BSH: Nuk ka “skemë” me kartmonedhat e vjetra. KLSH: U përfituan 542 milionë

August 11, 2016 19:35

BSH: Nuk ka “skemë” me kartmonedhat e vjetra. KLSH: U përfituan 542 milionë

Banka e Shqipërisë përmes një reagimi zyrtar i ka cilësuar si të pavërteta lajmet për një skemë abuzimi me kartëmonedhat që dalin nga qarkullimi, lajme të mbështetura në një raport të KLSH.

“Praktika e trajtimit të kartëmonedhave të dëmtuara, e verifikuar edhe me inspektimet e kryera në bankat tregtare, dëshmon se nuk ka pasur asnjë fakt apo rast, që mbështet atë çfarë është komentuar së fundmi në media”, bën të ditur BSH.

Sipas BSH-së, pretendimi se bankat e nivelit të dytë i kanë kompensuar klientët e tyre me vlerë më të ulët nga ajo që kanë marrë nga Banka e Shqipërisë është i pavërtetë.

“Banka e Shqipërisë ka bërë të gjitha verifikimet e nevojshme. Nga shqyrtimi nuk rezultoi asnjë komision i mbajtur nga bankat, që të pasqyronte se është mbajtur një penalitet në vlerën prej 20% për kartëmonedhat e dëmtuara”, shkruhet më tej në reagimin e BSH.

Sipas Bankës së Shqipërisë, për këtë çështje nuk ka asnjë ankesë të paraqitur nga klientët e bankave të inspektuara për këtë çështje.

“Banka e Shqipërisë ka bindjen se nuk i është shkaktuar asnjë dëm buxhetit të shtetit, apo edhe vet klientëve të bankës që kanë këmbyer kartëmonedha të dëmtuara me bankat e nivelit e dytë”.

Por KLSH-ja ka reaguar pas reagimit të Bankës dhe thotë se i qëndron tërësisht përfundimeve se skema e këmbimit të kartëmonedhave të dëmtuara ka funksionuar në mënyrë të paligjshme dhe, përmes saj, bankat private kanë përfituar padrejtësisht 542 milionë lekë përgjatë periudhës 2010-2014.

Burimet nga KLSH-ja bëjnë të ditur se ky institucion, sipas kërkesave të ligjit, raportin e auditimit do ta paraqesë shumë shpejt në Parlament.

August 11, 2016 19:35
Komento

2 Komente

  1. Kapter baba nga burgu i Lezhes qe u ... August 11, 19:54

    BSH eshte e akuzuar se ish Guvernatori Full-hajni ne bashkepunim me Bankat e Nivelit te Dyte kane bere kerdine me miliona e miliona lek dhe detyra e saj eshte te mbrohet duke fshehur koken ne rere si struci, duke lene jashte mullaqet e bythes 2 kv te Full-hajnit.
    BSH eshte akuzuar nga KLSH qe drejtohet nga SHQUP-i dhe ka zbuluar vetem majen e ajsbergut te megavjedhjeve ne BSH e Bankat e tjera.
    Nje kontroll nga eksperte te pavarur politikisht do ta nxirrte BSH e drejtuar nga ish Guvernatori Fullhajni, nje seli MAFIE qe ka drejtuar te gjitha punet e zeza ne vjedhje dhe kalime parash me miliona te “zengjineve” shqi[ptare te ku u a transferuar parate e droges ne Ishujt Offshore qe jane parajsat fiskale te per Mafian Boterore.
    Vjedhja ne BSH eshte shume me e madhe se 21 milion euro qe ka deklaruar KLSH nga kontrolli i kryer vetem ne 4 vite, po te perfshihet nje dhjetevjecar ne kontroll vjedhja do te te habiste edhe mafiozet e Wallstreet.

    Reply to this comment
  2. mira August 12, 08:31

    Po die po thuhej per 21miljon euro vjedhje leket e popullit po jemi populli me pa gjak me keta hajdut dhe ai kerkon dhe dem psikologjik llullani.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*