Britanikët së shpejti me viza në Europë

September 11, 2016 17:07

Britanikët së shpejti me viza në Europë

Britanikët mund të kenë nevojë për viza dhe të paguajnë një tarifë rreth 12.5 euro për të udhëtuar në vendet e Bashkimit Evropian. Sipas “The Guardian”, BE-ja po përgatit një sistem të ngjashëm me atë që ekziston për hyrjen në Shtetet e Bashkuara dhe që u kërkon udhëtarëve pa vizë të plotësojnë një formular online 72 orë para dhe të paguajnë një tarifë hyrjeje.

Sistemi fillimisht do të jetë i detyrueshëm për të gjitha vendet jashtë zonës Shengen, ku Britania nuk është pjesë. Edhe pse vendimi përfundimtar do të varet nga negociatat me Brukselin, duket se Brexit do të ngre një barrierë shtesë për britanikët.

Legjislacioni për të mundësuar Sistemin Evropian të Udhëtimit  (ETIAS) mund të jetë gati këtë vit dhe ndoshta të hyjë në fuqi vitin e ardhshëm.

Sot, pavarësisht se nuk janë integruar në zonën Shengen (as irlandezët), britanikëve u kontrollohen pasaportat në vendin e parë të hyrjes në zonë dhe mund të udhëtojnë lirisht brenda saj.

Në të ardhmen, sipas disa ekspertëve ligjorë, qytetarët e Mbretërisë së Bashkuar do të jenë të detyruar të kërkojnë ndoshta një “autorizim” online dhe të paguajnë një tarifë hyrjeje, ashtu si dhe vizitorët nga çdo vend tjetër jashtë BE-së./DITA

September 11, 2016 17:07
Komento

1 Koment

  1. Scutari September 11, 20:28

    Vetem nje i droguar mundet te besoj se Britaniket do te nevojiten Visa per te udhetuar ne B.E.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*