Brojka: Kandidimi i socialistëve në listat e PD ishte një gabim

Redaksia Online May 13, 2013 09:40

Brojka: Kandidimi i socialistëve në listat e PD ishte një gabim

Ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës, Albert Brojka, thotë se një mandat i tertë për Berishën është i vështirë, por jo i pamundur. Në një intervistë për GSH, Brojka shpjegon se aktualisht është angazhuar në fushatë përkrah Dashamir Shehit. Brojka thotë se nuk është anëtar i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar dhe as nuk është larguar nga PD-ja, por po ndihmon Shehin.

Për ish-kryetarin demokrat të Bashkisë së Tiranës, kandidimi i Kastriot Islamit, Gjovalin AKdelit dhe Asllan Dogjanit në listat e PD-së është gabim i kësaj të fundit.

“Ka njerëz në PD që kanë kontribuar shumë më tepër, që meritojnë të ishin ata në vendet e tyre, por nuk janë realisht”, thotë Brojka.

Në lidhje me aleancat paszgjedhore, Brojka thotë se PD duhet të bashkëpunojë me Frymën e Re Demokratike, me argumentin se pavarësisht largimit nga PD, Topi mbetet sërish i djathtë.

Redaksia Online May 13, 2013 09:40
Komento

2 Komente

  1. arjanita May 13, 10:24

    Jo more Albert nuk eshte gabim eshte kthim
    ne Identitet.Te Saliut kuptohet.
    PD e Sales s’eshte me Partia e vlerave.Eshte
    bere Partia e Gretave e ¢iljetave .PD s’eshte me
    partia e te ardhmes eshte Partia e Familjes.
    Ndaj me Salen nuk ka vend asnje qe ka ideale
    dhe nuk eshte i oborrit.

    Reply to this comment
  2. Mark.uk May 14, 14:20

    O Brojka nuk kan shkuer te ndonje parti fashiste e naziste,po te nje parti shqiptare.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*