INTERVISTË / Albert Brojka: PD kërkonte që të shkelja ligjin

Entela Resuli April 25, 2015 12:37

INTERVISTË / Albert Brojka: PD kërkonte që të shkelja ligjin

Nuk ka ndryshuar pothuajse fare në pamje, është i njëjti, flokët i janë thinjur herët dhe kjo e ka ndihmuar që vitet të mos i duken. Albert Brojka ka qenë kryetar bashkie në Tiranë në vitet 1996-2000. Që pas largimit nga ky post, ai u pa gjithmonë e më rrallë në jetën politike, edhe pse dëshira nuk i ka munguar.

Një ftohje gjatë kohës kur drejtonte bashkinë, do ta bënte të papëlqyeshëm për PD.

Inxhinieri i minierave sot punon si specialist. Bën një jetë të tërhequr nga politika, edhe pse është një ndjekës i saj. Fundjavat i kalon në periferi të Tiranës, ku ka edhe një shtëpi, ndërsa gjatë javës është i angazhuar me punë.

Ai thotë se fati i Tiranës ka shkuar paralel me tranzicionin e vendit dhe ishte pothuajse i pashmangshëm. Brojka pranon që qyteti ka probleme, por thotë se nuk është i pashpresë, sepse shumë gjëra mund të rregullohen.

Në këtë prag zgjedhjesh lokale, DITA ka bërë një bisedë me të në lidhje mënyrën e qeverisjes së qytetit vitet e fundit, por edhe se çfarë duhet bërë në të ardhmen.

 

-Z. Brojka, që kur jeni larguar nga Bashkia e Tiranës me çfarë jeni marrë?

Kam pasur punë të ndryshme. Unë jam inxhinier minierash dhe aktualisht punoj si i tillë në Departamentin e Minierave.

-Punoni nga zyra apo studioni zonat ku ka minerale?

Në përgjithësi shkoj jashtë Tirane, studioj dhe verifikoj zonat industriale ku ka minerale.

-A jemi ne një vend i pasur nga minerale?

Nuk e besoj, është një mendim që ka ngelur prej kohësh. Edhe ato pak minerale që kemi pasur janë mbaruar sepse janë shfrytëzuar. Për shembull, miniera e Bulqizës ka nisur në 1 mijë metra mbi nivelin e detit dhe sot është nën nivelin e detit. Pra ka shkuar gati një kilometër në thellësi nga shfrytëzimi dhe vështirësitë shtohen dhe ai mineral e ka fitimin gjithnjë e më të vogël. Kur minierat më të zhvilluara, ato të para viteve ’90, të hekurit, nikelit etj., janë të mbyllura tashmë. Ka ngelur vetëm kromi, bakri dhe gëlqerorët.

-Po sa i përket naftës, jemi ne një vend që lundrojmë mbi naftë?

Unë jam për mineralet e ngurta, por sa kam dëgjuar nga kolegët këtu, nafta jonë nuk është e ndonjë cilësie të lartë dhe nuk ndodhet në sasi shumë të mëdha. Nuk është minerali pasuria që duhet të presë Shqipëria. Në mos gabohem, nuk e arrin as 2 përqindëshin e GDP-së.

-Zoti Brojka, ju keni qenë kryetari i bashkisë së kryeqytetit, dhe sa kemi parë këto vitet e fundit kush ka drejtuar bashkinë ka marrë dhe drejtimin e partisë dhe më pas ka pretenduar dhe postin e kryeministrit. Me ju nuk ka ndodhur kjo gjë, por jeni kthyer në profesionin për të cilin keni përfunduar studimet. E zgjodhët vetë këtë rrugë apo nuk patët mundësi tjetër?

Pas largimit tim nga bashkia u krijua një situatë e tillë që nuk mund të vazhdoja më me politikën. Isha i padëshiruar edhe për partinë time. Duke qenë se u tregova pak opozitar me linjën e partisë, e panë të udhës të mos më mbanin më dhe vetë ndihesha i konsumuar dhe mendova se duhej të bëja një tërheqje të përkohshme dhe e bëra, ndërkohë nuk bënë të njëjtën gjë zoti Rama dhe zoti Basha. Ata u bënë edhe kryetarë partie pas bashkisë. Me mua ndodhi ndryshe, ndoshta s’e kam karizmën e duhur ta vazhdoja politikën…

-Në këtë prag zgjedhjesh lokale, ka shumë kryetarë bashkish që vijojnë të jenë kandidatë për herë të dytë, të tretë apo më shumë. Si e shikoni ju faktin që ka individë që rrinë për disa mandate në një vend?

