Bruno Shllaku: Përse mbështes Ramën dhe jo Blushin

March 21, 2016 23:30

Bruno Shllaku: Përse mbështes Ramën dhe jo Blushin

Gjatë një interviste me gazetarin Roland Qafoku në Channel One, artisti shkodran Bruno Shllaku, i anëtarësuar rishtaz në Partinë Socialiste, tregon përse e ndërmori një hap të tillë. Ai flet me simpati për Edi Ramën dhe figura të tjera të rëndësishme të PS-së.

Për Edi Ramën thotë se  “ndihem i privilegjuar që është kryetari im. Unë i admiroj njerëzit që dinë të flasin, kemi jashtëzakonisht pak të tillë”.

Më tej ai shton se “ Rama ka një kënd të veçantë atë të novatorit, në gjithçka në parti, në Shqipëri. Ai e bëri Tiranën për të jetuar njerëzit”.

Por me simpati ai flet edhe për Gramoz Ruçin.

Ndërsa për deputetin Ben Blushi dhe qëndrimin opozitar të tij brenda PS-së, Shllaku thotë se “me gjithë respektin që mund të kem për letërsinë e tij dhe për të personalisht, e rithem se Partia Socialiste është kjo që është dhe ky lloj debati vetëm në Partinë Socialiste mund të ndodhë.

Po të ndodhte diku tjetër kam bindjen që nuk do të kishte pasur këtë zgjidhje”.

Por, a ka të drejtë Ben Blushi? Shllaku përgjigjet: “Ben Blushi mund të ketë 1000 të drejta të cilat i di ai, kurse unë kam vetëm një akt, që më fal z. Blushi, por për mua nuk ke të drejtë, sepse ashtu mund të diskutohet edhe mund të ecet pa asnjë stacion, kur Edi Rama është humbës, por ai nuk është humbës.

Nëse do të jetë humbës edhe unë votën time do t’ia jap atij që është fitues. Nëse Rama është humbës, unë s’ia jap votën që të jetë ai si kryetar partie”.

March 21, 2016 23:30
Komento

5 Komente

  1. anticensurë 25642654 March 22, 08:33

    injoranca në aksion!
    diktatura në përparim!bruno artist shllakut nuk i pëlqen që të ketë oponencë,opozitë,mendim ndryshe!!
    ky mendim,lloj mendimi na çon në turqi ose në arabinë saudite!!
    bruno mavria nuk duhet të ketë kohë sy,veshë dhe për më shumë mënd për të parë se në gjermani oponenca,opozicioni,mendimi ndryshe nga kryetari/ja e partisë qeverisë është i fuqishëm!!megjithatë prap gjermania shkon përpara!!
    mentalitet i prapambetur shqiptar,anadollak më mirë!!të gjithë të lidhur rreth hurit!!
    bile do të ishte mirë që të shuheshin të gjitha partitë në një!!me këto pranime të reja,me dëshirën e bllok metës për një ribashkim të të majtës ndoshta do tia arimë të kemi një rrilindje të PPSHs!
    ndoshta enverin nuk mund ta rilindim por fotografinë mund ta vëmë në krye!!
    idiotër!!

    Reply to this comment
  2. anticensurë 25642654 March 22, 11:16

    “Duplicate comment detected; it looks as though you’ve already said that!”

    Reply to this comment
  3. Mark uk March 22, 16:50

    Bruno se pari duhet tu vij turp qe po ul vlerat e njerze tu.Ta paskan hedhur nje kock te majm si duket.Po ma mire te kishe marr nje .ute te madh.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*