BSH: Kreditimi i qëndrueshëm, shqetësim gjetja e burimeve të financimit

July 16, 2017 18:21

BSH: Kreditimi i qëndrueshëm, shqetësim gjetja e burimeve të financimit

Banka e Shqipërisë raporton një qëndrueshmëri të situatës së kreditimit në Shqipëri. Megjithatë, shqetësim mbetet gjetja e burimeve të tjera të financimit, jashtë sistemit ligjor.

Në raportin e tremujorit të dytë të këtij viti bëhet e ditur se në bankat e nivelit të dytë ka një rritje të kërkesës së individëve për kredi konsumatore dhe një stabilitet për sa i përket blerjes së banesave.

Për sa i përket nevojës së bizneseve për likuidete apo investime, situata mbetet e pa ndryshuar krahasuar me tre mujorin e parë të këtij viti.

Por, në analizën për rritjen e kërkesës nga individët nënvizohet se kjo vjen kryesisht nga përmirësimi i kushteve por dhe i likuideteve financiare që kanë në dispozicion bankat. Ekspertët nënvizojnë se prania e burimeve alternative dhe besimi konsumator kanë ndikuar negativisht kërkesën për kredi të individëve.

Për sa i përket të ardhmes në tremujorin e tretë të vitit pritet një shtrëngim të lehtë të standardeve të huadhënies për individë si për blerje banese, ashtu edhe për kredinë konsumatore. Kjo duke u nxitur dhe nga niveli i kredive të këqija.

Për sa u përket bizneseve kushtet pritet të mbesin të pandryshuara, megjithatë pritet një rritje e kreditimit si në lekë ashtu edhe në valutë, por nuk do të ketë ndryshim të normave të interesit as në lekë dhe as në valutë.

July 16, 2017 18:21
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*