Të thuash të vërtetën, sa më shumë mandate të kesh, aq më shumë e njeh problematikën e qytetit dhe aq më shumë eksperiencë fiton. Por ama konsumohesh, edhe mendoj se pasi ke mbaruar mandatin e dytë s’mund të vazhdosh. Edhe sikur të kesh punuar mirë, sërish elektorati, do thotë “boll, u lodhëm me këtë”. Për mendimin tim është mirë që të kufizohet me ligj, jo më shumë se dy mandate. Mandati i tretë është i tepërt. Nuk mendoj se s’ka qyteti figura të tjera për ta drejtuar. Është rritur edhe roli i femrave, të cilat kanë kapacitete për të drejtuar.

1025-Ju do ishit për një kandidate femër për Tiranën?

Nuk ka ndonjë rëndësi të madhe përkatësia gjinore, por mendoj se sa i përket abuzimit me pushtetin dhe korrupsionit, gratë i qëndrojnë më larg se sa burrat.

-Këtë e thoni nga eksperienca…?

Një femër po u korruptua, i bën të tëra. Në përgjithësi, femrat korruptohen më me vështirësi. Janë pak më të ndjeshme ndaj fenomeneve negative. Burrat e shfrytëzojnë më shumë seç duhet. Për mendimin tim duhet shtuar numri i femrave se ka ikur koha e ‘burrave me mustaqe’. Elementi i femrës po del shumë progresist dhe qëllimmirë. Në Tiranë është mirë të jetë një menaxher i mirë. Por mendoj se ka ardhur momenti që pas kaq vitesh të jetë një zonjë. Me sa duket, duke parë edhe kandidatët për Tiranën, e shoh të pamundur, por dua të vlerësoj Durrësin apo qytetet e tjera që kanë nxjerrë kandidate femra.

-Ju më thatë pak më lart se u treguat opozitar me Partinë Demokratike pasi ikët nga detyra e kryebashkiakut. Është kjo arsyeja e tërheqjes suaj? Prej atëherë a keni tentuar të afroheni sërish me partinë tuaj?

Unë kam tentuar të afrohem, por kam parë një lloj ftohtësie te PD-ja. Në zgjedhjet e fundit që ata bënë nuk u thirra që të isha një anëtar i Këshillit Kombëtar apo të kisha një post të nivelit të dytë, duke më lënë jashtë strukturave. Unë nuk jam tip që rri e lutem. Unë gjatë punës sime si kryebashkiak kam kaluar pesë kryeministra, nga të cilët vetëm njëri ishte i PD-së, katër të tjerët ishin të së majtës. E megjithatë, për hir të qytetit të Tiranës, kam bashkëpunuar me të gjithë. Për të tërhequr fonde për qytetin, m’u desh t’i takoja personalisht të gjithë kryeministrat dhe të diskutoja me ta, dhe kjo ndoshta nuk i pëlqeu partisë sime. Mua shpesh më kërkohej të dilja sadopak edhe mbi ligjin për të plotësuar ndonjë kërkesë të partisë, pasi unë isha edhe kryetar i Partisë Demokratike për Tiranën.

-Kur ka ndodhur kjo?

Po ju marr shembull 28 dhe 29 Nëntorin. Ligji ma kërkonte të vendosja kurora edhe për 28, edhe për 29 Nëntorin. PD në atë kohë më kërkonte që ta bëja vetëm në 28 Nëntor. Por, unë, duke respektuar ligjin, vendosja edhe në 29 Nëntor. Kjo nuk u pëlqente dhe më bënte të prishesha me partinë. Njëherë më kërkuan të ulja flamurin në gjysmë shtizë sepse ishin vrarë tre anëtarë të Partisë Demokratike. Më duhej të zgjidhja të respektoja ligjin apo urdhrin e partisë. Unë vendosa të respektoja ligjin dhe po ashtu PD-ja kishte pakënaqësi ndaj meje.

-Po marrëdhëniet me zotin Berisha si i keni pasur?

Të ftohta tërë kohës. Unë jam munduar të bashkëpunoj me zotin Berisha, se ishte kryetar i partisë, ka qenë president, më ka vlerësuar punën. Në kohën që PD ishte në opozitë, pushtet të vetëm kishte bashkitë dhe tentonte t’i përdorte kryetarët e bashkive, por ne ishim të detyruar para ligjit. Unë s’mund të bëhesha ushtar i bindur i partisë dhe filluan fërkimet e ftohjet.

-Cili është vlerësimi juaj për zotin Berisha?

Zoti Berisha ka qenë një ndër figurat kryesore të shtetit shqiptar. Ka dhënë eksperiencën e tij. Në punën e tij ka pluse dhe minuse. Në përgjithësi do e vlerësoja pozitiv për vendin, pavarësisht për dallgët. Ai është përpjekur për të mirën e vendit, pavarësisht gabimeve. Ka pasur një lloj idealizmi dhe dëshire për t’i rregulluar gjërat.

Albert Brojka (14)-Shpesh thuhet se PD aktualisht de jure drejtohet nga Basha dhe de fakto nga Berisha. Ndani dhe ju të njëjtin mendim?

Nuk jam plotësisht i këtij mendimi, por natyrisht influenca e Berishës është akoma i padiskutueshme. Çdo lider në vend të Bashës do e kishte të vështirë të merrte frenat e partisë në një situatë të tillë. Zoti Basha po përpiqet. Nuk mund të them se është larguar dominimi i zotit Berisha. Berisha vijon të dominojë, ndërsa Basha përpiqet të paraqesë një lidership evropian.

-Zoti Brojka, pas largimit tuaj nga bashkia, në atë karrige janë ulur edhe dy kryetarë të tjerë, zoti Rama dhe zoti Basha. Si e shikoni punën e tyre në këtë dikaster?

Para se t’i krahasoj, dua të them se ne shpesh, si elektorat apo si gazetarë, themi që ai bëri shumë, bëri atë e bëri këtë apo dhe s’bëri asgjë. Por ajo që dua të them është se çdo kryetar bashkie e ka për detyrë që të punojë për qytetin. Sepse paguhet për këtë punë. Çdo kryetar ka bërë detyrën e tij.

-Por ama, mund të kishin punuar më mirë për qytetin?

Natyrisht, të dy palët mund të kishin bërë më mirë. Unë nuk jam i stilit Rama që të hedh poshtë paraardhësin apo pasardhësit dhe të them që këtu nuk është bërë asgjë për 20 vjet. Gjithsecili ka bërë diçka dhe kanë arritjet e tyre, por kanë dhe dështimet e tyre. Nuk dua të vë shenja barazie, sepse zoti Rama ka punuar tre mandate, ndërsa zoti Basha vetëm një mandat. Ajo që dua të them është se, më mirë do të kishin ecur punët e bashkisë nëse nuk të kishte pasur konflikte politike. Të dy drejtuesit e bashkisë, e nisën punën me premtimin se do largoheshin nga konfliktet politike dhe të dy iu futën dhe më shumë politikës duke nisur dhe një konflikt të madh me qeverinë qendrore. Kryetari i bashkisë, po qe i politizuar është në dëm të qytetarëve. Nëse zoti Rama dhe zoti Basha nuk do kishin konflikte, s’do kishin bllokuar asnjë projekt. Prandaj kryetari i bashkisë duhet të jetë i zhveshur nga detyrimet partiake.

-Si e konsideroni ju këtë ndarjen e re të territorit me bashki më të madhe dhe pa komuna?

Zgjerohet territori, por kompetencat mbeten po ato. Një kryetar bashkie nuk është i plotfuqishëm. Të ardhurat e gjithë qytetit nuk shkojnë të gjitha te bashkia. Pjesa më e madhe shkojnë te qeveria. Bashkia merr të ardhurat nga biznesi i vogël.

-A duhet ta kishim një tram sot në Tiranë?

Për të qenë i saktë, sepse unë kam qenë pro Bashës në fushatën e para katër viteve, ai ka premtuar studimin e tramit, jo realizimin e tramit. Nëse ka premtuar se do vendosim tramin, ka bërë një gabim të madh sepse është një premtim i parealizuar.

-Me sa kujtoj unë, ai ka premtuar tramin…

Po ta ketë premtuar, rezulton që nuk e ka mbajtur si premtim.

-Meqë jemi në prag të fushatës dhe palët kanë nxjerrë kandidatët për kryetarë, si i vlerësoni kandidatët Veliaj dhe Kosova?

Për parantezë dua të them se elektorati shqiptar ndër vite nuk ka votuar kandidatin, por ka votuar partinë. E marr nga shembulli personal. Unë në vitin 1996 kam kandiduar përballë Agim Fagut, një sportist i talentuar që e njihte gjithë Europa. Unë isha një inxhinier i ri që nuk më njihte askush. Dhe megjithatë votuan për partinë. Kjo gjë do të ndodhë dhe tani, por ajo që do e bëjë dallimin është LSI-ja. Nga të jetë LSI, andej është dhe fituesi. Tendenca e kësaj radhe dhe shanset më të mëdha janë që të fitojë kandidati i majtë.

