BSH: Kredia me probleme ulet në 11%

October 7, 2019 18:27

BSH: Kredia me probleme ulet në 11%

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, kredia me probleme zbriti në 11%, në gusht 2019 duke regjistruar nivelin më të ulët që nga dhjetori i vitit 2009. Ndonëse me një ritëm të ngadaltë, kreditë e këqija po bien gradualisht dhe tashmë objektivi është zbritja në nivele njëshifrore.

Ulja e raportit të kredive me probleme ngelet një faktor tejet i rëndësishëm për rritjen e huadhënies. Në fund të gushtit, portofoli i kredisë për ekonominë ishte në rritje me 5.2% me bazë vjetore krahasimi.

Nëse ulja e kredive të këqija ka lehtësuar rritjen e kreditimit, anasjelltas, edhe zmadhimi i portofolit të kredisë është i rëndësishëm për të ulur peshën e kredive me probleme në raport me totalin.

 

l.h/ dita

October 7, 2019 18:27
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*