Britney Spears tërhiqet nga muzika

May 15, 2019 17:51

Britney Spears tërhiqet nga muzika

Kjo ndoshta është kënga e fundit që Britney Spears mundi të sjellë për publikun. Ndonëse i qetësoi fansat duke thënë se çdo gjë është në rregull dhe se do të kthehej shpejt, duket se gjendja shëndetësore e yllit të popit nuk është aspak mirë.

Menaxheri i këngëtares Larry Rudolph, cili ka punuar me artisten për më shumë se dy dekada, ka pohuar se këngëtarja nuk do të mund të performojë përsëri për shkak të shëndetit të saj mendor.

Sipas Daily Mail, ai ka theksuar se bazuar në informacionin që ai dhe gjithë profesionistët që punojnë me të kanë, Britney nuk do mund të kthehet në muzikë, jo vetëm së afërmi por ndoshta kurrë më.

37-vjeçarja kishte planifikuar të rifillonte koncertet më 13 Shkurt me 32 shfaqje të planifikuara deri më 17 Gusht të cilat u shtynë për shkak të problemeve të saj me shëndetin mendor.

 

b.b/dita

May 15, 2019 17:51
Komento

3 Komente

  1. Gzim Kulufi May 15, 18:53

    Mos! Na fiku! Ngelem pa muzike tani! Apo s’ka lene kenge te paharruara Britney!…

    Reply to this comment
  2. demo May 16, 19:35

    Te keqen e qafes tate si qafe mundesi.

    Reply to this comment
  3. Ranger May 18, 10:25

    Gjynah ! Tani, mendja nje kokerr fare eshte. Iken e te ben te fala !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*