Bruksel/ May: Britania e Madhe kërkon të largohet nga BE-ja sa më shpejt të jetë e mundur

April 10, 2019 20:45

Bruksel/ May: Britania e Madhe kërkon të largohet nga BE-ja sa më shpejt të jetë e mundur

Kryeministrja britanike, Theresa May që ndodhet në Bruksel për t’u përpjekur të arrijë një shtyrje të Brexit duke negociuar me 27 krerët e tjerë europianë, shpreson që Britania e Madhe të mund të largohet nga Bashkimi Europian sa më shpejt të jetë e mundur.

Dua që ne të mund të largohemi në mënyrë të rregullt dhe pa dëme sa më shpejt të jetë e mundur”, deklaroi kryeministrja konservatore pasi mbërriti në samitin europian.

Ajo shtoi gjithashtu se “çdo shtyrje e dhënë nga BE-ja duhet t’i mundësojë Britanisë së Madhe që të largohet në çastin që do të ratifikojë traktatin e tërheqjes”.

v.l/ Dita

April 10, 2019 20:45
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*