BSH: Ekonomia në kah pozitiv, do të rritet kreditimi

February 11, 2016 09:17

BSH: Ekonomia në kah pozitiv, do të rritet kreditimi

Banka e Shqipërisë, në raportin e politikës monetare për tremujorin e fundit të 2015-s pohon se aktiviteti ekonomik në vend po ndjek një trajektore pozitive zhvillimi.

Analizat dhe parashikimet e bankës sugjerojnë se ekonomia shqiptare do të vazhdojë të shënojë ritme progresive rritjeje gjatë tre viteve të ardhshme. “Aktiviteti ekonomik pritet të kthehet në ekuilibër gjatë tremujorit të parë të vitit 2017 dhe inflacioni pritet të kthehet në objektiv gjatë tremujorit të dytë të vitit 2018”, raporton Banka Qëndrore. Inflacioni do të kthehet në objektiv në vitin 2018, ndërsa politika monetare do të vazhdojë të jetë stimuluese, ndonëse intensiteti do të jetë më i ulët.

Gjithashtu, sipas Bankës rritja ekonomike në këtë periudhë pritet të mbështetet nga përmirësimi i kushteve të financimit dhe nga gjallërimi progresiv i kreditimit. Si faktorë kryesorë në këtë përmirësim, BSH sheh kahun e fortë stimulues të politikës monetare, e cila ka ulur normat e interesit në tregjet financiare në minimumet e tyre historike.

Po kështu emetimi i Eurobondit ka sjellë reduktimin e huamarrjes publike në tregjet e brendshme financiare. “Kjo ka shkaktuar ulje të normave të interesit edhe përtej sinjaleve të dhëna nga politika monetare duke ndihmuar në rritjen e stimulit monetar në ekonomi”, vlerësohet në raport.

“Zbatimi i programit të masave për reduktimin e kredive me probleme do të ndihmojë në lehtësimin e standardeve të kredisë dhe në rritjen e ofertës së kredisë bankare”, është sipas bankës një faktor i tretë që do të ndikojë në zhvillimin pozitiv të ekonomisë. /Dita/

 

 

February 11, 2016 09:17
Komento

1 Koment

  1. elio February 11, 09:42

    Ky cami qe kemi Drejtor ne vend te _Fullanit…ka mesuar mire lojen..se keta te PDIU kane bere aleance me Ramen..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim