Brukseli i jep 4 muaj afat Kosovës për hartimin e statutit të Asociacionit
Nga Arkiva
Bashkimi Europian i ka dhënë Prishtinës 4 muaj kohë që të hartojë statutin e veçantë që do të gëzojnë Asosacioni i Komunave me shumicë serbe në Kosovë, në një përpjekje për të vënë në jetë sa më shpejt disa nga pikat në të cilat palët kanë rënë dakord gjatë negociatave të tyre në Bruksel.
Ndonëse partia e serbëve të Kosovës, Lista Srpska e ka refuzuar deri më tani krijimin e Asosacionit, Brukseli është shprehur se brenda 4 muajve të ardhshëm nevojitet që të hartohet legjislacioni i ri, i cili është një detyrim që vendi ka për t’u vazhduar në hapat e integrimit europian.
“Procesi i hartimit të Statutit ka filluar dhe do të bëhet brenda një afati kohor prej katër muajsh.
Ky hap i shumëpritur lejon zbatimin e Marrëveshjes së Dialogut mbi Shoqatën/ Komunitetin e komunave me shumicë serbe, e cila është një detyrim që Kosova ndërmori në dialogun e lehtësuar të BE-së, marrëveshjet e Brukselit të Prillit 2013 dhe Gusht 2015”, thuhet në njoftimin e tyre.
BE thekson se do të ftojë Kryenegociatorët nga Beogradi dhe Prishtina, ekipet e tyre, Ekipin Drejtues dhe ekspertët teknikë për diskutime në Bruksel, për t’u angazhuar në mënyrë konstruktive dhe me mirëbesim në procesin e hartimit.”– shkruhet në njoftimin zyrtar të Bashkimit Europian.
o.j/dita
ne jug greku kerkon e kerkon, ne veri serbia kerkon e kerkon po mire more politikane pa kellqe pse nuk kerkoni minimalisht reciprocitet qe dhe lugina e presheves dhe te tjera ne serbi edhe zonat came dhe arvanitase ne greqi te kene te njejtin status… mos ju kane kapur!!!!
Ja cfare ofron BE,,vetem ndarjen e Shqiperise
Dhe kurvat politikane na thone amani more le te plotesojme kushtet..
Dhe i kthejne shqiptaret si qente me shqelma bytheve
Sa ta bejne pershesh shqiperine midis Greqise dhe Serbise dhe hajt mireupafshim