Brukseli: Djegia e mandateve pengon funksionimin e demokracisë

April 6, 2019 20:15

Brukseli: Djegia e mandateve pengon funksionimin e demokracisë

Brukseli vijon të kritikojë vendimin e opozitës për të dorëzuar mandatet, si një pengesë serioze për funksionimin e demokracisë në Shqipëri. Maja Kociancic tha se ky veprim minon progresin që vendi ka bërë në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Zëdhënësja e komisionit evropian u intervistua nga Zëri i Amerikës. Sipas saj, me gjithë tensionet aktuale politike, Shqipëria ka arritur rezultate të prekshme në të gjitha fushat. Më tej ajo shtoi se Shqipëria është e paqëndrueshme në politik pikërisht përpara zgjedhjeve dhe vendimit të BE-së.

Në qershor Shqipëria do të mësojë nëse Bashkimi Evropian do të vendosë për të hapur negociatat e anëtarësimit. Por po në muajin qershor në Shqipëri janë planifikuar të zhvillohen zgjedhjet lokale dhe ndoshta pa pjesëmarrjen e partisë kryesore të opozitës.

Ndërsa këto dy ngjarje afrohen, në vend po rritet paqëndrueshmëria politike.

Protesta të përjavshme në rrugët e Tiranës ndërsa Bashkimi Evropian përgatitet të marrë vendim nëse do të hapë bisedimet për ta pranuar Shqipërinë si anëtare të re. Protestat janë bërë të zakonshme që kur partia kryesore e opozitës u largua nga parlamenti në muajin shkurt.

Partia Demokratike thotë se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të qershorit, pa dorëheqjen e kryeministrit dhe formimin e një qeverie tranzicioni.

Kërkojmë dorëheqjen e Kryeministrit Rama, një qeveri tranzicioni të përbërë nga socialistë që nuk janë të lidhur me krimin, të cilët mbi të gjitha do t’i zgjidhnin duart prokurorëve që të vendosnin përpara drejtësisë politikanët të cilët janë kapur duke vjedhur zgjedhjet e vitit 2017, si dhe do të punonin me opozitën për të çuar përpara reformën zgjedhore dhe atë në drejtësi”, thotë Lulzim Basha, kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama thotë se qeveria e tij ka bërë shumë përparime lidhur me reformën në drejtësi, luftën ndaj krimit, korrupsionit dhe trafikut të drogës. Ai thotë se i takon opozitës të vendosë nëse do të marrë pjesë ose jo, në zgjedhjet e qershorit.

Ne jetojmë në një vend të lirë, sigurisht që nuk është ende një demokraci e konsoliduar, por ne jemi të fortë sa duhet që jo thjesht vetëm ta kuptojmë, por edhe të sillemi bazuar në parimin sipas të cilit zgjedhjet janë për të gjithë”, thotë zoti Rama.

Ndërkohë ka shqetësime se përshkallëzimi i trazirave politike do të dëmtonte përpjekjet e Shqipërisë për të hyrë në BE. Zëdhënësja e Komisionit Evropian Maja Kocijancic i tha Zërit të Amerikës se pavarësisht tensioneve aktuale politike “Shqipëria ka arritur rezultate të prekshme në të gjitha fushat”.

Por ajo shtoi se vendimi i opozitës “për të dorëzuar mandatet pengon seriozisht funksionimin e demokracisë në Shqipëri dhe minon progresin që vendi ka bërë në rrugën drejt Bashkimit Evropian”.

Kur mbeten më pak se tre muaj nga zgjedhjet lokale, pjesëmarrja e Partisë Demokratike, opozitës kryesore të vendit, është e paqartë dhe njerëzit pyesin se sa legjitime do të ishin këto zgjedhje në këtë rast.”

Udhëheqësi i opozitës Lulzim Basha thotë se nuk është marrë ende një vendim përfundimtar lidhur me pjesëmarrjen në zgjedhje. Duket se e ardhmja politike e Shqipërisë dhe rruga e saj drejt Bashkimit Evropian, tani për tani, do të vazhdojë të jetë e pasigurt.

 

b.b/dita

April 6, 2019 20:15
Komento

6 Komente

  1. Po sekur Urdhri te ket ardhur qellimishte nga vet Brukseli ,si i bahet ksaj maskarade qe luhet me Shqiperine ? April 6, 20:25

    hahahhaha

    hipokrite te peshtire .

    kujtoni se mundet tti shisni sapunin per djathe shqiptareve

    akoma sot ,

    kur ju a njuef Siset prej Silikoni qe brenda kan vec Helm

    Reply to this comment
  2. fteri April 6, 20:41

    Prap ju doni të merreni ata disfatist që braktisën mandatet ? Kjo do të jetë krimi e rrumpalla më e shëmtuar e demokratoshkërdhatësisë .Ju do merreni me ata që kan hy në parlament ,ata jan opozita rerale ,Stop më me gërdallat që dogjën e shkatrruan shqipërinë ,nuk thoni shyqyr që na u hoqën qafe këta gengëster me Sali shpellarin në krye.Largimi tyre ka pastruar ndotjen e ajrit të parlamentit. Akoma duhet pastruar përsëri parlamenti nga e majta e PS-s.

    Reply to this comment
  3. fteri April 6, 20:43

    Prap ju doni të merreni ata disfatist që braktisën mandatet ? Kjo do të jetë krimi e rrumpalla më e shëmtuar e demokratoshkërdhatësisë .Ju do merreni me ata që kan hy në parlament ,ata jan opozita reale.

    Stop më me gërdallat që dogjën e shkatrruan shqipërinë ,nuk thoni shyqyr që na u hoqën qafe vetë këta gengëster me Sali shpellarin në krye.

    Largimi tyre ka pastruar ndotjen e ajrit të parlamentit. Akoma duhet pastruar përsëri parlamenti nga e majta e PS-s.

    Reply to this comment
  4. Dy gjona me bon pershtypje te vecante kur isha ne Prage me Firmen duke instalu dicka ne X fabrike April 6, 21:10

    1- e para se ne nji Piceri te quajtur Bianca ,
    pra” Piceria Bianca ” brenda nuk kishte asnji gjurme Pizza-sh ,
    por vetem dy lloj sallamrash alla cekie ,
    nderkohe qe birra te jepte shijen e birres shqiptare
    te koheve te monizmit lol . Pisllik dynjaja ,Natyrishte krahasuar me shtett ,qytetet e tjra Europiane .
    dhe
    2- Femrat Ceke kishin nji si me then fyt ose gurrmaz

    shuuume te thell !

    Reply to this comment
  5. Tom April 6, 22:04

    Hollandezin bashibozuk Basha të PD, e keni futur Ju ndyresira të EU per të gjetur argumentieren për Jonë.
    Sic futet dikur në cadër Edi Ramen PS.
    Më pas u shtyne negociatat per EU.
    Kjo lojë do vazhdojë aq sa kohë, da kohë do keni bashibozukë që shkojnë pas avazit tuaj EU.

    Reply to this comment
  6. info analitike April 7, 12:46

    Kur rilindjotet marrin mbeshtetje nga zedhenesja serbe e cila u dallua per qendrimet e saj antishqiptare kuptohet se kush eshte i interesuar qe kriekaqoli te qendroje ne kolltuk.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*