Brozi: Perëndimi e ka kuptuar se nga kush udhëhiqet Shqipëria

Redaksia Online April 20, 2013 19:44

Brozi: Perëndimi e ka kuptuar se nga kush udhëhiqet Shqipëria

Ish- kryetari i Gjykatës së Kasacionit, Zef Brozi, ka komentuar nga SHBA raportin e fundit të Departamentit të Shtetit për të drejtat e njeriut.

Duke folur për A1Report, Brozi tha se e ka lexuar raportin me kujdes dhe shtoi se Shqipëria sot pasqyron një realitet të hidhur.

“Nuk ka mëdyshje se qeveria amerikane është me popullin dhe jo me diktatorin. Ne shpresojmë në qeverisje të ndershme pas 23 qershorit,” tha Brozi.

Ai ka përshëndetur qëndrimet e ambasadorëve Arvizu dhe Uidhers.

Por Brozi shtoi se nuk dihet se sa këto qëndrime do ndikojnë tek Berisha pasi “ai nuk ka pyetur as për amerikanët, as për europianët”.

Brozi tha se Perëndimi e ka kuptuar se Shqipëria udhëhiqet nga një diktator.

Brozi tha se koalicionin PS- LSI e sheh në dy pikëpamje, atë të moralit dhe të dobisë.

“Ky koalicion do të sjellë të mira, pa u kthyer në pazare për ligjin,” tha ai

Redaksia Online April 20, 2013 19:44
Komento

3 Komente

  1. superman April 20, 20:32

    varkari s’ka as varke tani, i jane thyer lopatat dhe – le ti varin k… edhe jozi ka per tja var te vetat !

    Reply to this comment
  2. BAY AREA Ca. April 21, 07:19

    Kur perendimi e ka kuptuar qe Shqipria udhehiqet nga nje diktator dhe eshte shume e vertete, perse ja hapin duert dhe e presin ne nivelet me te larta ? Perse i bejne ftesa, perse vijne dhe e takojne ?. Keto jane edhe dobesite e perendimoreve, qe Sali Qenin duhet ta trajtojne si Qen rruge dhe te mos i degjojne lehjet e tij.

    Reply to this comment
  3. Mark uk April 21, 07:58

    Nuk jeni supermen po jeni super.ut.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*