BSH: Kursi i këmbimit do të qetësohet, leku u forcua me rreth 7%
Nga Arkiva
Banka e Shqipërisë ka pritshmëri që kursi i këmbimit gjatë 2019 do të qetësohet.Gjatë prezantimit të raportit tremujor të politikës tremujore drejtues të këtij institucioni kanë vlerësuar se zhvlerësimi i euros gjatë këtij viti ka qenë shumë i fortë me rreth 6.5% më pak lekë.
Forcimi i lekut gjatë 2018 krahasohet me ato që kanë ndodhur kursin e këmbimit në 97 apo me luhatjet e ndodhura në 2008-2009 si pasojë e krizës ekonomike botërore.
Ndërkohë përsa i përket të dhënave të deritanishme për muajin dhjetor tregojnë se leku është mbiçmuar ndaj monedhës evropiane në mesatarisht 123.6 euro/lekë e cila vlerësohet se është në linjë me sjelljen sezonale të fundviti. Por përtej kësaj sipas BSH-së janë edhe një sërë faktorësh të tjerë që kanë ndikuar në këtë situatë siç është edhe ndryshimi i sjelljes së agjentëve financiarë i cili solli zhbalancim të raporteve të ofertës dhe kërkesës për valutë.
Sipas Bankës së Shqipërisë Këto goditje përshpejtuan ritmin e mbiçmimit të lekut duke e shmangur atë nga nivelet e sugjeruara dhe duke bërë të nevojshme ndërhyrjen e Bankës së Shqipërisë në tregun valutor e cila bleu rreth 400 mln euro.
Ndërhyrja e përkohshme e Bankës së Shqipërisë në tregunvalutor ka reduktuar zhbalancimet e ofertës dhe kërkesës për valutë ka qetësuar funksionimin e tregut valutor dhe ka frenuar ritmin e shpejtë të mbiçmimit të lekut .Në raportin e politikës monetare Banka e Shqipërisë theksoi se ekonomia shpitare vlerësohet nën potencial pasi nuk po shfrytëzon të gjitha kapacitetet.
l.h/ dita
Ka pas qene dikur gazeta Rilindja Demokratike, ku gazetari Frrok Cupi beri nje artikull: perse nuk cahet blloku ? – dhe shpjegonte te gjitha lidhjet farefisnore ne ish-bllok
Sot e kesaj dite e njejta gje eshte te BSH-ja, ku punojne gjithe militantet partiak
Kishim shprese se Rama do i jepte fund ketyre lidhjeve, por fatkeqesisht i dhjetfishoj me shume
BSH- ja, eshte ne nje kolaps shume serioz
Kush e pengon Banken e Shqiperise te shtyp leke dhe te bleje valute ? Do te harxhoni boje e leter dhe mund te beni financimin e ekonomise. Keshilltaret e te tjere zoterinj nuk e kuptojne valle se forcimi i lekut eshte loje e hajduteve apo spekullatoreve qe po varferojne vendin duke e blere lire me leke e per ta nxjerre valuten jashte? Kaq shume injorance financiare kemi ne drejtimin e shtetit tone apo behet me qellim per interesat e dikujt? Perse valle shteti yne rrit borxhin publik ne euro duke shitur euroobligacione ne tregun e jashtem kur ka me bollek valute te lire ne tregun e brendeshem?
Shqipëria nuk ka bankë dhe kurs monedhe, atë funksion e bë droga dhe prostitucioni. Pavarësisht se aty thithin rroga të pasftë hajdutë partiakë.