BSH reagon për “bankën e Linda Ramës”: Ja si është e vërteta
Nga Arkiva
Banka e Shqipërisë ka reaguar pas përmendjes së përsëritur të ABI Bank në konfliktin politik të Tiranës.
Akuzat dhe kundërakuzat u shtuan pas publikimit të disa shkrimeve në gazetën Dita mbi konfliktin e interesit të bashkëshortes së kryeministrit, anëtare e Këshillit Drejtues të kësaj Banke.
Vendimi ku paraqitet dorëheqja e zonjës Rama dhe zotit Lukaj nga Këshilli Drejtues daton në 9 janar, dy ditë pas botimit të artikullit të fundit në Dita në 7 janar të këtij viti. Sidoqoftë Banka thotë se pavarësisht kësaj, dorëheqja është dhënë më herët, në dhjetor, sipas saj.
Largimi i njëhershëm i znj.Rama dhe z.Lukaj (po njëherazi u futën në Këshillin Drejtues) u shoqërua me një lëvizje monetare të Bankës që ngjalli ilaritet në disa portale, konkretisht bëhet fjalë për pakësimin e kapitalit me 50 miliard lekë.
Kjo lëvizje monetare ndodhi dy ditë pas largimit të Ramës dhe Lukajt nga Këshilli Drejtues.
Vetë banka nëpërmjet drejtorit të saj Andi Balta akuzoi se po hidhej baltë mbi Bankën dhe se biznesi bankar po ecte shumë mirë.
Kjo i shtyu ata që lidhën largimin e znj.Rama dhe z.Lukaj me uljen e kapitalit të Bankës nga rreth 8 miliard në rreth 3 miliard, të ngrenin pyetjen “pse banka duhej të zvogëlonte humbjet kur deklaron se punët shkojnë mirë”.
ABI Bank sidoqoftë konfirmoi largimin nga Këshilli Drejtues të Ramës dhe Lukajt, por lidhur me lëvizjen e 50 miliard lekëve deklaroi se bëhej fjalë për një veprim të thjeshtë bankar, që njihet me termin “netim” pa lidhje me dorëheqjen e dy anëtarëve të Këshillit Drejtues.
“Kapitali i ABI Bank nuk është zvogëluar asnjëherë në asnjë moment. Perkundrazi vecse është rritur si pasojë e fitimeve (edhe ky informacion i rritjes është i plote dhe publik në Qendren Kombëtare të Regjistrimit). Informacioni i raportuar në menyrë dashakeqëse në disa media lidhet jo me zvogëlimin por vetem me netimin e kapitalit fillestar të paguar me humbjet e akumuluara përpara blerjes së bankës Credit Agricole Albania nga ABI Bank. Pra kapitali fillestar i bankës përpara blerjes nga ABI u netua me humbjet e periudhës po përpara blerjes nga ABI. Ky netim tërësisht teknik i kapitalit fillestar të paguar nuk ka të bëjë fare me ABI Bank” – deklaroi drejtori Balta.
Disa ditë pas kësaj, në Parlament u hodhën akuza të forta mes kryeministrit Rama dhe paraardhësit të tij Berisha, kur ky i fundit i përmendi gruan dhe ABI Bank-un. Opozita nuk ka ngurruar ta quajë Abi Bank “bankën e Linda Ramës”, gjë që ka sjellë edhe reagimin e pazakontë të kryeministrit, i cili deklaroi në Parlament se “gruas së tij i hanë atë që nuk thuhet”.
Për herë të parë ka reaguar tashmë edhe Banka e Shqipërisë. Në deklaratën e saj, BSH thotë se “çmon të nevojshme të përcjellë një sqarim të plotë, lidhur me këto deklarata mbi Bankën Amerikane të Investimeve”.
“Banka e Shqipërisë, në përputhje me kërkesat ligjore dhe rregullative, ka vlerësuar integritetin dhe reputacionin e aksionerëve të rinj si edhe të aksionerëve të tërthortë të Bankës” – thotë deklarata e BSH dhe rendit disa dokumenta ndërmjet të cilave edhe “vërtetimet e regjistruesit të shoqërive në Ishujt Kajman, për dy aksionarët e tërthortë, New Century Holdings XI, L.P. dhe NCH Balkan Fund, L.P., ku vërtetohej që dy shoqëritë janë të përjashtuara nga taksat, dhe se janë në gjendje të mirë dhe vijojnë aktivitetin”.
“Njëherazi, sqarojmë se kuadri ligjor dhe rregullativ mbi bankat në Republikën e Shqipërisë nuk parashikon ndalime apo kufizime lidhur me vendin e regjistrimit apo të ushtrimit të aktivitetit të aksionarëve të tërthortë të subjekteve, të cilët ushtrojnë veprimtari bankare në Republikën e Shqipërisë.