-Çfarë mendimi keni për kandidatin Erion Veliaj?

Nëse do shohim stilet, nuk më pëlqen stili i Erionit. Është po ai stil i Edi Ramës që kur vjen në bashki thotë këtu është bërë kasaphanë, katrahurë, nuk është punuar dhe vij unë si shpëtimtar. Këtë e bëri edhe para pak ditësh. Fliste mirë për veten e tij. Një ministër i suksesshëm punën e mirë e lë që t’ia thonë të tjerët. Në këtë kuadër, ai propagandon bukur. Bën shou. Këtë ka dhe si pikë të fortë. Pjesa që i shfaq publikut. Mënyra si e atakon kundërshtarin. Është fiks modeli i Ramës. Ndërsa zoti Kosova është mjek i njohur, por i paprovuar në administrim. Rëndësi ka që të bëjnë një ekip të mirë për menaxhimin e qytetit. Kosova nuk bën shou si Veliaj. Zoti Veliaj flet këto ditë për reforma të mëdha. Thotë që ka bërë reformën e pensioneve. Kur thellohesh e kupton që s’ka bërë asnjë reformë, sepse nuk është reformë të shtosh me pesë lekë pensionin. Ministria që drejton ai ka për detyrë të hapë vende të lira pune. Për këtë, ai duhet të flasë.

-Mund të bëni një parashikim për rezultatin?

Nga sa gjykoj unë, Veliaj, për shkak edhe të koalicionit, por dhe të konsumit të Bashës, është favorit. Zoti Kosova do të vuajë edhe konsumin që ka Lulzim Basha këto katër vite. Punët e pabëra të Bashës do t’i faturohen kandidatit të PD-së. Edhe kusuret e Berishës, edhe të qeverisë së PD-së, do t’i vishen Kosovës. Sa herë do flitet për Kosovën, do i kujtojnë punët e PD-së.

-Përveç kandidatëve të dy partive kryesore kemi dhe Gjergj Bojaxhiun në Tiranë. Si e shikoni këtë kandidim? Është pozitiv për Tiranën?

Unë do e shikoja si shumë pozitiv për faktin se guxoi që të dilte pa parti. Sepse këtu gjithmonë janë votuar partitë dhe jo kandidatët. Prandaj njerëzit duhet të ndërgjegjësohen të votojnë njeriun dhe jo partinë. Unë e shoh të vështirë suksesin e tij sepse edhe nëse fiton do ta ketë të vështirë të qeverisë.

-Cilën nga partitë mendoni se do të penalizojë duke i hequr votat?

Mendoj se do të dëmtojë Partinë Demokratike sepse ai është i PD-së. Por mendoj se do të marrë vota edhe nga qeveria. Gjithsesi them se do jetë një përqindje e vogël.

-Zoti Brojka, dua t’u bëj një pyetje që ka dhe një mendimin tim brenda. Tirana më duket më shumë si një fjetore sesa një qytet i banueshëm. Ka mungesë parqesh, fushash futbolli, kënde lojërash, aq shumë të nevojshme dhe jetike për një qytet. Nuk ka parkim, është një qytet me ndotje të lartë nga pluhuri… A mendoni ju se ky kryeqytet është vend për të jetuar?

Jam dakord me këtë që thoni ju. Ka shumë vështirësi, por nuk dua të kaloj në fatalizëm dhe të them që Tirana ka vdekur dhe nuk bëhet më. Tirana brenda e Unazës së mesme nuk ka më vend për ndërtim. Qyteti duhet zgjeruar. Është mirë që të zhvillohet në kodra, ku të gjesh qetësi, gjelbërim etj. Brenda Tiranës të jenë vetëm institucionet dhe ato që janë ndërtuar.

Puna e ndërtimeve zgjidhet me ligj. Ka një ligj për urbanistikën, që i respekton distancat. Tirana nuk mban më, ka dalë nga viti 1990 me 180 mijë banorë, sot ka 1 milion. Ky qytet vërtet është katandisur kështu, por ka mbajtur mbi shpatulla 25 vitet e tranzicionit të Shqipërisë. Shteti e ka patur të vështirë në vitet e para, kam punuar vetë në atë kohë, nuk e kontrolloje dot tregun. Erdhën, ndërtuan pa leje, u dynd Tirana. Pronarët morën tokat dhe filluan të ndërtojnë pa kriter.

-Juve ju vjen keq për këtë degradim të kryeqytetit?

Mua më vjen keq sepse kam lindur në Tiranë. Por kushdo që do të ishte në pozitën e kryetarit të bashkisë, qoftë unë, Rama apo Basha, do t’i vuante këto gjëra.

Ju keni qenë kryetar bashkie në vitet 1996-2000 dhe besoj në ato vite ka nisur lulëzimi i ndërtimeve pa leje…?

Ka nisur lulëzimi, por unë dua të them një gjë, sepse jam akuzuar shumë unë, jo për kioskat, për gjërat, por unë nuk kam dhënë asnjë leje për kioskat. Asnjë leje. Dhe ato kioskat nuk ishin ndonjë problem i madh i madh sepse u hoqën brenda ditës.

Dikur, gjatë kohës kur isha kryetar bashkie, më vjen një pronar i madh, të cilit i ishte kthyer trualli dhe më tha: “Komunizmi më dënoi me 20 vite burg, pikërisht prej asaj pronës private, tani që e mora po më dënon ti sepse nuk po më jep leje që të ndërtoj. Dua të ndërtoj një pallat në pronën time” – thoshte ai.

-Po nuk mund ta ndërtosh zotëri sepse qyteti ka rregulla…

Jo, ka ligje, ashtu është. Dhe sipas ligjit nëse është zonë rezidenciale mund të ndërtohet, nëse është e gjelbër nuk do ndërtohet. Atij i kishte rënë në zonë të gjelbër dhe unë nuk i jepja dot leje. Kryetari i bashkisë ndodhet në konflikte të tilla. Ai më akuzonte mua dhe Enverin, njëri e kishte futur në burg, tjetri nuk i kishte dhënë leje, ka edhe absurditete dhe kërkesa të tilla.

-Z.Brojka, sa tundohen kryetarët e bashkisë nga ndërtuesit e pallateve?

Tundohen shumë, tundohen shumë dhe sidomos tani në prag fushate. Kandidatët duan mbështetjen e biznesit, ata i financojnë dhe ata i premtojnë mbështetje nëse fitojnë, nesër do ua shlyejnë dhe gjejnë këto rrugët e tjera pastaj, ndoshta edhe në kundërshtim me ligjin për t’i ndihmuar ata sepse jemi në një ekonomi tregu, të gjithë rendin mbas fitimit. Këto fenomene të tilla ndodhin dhe nuk do t’u shmanget as i majti as i djathti, as ai që do ikë e as ai që do të vijë.

-Ju gjatë kohës që keni qenë në bashki, keni bërë më shumë miq apo më shumë armiq?

Pak miq, më shumë armiq. Miq kanë mbetur ata që jam përpjekur edhe t’i ndihmoj brenda kuadrit ligjor. Ndërsa armiq kam ata që, edhe pse jam përpjekur t’i ndihmoj, të kthejnë shpinën sa e shohin që s’je më në pushtet. Armiku kryesor, ua shpjegova që në fillim, ishte Partia Demokratike ose le të themi miq të hatërmbetur.

-Si e shikoni procesin e dekriminalizimit?

Nuk do të ndikojë shumë te kryetarët e bashkisë. Problem është Këshilli Bashkiak, sepse ata shkojnë me listë dhe ata do të jenë problematikë.

 

Entela Resuli April 25, 2015 12:37
Komento

31 Komente

  1. ana April 25, 12:40

    te njejten gje do i kerkojne edhe Halimit te beje. sa te jete Berisha ne drejtim te PD-s do funksionoj serisht e njejta metode

    Reply to this comment
    • xhorxhina April 25, 12:55

      Kjo nuk na habit aspak, vendi ka qene nje rrumpalle e vertete, ligji nuk zbatohej duke filluar qe nga vete drejtuesit me te larte te administrates shteterore dhe aq me pak nga qytetaret, qe merrnin shembullin e keq nga drejtuesit.
      Tani ka filluar te ndjehet vertet dora e ligjit, eshte shembur muri i pandeshkueshmerise dhe cdo dite, e perfitimit te padrejte dhe e pervetesimit te burimeve te perbashketa shteterore duke shkelur ne menyre flagrante ligjet.

      Reply to this comment
      • pajtimi April 25, 12:58

        Cdo njeri i zgjedhur nga kryetari defakto i PD, sali berisha, zgjidhet qe t’i sherbeje interesave te tij personale, per tu pasuruar, per te zaptuar vendin, per te forcuar pushtetin dhe kete gje do beje edhe me ata qe i ka perzgjedhur per kandidate kryetare bashkie.
        Saliu ka pasur vetem nje ligj: shtyp, vrit, kerceno, bej presione kujtdo qe i behet pengese ne rrugen e tij te forcimit te pushtetit diktatorial.

        Reply to this comment
    • joan April 25, 13:00

      Po sepse keshtu ne kete menyre eshte mesuar PD ti arrije qellimet , me hipokrizi , mashtrime, shkelje ligji . nese do te ishte ndryshe nuk do ta kishin katandis vendin ashtu si e katandisen kur ishin ne pushtet dhe kane kurajon qe te vazhdojne te kerkojne te bejne te njejten gje dhe tani.

      Reply to this comment
    • Her April 25, 13:01

      shume normale per pd-ne eshte e flaket kur vjen fjala per te mashtruar

      Reply to this comment
      • irisi April 25, 13:03

        pazaret e opozites keto qe na hiqet si shume partie e ndershme qe nuk merret me mashtrime e shkelje ligji ja cfare fytyre ka ne te vrtete

        Reply to this comment
        • fiori April 25, 13:04

          opaa si po i dalin ne shehsh mashtrimet

          Reply to this comment
          • martina April 25, 13:12

            pazaret e opozites keto i dine te gjithe nuk eshte se na habisin po shyqyre qe ka njeerez qe ia nxjerrin te palarat ne shesh

  2. Soni April 25, 12:43

    Brojka mbetet nje intelektual nga rradhet e Partise Demokratike, por sic e ka treguar edhe ai ne kete interviste, Saliu nuk i do intelektualet, ai do ata njerez qe arrin ti komandoje sic do vete dhe ti detyroje ata te shkelin edhe ligjet per hir te interesave partiake

    Reply to this comment
    • intelektuali April 25, 12:54

      Brojka eshte turpi dhe rezili i intelektualeve shqyptare qe e transformoi kryeqytetin si nje HALE publike dhe qe nuk ka marre ndeshkimin nga Drejtesia, prandaj mos fol brockulla ne diell o debil tru peshk per intelektualet shqyptare qe Enver Hoxha i vrau dhe i masakroi vite me pare.

      Reply to this comment
      • lumasi April 25, 14:00

        une jam dakort me ate qe tha soni, mua kete pershtypje me ka lene brojka dhe koha e ka treguar kete.

        @intelektuali. tirana e filloj shkaterrimin qe ne 90. brojka me ate qe thote, verifikimet mund te behen kollaj sesa leje ndertimi ka dhene. por ishte rama qe me sundimin e tij i dha goditjen vdekje prurese tiranes. betonizim e pallate ngado, tirana eshte kthyer ne nje qytet te pababueshem. luli u perpoq te jepte edhe ai lejet e ndertimit por vend nuk kishte me per te ndertuar. o burra u versulen liqenit edhe stacionit te trenit, lagjes nje maji…

        Reply to this comment
  3. Dardan April 25, 12:44

    Berisha qenka perpjekur per te miren e vendit?! Oi, oiiii, oiiiii, uuuuu uuuu, oh! Tani do vdes!

    Reply to this comment
  4. Elma April 25, 12:46

    Tashme eshte e ditut per te gjithe se nese ka ndonje gje qe ajo parti e ka bere pa rreshtur eshte shkelja e ligjit me te dyja kembet, madje dhe trashegimtari i Saliut ne parti ka rekorde per shkelje ligji

    Reply to this comment
  5. Arben April 25, 12:50

    PO TI NGA DOLE O BYRAZER,

    GJALLE KE QENE???!!!

    Reply to this comment
  6. intelektuali April 25, 12:51

    PO SI NUK TE VJEN PAK TURP O ZOTI BROJKA QE E BERE KRYEQYTETIN TONE SI NJE HALE PUBLIKE?

    Te vjen cudi me media shqyptare me keto intervista te rezilit dhe turpit per nje media profesionale. Po aman o gazeta DITA se na hapet barkun me intervista te tilla qe nuk kane sensin fare te gazetarise agresive duke intervistuar kete kriminel te urbanistikes te Tirones sone dikur si LULE MALI qe u mbush gjate “sulltan” Brojkes me lokale faqezeze te cilat pushtuan kryeqytetin tone me nje shpejtesi kozmike dhe e transformuan ate si nje HALE publike.

