Britanikja mbron shqiptarët me një recetë për fërgesën

May 3, 2016 13:07

Britanikja mbron shqiptarët me një recetë për fërgesën

Muajin e shkuar, Sekretari britanik i Drejtësisë, Michael Gove propozoi se nëse Britania del nga Bashkimi Europian, marrëdhëniet e tyre me BE-në do të imitojnë ato të Shqipërisë me BE-në sa u përket marrëdhënieve tregtare.

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, duket i kënaqur, por edhe i habitur.

“Reagimi im i menjëhershëm ishte: A nuk është pak e çuditshme,” shkroi Rama për “The Times”.

Tani, Miriam Gonzalez Durantez, avokate e njohur dhe gruaja e ish-zëvendëskryeministrit britanik, Nick Clegg, ka dalë në mbrojtje të shqiptarëve.

“Imagjinoj se si mijëra britanikë kanë vërshuar të kontrollojnë në Wikipedia se ku është Shqipëria,” shkroi ajo në blogun e saj, “Mama e fëmijë”.

“Sigurisht as ai që ka shkruar fjalimin e ministrit, as ndihmësit e tij, nuk janë shqetësuar për të kontrolluar në Wikipedia, pasi do e kishin kuptuar menjëherë sa absurd është komenti i tyre. Shqipëria është një vend që po përpiqet të bëhet anëtare e BE-së dhe për këtë arsye po punon për të forcuar zbatimin e ligjit dhe për tranzicionin drejt një ekonomie të plotë të tregut”.

Mes atyre që po e ndihmojnë Shqipërinë në tranzicion është edhe Tony Blair, që këshillon Edi Ramën; Alastair Campbell, që ka bërë një ‘rebrand’ për vendin në vitin 2014, dhe Cherie Blair, që punon si avokate e qeverisë shqiptare.

Gonzalez Durantez po vazhdon punën e mirë për trashëgiminë kulinare.

“Shqipëria është një vend i bukur,” thotë ajo.

“Nuk kam qenë kurrë vetë, por kam miq dhe familjarë që kanë qenë dhe thonë se ushqimi është fantastik”.

Për ta bërë më të qartë, ajo poston recetën e fërgesës, një gatim tradicional shqiptar, me djathë, domate dhe speca.

“Të gjithë, me përjashtim të fëmijëve të mi, e pëlqejnë,” shkruan ajo.

Me siguri nuk ka në familje një mashtrues që përkrah largimin e Britanisë nga BE?/Evening Standard

May 3, 2016 13:07
Komento

5 Komente

  1. E po kjo pune! May 3, 13:25

    bravo zonje, vec, eshte spanjolle nese nuk gaboj prandaj eshte me rendesi te degjohen edhe zera puro britanik. Sidoqofte, respekte zonje.

    Reply to this comment
  2. raimond vlonjati May 3, 14:09

    Spanjollet jane njerez te mire

    Sidoqofte do doja qe Putin tu leshonte ndonje cope mut ne koke kur i kalon avionet e tij andej nga Britania

    Reply to this comment
  3. SHQIPTARE DHE TE DHJERE May 3, 17:44

    Gjithmone na permendin gjizen, po shuqur kesaj rradhe si per mire duket.

    Reply to this comment
  4. XXXL May 3, 18:29

    Zonje e divorcuar kur nuk t’a pelqejne femijet ” fergesen orientale turke ” pra te Shqiperise se Mesme, tregon se ata kane nje nivel tjeter te ushqyerit dhe nuk jane pabuksa. Shqiperine ti zonje e njihke pa e pare me sy, vetem me ndegjim dhe nepermjet fergeses.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim