BSH: Fillon ndryshimi i kartëmonedhave

June 13, 2019 08:51

BSH: Fillon ndryshimi i kartëmonedhave

Në vjeshtën e këtij viti Banka e Shqipërisë do të hedhë në qarkullim serinë e re të kartëmonedhave, dhe të parat do të jenë prerjet 200 dhe 5 mijë lekë. Gradualisht seria e re do të përfshije të gjitha kartëmonedhat.

Virjon Lalollari, Drejtor i Departamentit të Emisionit në Bankën e Shqiperise thotë në një intervistë për mediat  se seria aktuale ka më shumë se 20 vite, ndërkohë që prerjet e reja do të ruajnë të njëtën tematike por të ridizenjuar por dhe ajo që është më e rëndësishme është se rriten elementët e sigurisë.

 “Seria e re e kartëmonedhave ndryshon me serinë aktuale që kemi në katër fusha kryesore. Në fushën e elementeve të sigurisë. Përmirësimi i elementëve të sigurisë dhe industria bankare ka bërë të mundur që të prodhojë mjaft të sofistikuar dhe shumë të vështirë për tu falsifikuar.

E dyta ka të bëjë me fushën e diznejimit, edhe dizenjimi i kartëmonedhave ka pësuar ndryshime shumë të mëdha, industra e prodhimit të kartëmonedhave, me paraqitjen estetike të tematikës që ne kemi duke i shtuar asaj elemente të rinj në fushën e përdorimit të kartëmonedhave, mirëmbatjes dhe jetë gjatësisë së saj”, tha Lalollari.

Skicat mbahen sekret nga Banka e Shqipërisë për arsye sigurie, ndërkohë që prerjet kanë nisur shtypjen jashtë shtetit. Banka do organizojë evente ku kartonedhat do ti prezantohen publikut, dhe atyre që do ti përdorin.

e.t./dita

June 13, 2019 08:51
Komento

4 Komente

  1. bureto June 13, 10:37

    Gjeni nje menyre per te shpetuar nga dikotomia e bezdisur ‘lek i ri- lek i vjeter’, qe e kemi trashegim qysh nga viti 1965. Nje menyre do ishte konvertimi i tyre per efekt llogarie jo 10:1, dmth 10 lek te vjetra me 1 lek te ri, por psh 10 lek te vjetra me 0.9 lek te rinj. Njerezit e thjeshte, por jo vetem, do ta kene me te veshtire te bejne konvertimin ndaj dhe do duhet te perdorin vetem fjalen ‘lek’. Vihet re se me kete dikotomi shpesh abuzohet edhe nga vete qeveritaret. psh kur duan te tregojne se kane bere namin ne investime etj, u referohen shifrave me lek te vjeter, e keshtu me rradhe. Gjithsesi, metoda edhe me efikase mund te gjenden nga specialistet e fushes.

    Reply to this comment
  2. alphade June 13, 11:48

    Masat e kartmonedhave te reja te jete,idem si dollari
    amerikan…..! Gkatesia dhe gjeresia….! Thjeshte nje
    propozim….!

    Reply to this comment
  3. demo June 13, 17:53

    Ate dymilekeshin e vjeter e keni shume te lodhur,cop e cike.E bpunojne shume katundaret e qumeshtit.Beni nje te re,se mezi e nxjerrim nga xhepi ,na eshte bere si tulloni vajgurit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*