinezët rezistuan 318 ditë, derisa sovjetikët pasi e kuptuan, se sa kishin rënë në sytë e publikut e përfunduan bllokadën më 12 maj 1949. Nëse SHBA kreu shumicën e ushqimeve, britanikët transportuan afër një çerekun e tyre, vetëm tre vjet pas luftës, dhe kjo e rriti në mënyrë të ndjeshme rolin britanik. Ajo tregoi guximin politik, që nuk është kaq i dukshëm sot, thotë von Kotska nga Muzei i Aleatëve në Berlin. “Kush mendoni, se do të fitojë zgjedhjet duke i treguar votuesve, se po, e di që kemi racionuar me vite, por do të vazhdojmë me këtë…se do të ofrojmë mbështetje për një vend që hodhi bomba vetëm tre vite më parë tek ne?”, pyet drejtori i muzeut, von Kotska.

Thomas Allinson/ Deutsche Welle

v.l/ Dita

May 12, 2019 20:03
Komento

5 Komente

  1. xxx May 13, 06:36

    Ja ku e keni Afriken o “zemer gjere”po vdesin per buke ! pse nuk i hidhni ? Nuk ju shpalli gje lufte si Gjermania dikur qe na e “mbajtet me buke” Hipokrite !

    Reply to this comment
  2. fteri May 13, 09:10

    Rust mbajtën peshën kryesore të zjarrit e flakës e krimeve të HItlarit dhe peshën kryesore të shkatrrimeve të L2b,
    Rusët e Stalinit Ju përmbajtën besës burrërore se në krahë kishte shokë ,dhe shokët duheshin ruajtur si SHBA ,e Britania ,por këta ja kishin me hile rusisë .Këto hile u kuptuan qyshë pa mbaruar lufta ,por populli heroik Rus ,mbajti peshën kryesore të dhunës hitleriane ,dhe ai popull duhej ndihmuar ,jo ai që provokoi luftën dhe mbuloi botën në gjak.

    Prapa këtyre ndihmave fshihej jo roli human Anglez apo amerikan ,por dollarët e stërlinat që kishin hedhur bankat amerikane e angleze si shi nga qielli për në gjermani ajo lindi makinën luftarake që mbuloi botën në gjak lindjen forcimin e armatimit ,maqinës zezë të- luftës të Hitlerit që nga v 1928 e deri 1938 .

    Përse Anglezët ose amerikanët , këto “shpirtë mëdhej “nuk hidhnin ndihma për popullin e vogël shqipëtar që po vdiste urije ,ose e sabotonin ndihmat duke hedhur këpucë të njërës këmbë ,!!! Shqipëria Po vdiste për buk i bllokuar e i rrethuar nga shtete me armiqësi të përjetëshme ,por që luftoi me heroizëm i dha një ndihmë shumë të madhe L2b ,për shporrjen e Hitalerit nga ballkani , shqipëria pësoi dëme shumë të mëdha për sasi popullësie ,pas rusve .apo francezve apo polakve ?.,

    Përse anglia ndihmat i lëshoi në gjermani ?….
    I lëshoi aty, se aty kishte interesat ,kisht derdhur kapitalet e bankave anglo-amerikane dhe donte që ti ktheheshin përsëri të shumëfishuara ,por edhe i trembej një ndryshimi rexhimi në gjermani .

    Pra Nuk ka humanizëm anglez e amerikan për gjermanët si trajtohet në atë shkrim,por interes mbizotrues matërial e nënështrim.

    Reply to this comment
  3. Duan apo nuke duna mijte e kenetave e mizat e kalit DREJTESIA do te BEHET May 13, 12:30

    O fteri o moje kenetash, po te mos ishte hyrja ne lufte e SHBA ne kualicion me Angline, sot ruset dhe shume vende te Europes lindore do te flisnin gjermanisht, ngase Stalini nuk kishte bythe e buke te thyente militarizmin japonez e ate nazifashist te marre sebashku. Mjaft me, “suksese” e veshur me petkun e komunizmit maksist-leninist jo vetem u pane e u provuan mbi kurriz nga popujt te Europes lindore, por dhe ne vendet jasht saje,fundi nje fund i turpshem e pakthim, qe la pas miljona viktima e miljona te burgosur e te internuar politik vetem per lirine e fjales dhe te levizjes e prones private. O fteri o mije kenetash. ti derdellis tani ngase krimet makabre te diktatures komuniste dhe persekutoret ne to nuk u denuan, por u ricikluan ne te tre pushtetet, e ate pjese te biznesit e medjas qe si lavatrice vazhdojne te pastrojne leket e piset, por mos harro se dardha e ka bishtin prapa;thote populli. Jane miljona nena e gra te veshura me te zeza dhe miljona femije te mbetur jetim,pa harruar nje pasuri kombetare e private te grabitur e te tjetersuar nga jashteqitja shqiptare ne te tre pushtetet qe kerkojne Drejtesi dhe jo avokati ndaj djallit, aqe sa detyruar popullin ne shumice ne zgjedhjet e fundit parlamentare ta nxjerre ne teresi politiken shqiptare, te dhjere, por krenar dhe te kerkoje me force ma mbeshtejen e SHBA e BE Reformen ne Drejtesi, Vettingun e ligjin e Dekriminalizimit. Besoni, binduni e ndaluni ne ligesite tuaja sa nuk eshte vone dhe rrefehuni qe SOVRANI, SHBA, BE e LIgji dhe ZOTI t’u meshirojne. Dhe se fundi, popujt linden velleze, krijuan fise e kombe, por politikat ekstreme te c’do forme ngjre apo besimi, krijuan armiqsi ne mes tyre, por gjithone kane patur nje fund te turpshem e pakthim.

    Reply to this comment
  4. mirel May 13, 13:54

    Do fliste Evropa gjermanisht, po jo ruset.
    Po te mos ishin ruset do i rruanin mjekren Hitlerit te gjithe, dhe amerikanet

    Reply to this comment
  5. Duan apo nuke duna mijte e kenetave e mizat e kalit DREJTESIA do te BEHET May 13, 15:12

    O mirel, o docer i docerve, mos harro se SHBA ne ate kohe kishte armen berthamore qe me nje te rene te lapsit e bente Hitler e stalin te marre sebashku shkrumb e hi sikurse beri Hiroshimne e nakasakin, mbrenda pak skondash. Prandaj o mije kenetash mos u krekos me ruset qe si dje dhe sot vazhdojne te krekosen si gjeli siper plehut,dhe te kerkojne azil ne SHBA,Kanda, Angli e ne te gjitha vendet e BE-se, dhe kjo jo nga mirqenja, por nga te pangopurit ne ushqime, e liri per te jetuar e gezuar si krijesa njerezore. Prisni, se nuk keni pare gje akoma, kure e djeshmja dhe e sotmja superluksoze e vene nga bashkejetesa me riciklimin e botes se krim-korrupsionin-ekstremist-imoralo-politik ne te tre pushtetet,plus pushtetin lokal e ate pjese te biznesit e medjas qe vazhdojne si labvatrice duke pastruar leket e piset, do t’u mbetet nje enderr dhe e nesermja po vjen minuti qe nga superlukset e pushtetet ne bangen e Drejtesise dhe pas saje ne nje fund te turpshem e pakthim. Besoni, binduni dhe ndaluni ne ligesite tuaja sa nuk eshte vone dhe rrefehuni, qe SOVRANI, SHBA, BE dhe Ligji e ZOTI t’ju meshirojne.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*