BSH: Bie indeksi i çmimeve të banesave në Tiranë në tremujorin e parë të këtij viti, me 5.9%

May 11, 2017 20:41

BSH: Bie indeksi i çmimeve të banesave në Tiranë në tremujorin e parë të këtij viti, me 5.9%

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, rënia e çmimeve interpretohet si një zhvillim i përkohshëm, ndërsa raporti mes çmimeve dhe qirave është ngushtuar, çka dëshmon se, sidoqoftë, tregu vazhdon të ketë kërkesë për pasuri të paluajtshme.

Sipas indeksit të çmimeve të banesave të Bankës së Shqipërisë, gjatë vitit 2016 çmimet në Tiranë patën një prirje rritëse, të favorizuara nga gjallërimi i kërkesës.

Në rritjen e kërkesës ndikuan normat e favorshme të interesit për kreditë bankare, por edhe ulja drastike e interesave të depozitave, që mund të ketë nxitur investimin në prona si alternativë më fitimprurëse.

May 11, 2017 20:41
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*