Britaniku dhe australiania, kush janë dy të rinjtë që i shpëtuan tre herë sulmeve terroriste

August 19, 2017 13:21

Britaniku dhe australiania, kush janë dy të rinjtë që i shpëtuan tre herë sulmeve terroriste

Jetë gjati nuk bëhet jetë shkurtër. Kjo shprehje i shkon më së miri dy të rinjve, britanikut Chris Pawley 30 vjeç dhe australianes, Julia Monaco 26 vjeçe.

Ata i shpëtuan për mrekulli sulmit terrorist të dy ditëve më parë në Barcelonë, ku një furgon hyri në turmën e njerëzve dhe vrau 14 persona dhe plagosi 50 të tjerë.

C_2_articolo_3089732_1_upiImmagineparagrafo

Por kjo nuk ishte hera e parë që ata i shpëtojnë një sulmi terrorist. Chris kishte qenë në arenën e koncertit të Ariana Grandes në Manchester. Por ai u largua vetëm pak çaste para se kamikazi të shpërthente. Nga sulmi mbetën të varë më shumë se 20 persona.

Chris Pawley

C_2_articolo_3089732_upiImagepp

Ndërsa austaliania Julia i ka shpëtuar dy sulmve terroriste, asaj të London Bridge në Londër ku humbën jetën 7 persona dhe sulmit të Notre Dame në Paris, ku një person sulmoi me çekiç efektivët e policisë shkruan Tg.com.

Julia Monaco ditën e enjte ishte duke bërë shopping me një shoqe në Plaza Catalunya, në momentin kur furgoni hyn në turmën e njerëzve.

Australiania gjeti strehë në një dyqan, ku për orë të tëra qëndroi shtrirë në dysheme larg vitrinave. Ajo doli kur gjithçka kishte mbaruar dhe në vendngjarje kishte mbërritur policia.

August 19, 2017 13:21
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*