BSH, “OK” shitjes së NBG dhe Veneto. Miraton edhe kartëmonedhën 10000 Lekë

September 7, 2018 12:32

BSH, “OK” shitjes së NBG dhe Veneto. Miraton edhe kartëmonedhën 10000 Lekë

 

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë miratoi në mbledhjen e së enjtes bashkimin me përthithje të Bankës Intesa Sanpaolo Albania me Veneto Banka.

Kjo e fundit zotëron një pjesë modeste të aktiveve të sistemit bankar shqiptar, që llogaritet në rreth 1.8%.

Gjithashtu, Këshilli Mbikëqyrës ka miratuar edhe blerjen e bankës NBG Albania nga Banka Amerikane e Investimeve, ABI Bank, gjithashtu në formën e bashkimin me përthithje.

Shitja e NBG Bank Shqipëri është pjesë e planit të ristrukturimit të grupit bankar grek, që parashikon shitjen e aseteve jashtë Greqisë dhe konsolidimin e aktivitetit bankar në tregun helen.

Në Shqipëri, NBG zotëron rreth 40 miliardë lekë asete, për një pjesë tregu prej rreth 2.8%.

Një tjetër vendim i miratuar në mbledhjen e së enjtes ishte edhe vizatimi i tematikës dhe listës së elementeve të sigurisë për kartëmonedhën me prerje prej 10000 Lekësh.

Ndërkohë, sipas dokumentit të shpërndarë për mediat, Banka e Shqipërisë vlerëson se në “gjashtëmujorin e parë të këtij vitit, veprimtaria e sektorit bankar u paraqit e qëndrueshme, me tregues të mirë të performancës dhe të rezistencës financiare.

Rënia e vlerës së aktiveve në valutë të sektorit bankar për shkak të mbiçmimit të ndjeshëm të kursit të këmbimit të lekut, ndikoi në tkurrjen e lehtë të vlerës së totalit të aktiveve të sektorit.

Zhvillimet ekonomike dhe ecuria e tregjeve financiare mbështetën në tërësi veprimtarinë e sistemit financiar”.

a.s/dita

September 7, 2018 12:32
Komento

1 Koment

  1. Arben September 7, 17:36

    1 miratim blerjeve bankare te Linda rames (kokaines)

    2 duke qene se inflacioni eshte 0 u hodh ne treg prerja

    10000 lekeshe.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*