    Reply to this comment
  7. meri April 25, 12:53

    pd gjithmon ka tentuar drejt shkeljes se ligjit ka qene shum evidente kjom gje gjithmone

    Reply to this comment
  8. opozitar i sfilitur April 25, 12:54

    Ky brojka dhe Pd-ja e tij e fshatarve e trajtuan Tiranen si hale publike malokesh.
    Akokma jengjurmet e ketij legeni ne Tirane.
    Tmerr i madh
    Qytet me te shemtuar se katundaria e ketyre nuk prodhohet i dyte ne bote.

    Reply to this comment
  9. Laureta April 25, 12:54

    Po kjo nuk eshte e panjohur nga ne qe keta jane shkelesit me te medhenj te ligjit si parti sepse ka patur dhe vendime gjykate te cilat nuk jane zbatur pikerisht nga kjo parti qe deri dje ishte ne pushtet dhe kthente gjithshka me vendim te keshillit te ministrave.

    Reply to this comment
  10. Hera April 25, 12:56

    Me ne fund po vjen nje moment qe po shfaqen dhe thuhen gjerat ashtu sic jane e po merret guximi te tregohen problemet. I gjithe vendi ka nevoje per nje fryme te re e sidomos Tirana. Kemi shume besim tja besojme ate Erionit sepse e ka treguar deri tani sa i zoti eshte ne punen qe ben dhe se realisht ka vepruar per te ndryshuar.

    Reply to this comment
  11. Goni me April 25, 12:59

    Me ka ardhur keq qysh heret kur drejtonte Bashkine,sepse dukej nje intelektual me vlere.Por isha gabuar.Nese nuk e mori vesh kush ishte Berisha atehere,ai akoma nuk e ka marre vesh,sepse te shprehesh qe Berisha ka punuar per te miren e vendit eshte njelloj si te thuash se greket dhe sllavet gjithmone kane dashur te miren e Shqiperise!Jo zoti Brojka!Intelektuali i zgjuar e shikon dhe merr vesh shpejt me ke ka te beje dhe kthehet ne opozitar dhe jo kalon ne heshtje,Heshtja e tij ishte favor per Berishen.Dhe aq me keq ka tentuar te afrohet prap me PD-ne edhe pse po Berisha ishte ne krye.Keto kategori intelektualesh e kane marre dhe do ta marrin ne qafe Shqiperine,sepse duke mos i dale krah popullit ne betejat e tij kunder te keqes.
    Nuk po hyj ne aspektin ekonomik se ka linja qe merren me to,por thashe qe vetem per ato qe ka shprehur vete nuk mund ta vleresoj pozitivisht dhe as ta quaj intelektual!Qofsha i gabuar!

    Reply to this comment
  12. Vasili April 25, 13:10

    Brojken shume shume mund ta quash nje debil,qe ne kete hale vend mund te behet dhe kryetar bashkie i kryeqytetit.
    Dhe pse jo kur nje psikopat nga Vicidoli sundon tere vendin.

    Reply to this comment
  13. KATHERINA DIE GROSSE(Madona prej Sauku) April 25, 13:40

    Nga intervista duket burre i matur dhe i zgjedh fjalet.
    Mua me imponoj respekt.

    Reply to this comment
  14. Biku April 25, 13:48

    Ke qene servil, njeri pa bosht, je hedhur nga preheri i njerit tek tjetri, nuk te njeh kush per burre te mire.
    Natyrisht kohet kalojne, nuk i bie kujt ndermend per ty se je gjalle, por kur tenton te faktorizohesh e te hiqesh si evlija, nxit ata qe te njohin mire te thojne te verteta qe nuk jane ne favorin tend, se i tille je.

    Reply to this comment
  15. fytyre e urryer April 25, 14:09

    Ne pallatet agimi,kishte hapsira dhe ishin funksionale 1 fushe futbolli dhe 3 fusha basketbolli,
    dhe nje kend lojrash per femijet .
    kishte gjalleri dhe ketu luante edhe ky djalosh qe eshte i paskrupullt dhe sa u be kryetar bashkie aty u bene pallate si hale ,ku akoma nuk ka hipoteke.
    pallate ku shikohet wc nga penxheret e njeri tjetrit,ku nuk futet me diell dhe u zunjera dalje nga ana jugore ku fale zotit shyqyr qe ska rene zjarr,si ra ne bllok e nuk futej dot zjarrfikesja.
    dhe sot femijet e 10 shkalleve me 6 kate luajne ne shkallet e pallatit.
    kjo eshte nje pjese e inervistes se punes se urryer qe shkateroji qyteterimin e ketij blloku te pallatet agimi

    Reply to this comment
  16. demo April 25, 17:12

    Ky Brojka eshte binjaku i Eduard Selamit,.Ky nuk ka emigruar ne Amerike,por ka emigruar ne Tirane dhe mban nen vezhgim Berishen,si qeni te zone,kur do ti dale inati.
    Ky qenka prishur ne pazare me shefin per 29 nentorin,kuja kujt ja thote!!!!!!!,Kush e mbushi Lanen me bidonvile?Kush i bllokoi lulishtet me ndertime?Neqoftese Sali Kelmendi e kjoskezoi Tiranen,ky Brojka e betonizoi Tiranen.

    Reply to this comment
  17. Gezimi April 25, 17:35

    Cfare koincidence! Te tre drejtuesit PD-iste te Bashkise se Tiranes, qe e “kane ndritur” me punen e tyre! (Kelmendi, Brojka dhe Basha)! Si nuk njoh nje te hajrit nga ky stan?

    Reply to this comment
  18. halldup April 25, 19:31

    Kur Brojka ishte KB (kryetar bashkie) parku Rinia ne Tirane u zhduk nen kepurdhat e krimit. U be vatra e vertete e krimit ordiner. Te hyje ne parkun Rina nuk e gjeje dot rrugen e daljes.E bukura e i ntervistes eshte se mungojne pyetjet qe do ta nxirrnin zbuluar Brojken. Nejse keto intervista behen per qellime “protagonzmi”. Intervista eshte thjesht nje mesazh qe ky i dergon PD se ai eshte i gatshem te rihyje ne loje. Ne nje fare menyre nuk ka faj se edhe Saliu kur e hoqen me zor (pas 1997) nuk zuri mend te terhiqej, pra pse te mos e beje kete gje edhe ky. Keta soj njerezish jane turpi i kombit.

    Reply to this comment
  19. iliri April 25, 19:53

    PD EDHE MUND TE TE KETE KERKUAR TE SHKELJE LIGJIN. POR TI VETE SA POSHTERSIRA KE BERE? UNE KAM NJE SHEMBULL PERSONAL QE E VUAJTI E GJITH FAMILJA IME. ATE QE NA TAKONTE NE ME LIGJ, I A DHE NJE GREKU. KONKRETISHT. NE FILLIM PRONEN NA I DHE NE BAZUAR NE DOKUMWENTE TE KOMITETIT A BASHKISE DHE NE TAPINE QE E KISHIM DHE E KEMI EDHE TANI, POR MBASI NE ZYRE TE ARDHI GREKU, TE NESERMEN DERGOVE SHKRESE NE KOMITETIN E QYTETIT TONE DHE PRONA NA IKU NGA DUART. NGA VITI 1996 E DERI ME TANI ME NGATERESEN QE BERE TI, NUK PO E MARIM DOT PRONEN TONE TE CIELN KUR E KEMI BLERE, E KEMI PAGUAR ME URI E VARFERI. TE ZENTE NALLKIMI JONE! ( le qe ku te zene mallkimet njeres si ty!)

    Reply to this comment
  20. Hёm... April 26, 09:05

    ne kohe te veshtira presioni ndaj qytetarit me integritet eshte i larte dhe kete fat ndoshta pati dhe Brojka qe gjithsesi mbetet ku e ku me larot e tjere te PD qe e bene jo Tiranen por mbare Shqiperine katran. Edhe ai, edhe i ndjeri Kelmendi me pare, ishin nen presionin e atij qe mendja i punon vec per keq. Te vjen keq se u rriten ne Tirane dhe duhet te kishin bere me shume rezistence ndaj degradimit te qytetit sikurse edhe Rama duhej ti dhimbsej me shume rrugicat ku u rrit sepse per femijet sot vate hapesira e gjelber dhe Mali i Dajtit nuk duket me. Ky eshte nje turp i madh i shtyre nga babezia per fitime dhe servilizmi per karriere dhe favore politike. Fakti qe gjithe kryetaret e bashkive sot jetojne jashte Tirane flet vete por po te ishin vertet dinjitoz kembengulnin ne mosprekjen e Tiranes se dikurshme dhe zgjerimin e saj me pas. Nuk e bene dhe te gjithe kryebashkiaket, nga Kelmendi, Rama, Basha dhe vete Brojka kane faj per kete pune.

    Reply to this comment
  21. toni April 26, 10:57

    Mbas qe i rruajti milionat e $ dhe e beri Tiranen wc po flet ky bythqiri plehre

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*