Pavarësisht sa më sipër, Banka e Shqipërisë në përputhje me parashikimet ligjore, por dhe me standardet ndërkombëtare (përfshirë standardet e FATF) në raste të kompanive të regjistruara në vend off-shore ka kryer vlerësimet e saj dhe ka identifikuar aksionarët deri në përfituesit e fundit” – shkruhet në deklaratën e BSH.
Institucioni i drejtuar nga Sejko thotë gjithashtu në deklaratë se “sipas të dhënave të vitit raportues 2017 për ABI Bank, rezulton se ky institucion ka marrë një vlerësim të integruar në përputhje me mesataren e vlerësimit të sistemit bankar”.
BSH shkruan gjithashtu se “siguron publikun se integriteti dhe reputacioni i aktivitetit financiar të sistemit bankar në Shqipëri, vijon të mbetet një arritje mjaft e çmuar, ku edhe politika ka pasur rolin e saj shumë pozitiv ndër vite” dhe se “Banka e Shqipërisë mbetet e hapur për çdo informacion që i shërben transparences”.
k.a. / dita
Seriozisht e ka ky? Banka u vodh duke patur ne bord PD-PS. Ky thote qe ka qene arritje e suksesshme e politikes.
Sot zyrtarisht ne Shqiperi vjedhja e shtetit quhet sukses.
Si ka arritur i ka identufikuar aksionaret. Cilat jane mjetet qe ka perdorur, burimet..dhe se fundi vete aksionaret.
A mund ti ballafaqoje publikisht aksionaret?
50 milliard leke,ku shkuan,kush i morri,po edhe kush i solli aty….
Sa interesante kjo banka e lindes…
Edhe sa interesant doreheqja te dy ´shqiptarevé aty…po aq sa presenca e dy shqiptareve …karabacinici me baxhanakun futen ne loje Linden e kryeministritper ´aftesité e saj…..
shume interesante aftesitee sajketu….
Sa per konflikt interesi, eshte edhe bile a big one…kete lukaj e di fort mire qe dha doreheqje aq shpejt …
Ku shkuan milliardat e netingut….
nisur nga titulli:-zonja rama,pronare e nje banke…aferim o dita,shume e ngrite gryken e topit.as ato qeshkruhen meposhte nuk justifikojne kete titull.sikur po lexoj titull shkrimi te pamflrti.
Jo ashtu, jo po keshtu! U bere kryeminister, te heqin dore familjaret nga bizneset private! Ose merru me biznes dhe lere shtetin! Shteti do njerez te perkushtuar shtetit, vendit, shoqerise. E jo ta kene mendjen tek bizneset e gruas, vellait, nenes, babes, djalit, vajzes! Kjo eshte alfa dhe omega e politikes.
Pse iku Linda Rama kur nuk kishte arsye?
Ja pra se DITA ka patur te drejte dhe ne kete rast kryeministri Rama duhet te goditet ashper per keto veprime te dyshimta te familjes se tij mbase edhe te atij vete!
Shteti ka marre fund dhe Rama duhet te qerohet nga qeveria!
Vetem te verteten ketu nuk e kuptuam!
Me lojra fjalesh mbulohet edhe muti e jo me gjoja te VERR-tetat e mafies ne PUSHT-et!
Po nga e di qy kaqoli i BSH-se se themeluesit e ABI bank qenkan ne gjendje te mire financiare kur jane te regjistruar offshore?
Ku i kane gjetur te gjithe keta servile qe kane si shenje dalluese edhe budallallekun ne justifikimin e maskaralleqeve qe po behen ne ABi bank. Nuk keni pare gje akoma!
Ky gallofi i gjate e ka humbur fare fillin!!
Para ketyre skandaleve XENI me çanten e zeze duket si pionier!!
Ore ky Sejko, e ktheu ate “borxhin” e vogel qe kishte marre kur iku per Kanada ca vite me pare??? Nuk ishte “borxh”, por ishte vjedhje e nje arke te nje firme private, po s’ka gje, se do te kaloje, TALLAVA’ eshte edhe ky …
Drejtori Andi Balta akuzoi se po hidhej baltë mbi Bankën!!!
Linda ka dhene doreheqje se sic duket e merr Fullani me vehte andej nga Mali i Zi,kurse ne vend te Lindes ketu do te vij Zeni i Berishes,meqe Ritvanin e mori guvernatori ne BK.O u martofsha plakat te gjitheve o hajdute te regjur.
..Kapitali i bankes para blerjes u netua me humbjet pas blerjes dhe kjo nuk ka te beje me kete banke..