BSH: Gjysmë miliard Euro për të frenuar forcimin e Lekut

April 1, 2019 16:26

BSH: Gjysmë miliard Euro për të frenuar forcimin e Lekut

Banka e Shqipërisë bleu 463 milionë Euro gjatë vitit 2018-ë në tregun e brendshëm, ku gjysma e tyre shkuan për të stabilizuar kursin e këmbimit valutor. Megjithatë monedha Euro regjistroi vitin e shkuar nivelet më të ulët historike.

Në total, Bankës së Shqipërisë blerja e valutës së huaj në tregun vendas i kushtoi 223.3 milionë Euro gjatë vitit të shkuar me qëllim frenimin e forcimit të kursit të këmbimit në vend.

Periudha Qershor – Shtator e vitit të shkuar ka regjistruar shifrën më të lartë historike të blerjes së valutës së huaj me qëllim ndaljen e rënies së monedhës europiane, ndërsa 116 milionë Euro të tjera u blenë nga kredia që BERZH disbursoi për Korporatën Elektroenergjetike.

Në tre muajt e fundit të vitit, edhe pse pati një mbiçmim të konsiderueshëm të Lekut, nuk ka patur operacione të ndërhyrjeve direkte, por rezerva valutore u rrit me 47.5  milionë Euro të tjera, duke arritur në vlerën e 124 milionëve në fund të vitit.

Banka e Shqipërisë nuk e ka shfuqizuar ende programin e ndërhyrjeve në kursin e këmbimit, ndonëse ky treg gjatë muajve të fundit është i stabilizuar. Euro sot është këmbyer me 125.3 Lekë, nivel i cili sipas analizës së bankës nuk përbën rrezik për të cënuar tagrin e inflacionit në vend.

Në tre vitet e fundit, vlera e 1 Euro në tregun vendas është dobësuar me 6%.

o.j/dita

 

April 1, 2019 16:26
Komento

3 Komente

  1. Nje shqiptar April 1, 19:49

    Nje keshille per Banken e Shqiperise: shtyp leke e bleje valuten e çmuar euro perpara se ta marrin bankat e huaja.
    Euro qe hyn ne vendin tone eshte rezultat i punes e sakrificave qe po ben me shume se nje milion emigrante shqiptar ne tere boten. Keto para duhet te shkojne drejt depozitave te Bankes se Shqiperise ne formen e valutave apo te arit. Duhet te kontribuojne si kredi per ekonomine per ekonomine tone. Eshte krim qe i behet popullit shqiptar qe te lejohet qe kjo valute te trasferohet jashte vendit.nga bankat e huaja. Perse Qeveria kerkon borxhe ne euro ne tregun nderkombetar duke paguar norma interesi deri ne 5 perqind kur vendi eshte plot me valute te huaj? Perse Qeveria nuk leshon obligacione ne tregun financiar te vendit, te grumbulloje kete valute per ekonomine e vendit si dhe te ndihmoje qytetaret te ruajne vleren e kursimeve te tyre? Nuk e kuptoj kete politike te gabuar financiare qe rrite vleren e monedhes vendese. Kjo eshte propagande dhe jo politike ekonomike financiare qe zhvillon vendin.

    Reply to this comment
  2. A April 2, 13:39

    Kuptohet, ka 29-te vjet qe ne krie te Shqiperise kemi ato qe nuk duhen te jene. Te cilet shkaterruan gjithçka duke filluar nga natyra, pasurite kombetare, ekonomine dhe financat.
    Pra nuk kemi njerezit e duhur ne krie te qeverise qe merren me menaxhimin dhe administrimin e vendit.
    Me tipa te tille duke filluar nga ky barboni aktual EDI RAMA qe nuk din te beje asgje, vetem broçkullit kodra mbas bregut duke shkaterruar gjithçka dhe duke vjedhur ku te mundet po shkaterron ekonomine, financat dhe mireqenien e çdo individi dhe familjeje shqiptare duke e vjedhur e mashtruar.
    Kuptohet qe per militantet e EDUSHKES nuk do ta pranojne, sepse eshte e vertete se ne kete deregje kane qene SALI BERISHA, LULUSH BASHA, FATOS NANO, ILIR META dhe MONIKA KRYEMADHI.
    Por barboni EDI nuk eshte sot ne pushtet, por ka 20-te vjet qe merret me politike si minister, krietar bashkie dhe tani ka 6-te vjet kriminister.
    Kuptohet qe te tjereve i thote kazona, tepsija, por vete nuk eshte asgje me shume se nje cope legen.
    Prandaj kursimet e shqiptareve nga veprimtaria e papergjejgjeshme dhe e pandergjegjeshme e ketyre derdimenave po shkojne per lesh.
    Keshtu kemi edhe nenvleftesim te Evros, e keshtu me radhe. Tung.

    Reply to this comment
  3. Adih April 2, 15:26

    Vidhini refugjatet ,ju te PS . Ja keni kaluar Sali larqoftit me statistikat ,qe jane e bardha ne te zeze . Dhe mos te shkoje ndermend ty o Edi Rama se je me i zguar se Sali karaxhixhi..Rame nga shiu ne bresher .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim