BSH: Kapitalizimi i sektorit bankar arrin nivelin rekord 18,5%

August 12, 2019 11:41

BSH: Kapitalizimi i sektorit bankar arrin nivelin rekord 18,5%

Kapitalizimi i sektorit bankar ka arritur nivelin rekord prej 18,5% në korrik të këtij viti.

Banka e Shqipërisë, bën të ditur se kapitalit është rritur me 0,6 përqind krahasuar me vitin e kaluar dhe është 6,5 përqind më i lartë se minimum i detyrueshëm rregullator, shkruan ATA.

Përmirësimi në treguesin e mjaftueshmërisë së kapitalit ka ardhur kryesisht nga rënia e vlerës së aseteve të peshuara me koeficientë rreziku. Mjaftueshmëria e kapitalit është treguesi më i rëndësishëm në këndvështrimin rregullator, sepse mat aftësinë e bankave për të mbuluar me kapitalet e veta rreziqet e investimeve.

Rritja e nivelit të mjaftueshmërisë së kapitalit është një zhvillim jo vetëm për sistemin bankar por edhe për ekonominë e vendit në përgjithësi.

 

 

b.b/dita

August 12, 2019 11:41
Komento

1 Koment

  1. Buzuku August 13, 11:19

    Ku Jane ekspertet te na I sqarojne keto fenomene?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin