BSH: Pritet rritje e aktivitetit kreditues

July 22, 2015 19:12

BSH: Pritet rritje e aktivitetit kreditues

Ekspertët e bankave presin rritje të aktivitetit kreditues, si në monedhën vendase dhe në valutë, gjatë tremujorit të ardhshëm.

Ndersa normat e interesit pritet të vijojnë të jenë në kahun rënës përgjatë tremujorit të tretë të vitit 2015.

Sipas vrojtimit te Bankes Qendrore, kërkesa për kredi e individëve vijoi të vlerësohet në rritje edhe në tremujorin e dytë të vitit 2015. Balanca neto shënoi vlerën 29.9%, nga rreth 2.8% që ishte në tremujorin e mëparshëm dhe kërkesa u vlerësua pozitivisht dhe në përmirësim të ndjeshëm për kreditë më qëllim financimin e konsumit dhe financimin e blerjes së banesës.

Ekspertet bankar shprehen se, faktorët kryesorë që kanë ndikuar në ecurinë pozitive të kërkesës gjatë tremujorit të dytë të vitit 2015 vijojnë të jenë: kushtet e kreditimit të aplikuara nga bankat, nevoja për financimin e konsumit dhe blerjes së banesës. Pozitivisht, por në një shkallë më të ulët, ndikuan edhe zhvillimet në tregun e pasurive të paluajtshme, vendimet e Bankës së Shqipërisë dhe përmirësimi i besimit konsumator. Përdorimi i burimeve alternative të financimit ishte faktori i vetëm me ndikim negativ në kërkesën për kredi të individëve.

July 22, 2015 19:12
Komento

1 Koment

  1. Arben July 22, 19:40

    KETA EKSPERTE JANE ATA QE E KANE NDRITUR DERI TANI.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*