BSH: Ekonomia shqiptare e dobët në të ardhmen e afërt

Edlira Shehu August 29, 2013 08:14

BSH: Ekonomia shqiptare e dobët në të ardhmen e afërt

Prej muajsh në daljet e tij publike, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë nuk po mundet tëartikulojë ndonjë fjali ndryshe për ekonominë shqiptare. Shprehet për ulje të borxhit publik,ekonomi të dobët, rënie të remitancave etj. tregues të rëndësishëm të ekonomisë që po ecin nëkah negativ. Kjo pak a shumë ndodhi dhe në daljen e djeshme të tij, duke shtuar këtu dhe një fakttjetër atë të rritjes së frikshme të deficitit buxhetor me 2.3 herë më shumë se parashikimi, dukepranuar në këtë mënyrë se efektet e krizës ekonomike që ka përfshirë vendin tonë do të jetë më egjatë se parashikimi. “Konteksti ekonomik dhe financiar i zhvillimit të vendit ka gjeneruar norma

të ulëta inflacioni. Kërkesa agregate dhe rritja ekonomike mbeten të dobëta, duke mos arritur tëvënë në shfrytëzim të plotë kapacitetet prodhuese të vendit”, u shpreh dje Fullani duke cilësuarse kjo situatë nuk mbështet rritjen e punësimit dhe krijon presione të ulëta për rritjen e pagave, tëkostove të prodhimit, dhe të marzheve të fitimit. Duke qëndruar në këtë linjë pesimiste tëzhvillimit të ekonomisë, Fullani cilësoi se ekonomia jonë do të vijojë të jetë e dobët dhe ndikimii vetëm pozitiv i saj vjen nga faktorët e jashtëm. “Kërkesa e huaj ka vazhduar të kontribuojëpozitivisht në nxitjen e aktivitetit ekonomik. Të dhënat më të fundit të sektorit të jashtëm tëekonomisë, tregojnë një reduktim vjetor prej 14.6 për qind të deficitit tregtar në muajin korrik.Ky ngushtim u ndikua nga rritja me 23.9% e eksporteve, ndërsa importet totale shënuan një rritjetë lehtë prej 1.2 për qind”, u shpreh ai, duke pohuar në një farë mënyre se kriza që po kalon
vendi ynë nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë me krizën globale, por keq menaxhimi i fonceve publiketë bërë nga qeveria në ikje e ka cuar vendin tonë në këtë pikë, ku duhet të këtë politika tëkujdesshme fiskale për të shpëtuar cfarë mund të shpëtohet. Për shtatë muajt e parë të vititcilëson Banka e Shqipërisë “politika fiskale ka patur një natyrë stimuluese duke u karakterizuarnga rritja e shpejtë e shpenzimeve publike dhe nga ulja e drejtpërdrejtë apo indirekte e disataksave”. Kjo ka cuar në mënyrë të pashmangeshe në rritje të shpenzimeve buxhetore u rritën me10.4 për qind ndërkohë që të ardhurat buxhetore u reduktuan me 2.6 për qind, duke reflektuar një
deficit buxhetor rreth 2.3 herë më të lartë se e njëjta periudhë e vitit të shkuar. “ Zgjerimi ideficitit ka mbështetur kërkesën agregate në këtë periudhë, por ai nënkupton ndjekjen e njëpolitike fiskale të kujdesshme në pjesën e mbetur të vitit në kushtet e ezaurimit të hapësirave përhuamarrje në gjysmën e dytë”, cilësohet në raportin e bankës, duke i bërë të qartë qeverisë së rese duhet të gjejë stimuj të tjerë fiskal për të shpëtuar ekonominë e vendit.
Kreditim i dobët në ekonomi
Një tjetër fakt i rikonfirmuar zyrtarisht nga Banka e Shqipërisë është kreditimi i dobët përbiznesin dhe individët (kjo një nga pikat ku qeveria e re kërkon të mbështesë nxitjen ekonomike të vendit). Të gjitha masat e marra gjatë kësaj periudhe, si me uljen e interesit të bonove tëthesarit dhe të rritjes së depozitimit në lekë, nuk kanë sjellë ndonjë efekt pozitiv edhe pselikujditeti në bankat e nivelit të dytë mbetet i mirë. Kjo situatë krijon rrisk financiar, por Fullanikërkoi dje një nxitje të ekonomisë nëpërmjet këyij sektori. Zgjerimi i kredisë për ekonominë kavijuar të shënojë norma të ulëta rritjeje. Në fundin e tremujorit të dytë, kredia për ekonominërezultoi rreth 0.9 për qind më e lartë krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë. Së bashkume aktivitetin e dobët ekonomik, perceptimi i pasigurisë nga agjentët ekonomikë vazhdon frenonkërkesën për kredi të sektorit privat. Kjo ka ardhur dhe për shkak se konsumi dhe investimet
private vuajnë nga pasiguria dhe hezitimi i familjeve dhe bizneseve në ndërmarrjen eangazhimeve afatgjata. Po kështu kushtet e financimit, si brenda ashtu edhe jashtë vendit, vijojnëtë mbeten relativisht të shtrënguara dhe nuk favorizojnë rritjen e kredisë dhe të investimeve. Të gjitha këto zhvillime negative në ekonomi pritet të sjellin në një kohë afatmesme një rritjeekonomike të dobët dhe nën potencial. Për këtë Banka e Shqipërisë gjykon se politika fiskale nëtë ardhmen duhet të ketë si objektiv të saj primar ruajtjen dhe përmirësimin e qëndrueshmërisë sëborxhit publik. Po kështu Këshilli Mbikqyrës vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit, në nivelin 3.50 për qind.
Edlira Shehu August 29, 2013 08:14
Komento

7 Komente

  1. Realdo August 29, 08:28

    Pa ikur TI nuk rregullohet dot pjesa e ekonomise monetare qe eshte rrenuar nga dora jote

    Reply to this comment
  2. Pëllumb. N. Zaimi August 29, 10:06

    O shqiptarë! Mor po nuk e di çfarë beri ky trapi bankar me hotel dajtin qe ja dha saliu për 30 milion dollarë? A mundet të më sqarojë ndonjëri?

    Reply to this comment
  3. ilir August 29, 15:05

    si ka fytyr dhe del para mediave dhe flet Fullani, ka mare per vite nje rroge sa presidenti i SHBA-se per te mos u ulur nje dite ne tavolinen e punes dhe vetem per te bredhur hoteleve te tiranes dhe neper bote, per nje jete qejfi.

    Ore keta gazetaret shqiptare e dine qe Fullani merr 300 milion keke rroge ne vit, si nuk i bejne nje pyetje. si nuk doli njeri te thore sa jane rrogat e shefave ne bangen e shqiperise. gjithe bota po prishet nga bonuse e bankjereve. Po ketu as nuk flet njeri per kete problem. Popull i mallkum jemi.
    Qeveria e re do te sjelle audit nderkombetar, per te na shpjeguar rrogen e Fullanit???
    mbase edhe i meriton se meqe nuk ben asnje pune, vetem numuron leket qe dalin nga banga dhe i she se ku shkojne..

    Reply to this comment
  4. bashkim August 29, 18:22

    Fullani eshte nje kuader me vlera, qe kur punonte ne bangen BIA eshte hetuar nga qeveria italiane, por u mbyll historia si neper filma. Tani ben prej 10 vitesh jete si Berluskoni me leket e shqiptareve dhe nuk i thote askush nje gjysme fjale.
    te vjedhesh neper tendera Fullan edhe te kuptoj se kjo eshte semundja e shekullit, por te maresh nje rroge sa nje kryeminister ne gjermani kete nuk e kuptoj se eshte paturpesia me e madhe per nje qeveri, te vendit cope cope si joni.

    Te shohim rilindjen do ti shohe apo jo keto gjera te dh…!!!!

    Reply to this comment
  5. Reparti Riedukimit Nr.313 August 30, 04:45

    Keta po hane buke sot si Ardian Bullari nje medioker, i shkolluar me mesatare 5,4 ne gjimnaz e ne fakuletetin 3 vjecar per finance. Komunist i hershem deri ne vitin 1991, nje nastradin qe e mbanin ne pune ne vend te lolos per te tretur ushqimin. Arriti qe jeten luksoze te monizmit ta shumefishonte ne demokraci me keta udheheqes shpellar dhe fshatar, shperdorues dhe vjedhjes fondesh te qytetareve shqiptare ne menyre skandaloze, pa i hyre nje gjemb ne BYTHE , kjo e verifikuar dhe e kontrolluar nga KLSH.

    Reply to this comment
  6. Gramoz August 30, 16:15

    ike o qen ti je i pari qe duhet te gjykohesh ti fytyre e qelbur je katalizatori ,,qe nuk u prononcove nje here ti hajdut ty duhen te ti dermoje kockat drejtesija qe e ke bere banken private

    Reply to this comment
  7. tol francezi it August 30, 17:03

    se dija qe paska ekonomi dhe shqypnija e salehut,domethene paska fabrika e kombinate,paska bujqesi,e blegtori,epo ca duham qe marim aratine jashte per te punuar,dashkemi dru ne mendje,rnofte shqypnija dhemokartike,qe me prostitucion,droge,kriminalitet,korupsion,allishverishe,rofte populli shqiptar i telendisur dhe i leqendisur si mos me keq keto 23vjet nga sa-leh haramsez greko-vici.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*