BSH: Shifra mbi mesataren, rritet besimi i biznesit dhe i konsumatorëve

October 8, 2019 08:30

BSH: Shifra mbi mesataren, rritet besimi i biznesit dhe i konsumatorëve

Biznesi dhe konsumatorët kanë rritur besimin në ekonominë e vendit dhe pritshmërinë për rritje në një pjesë të mirë të sektorëve.

Vrojtimi i fundit i Bankës së Shqipërisë për Besimin e Biznesit dhe Konsumatorit reflekton se treguesi i ndjesisë ekonomike (TNE) u rrit me 3.2 pikë gjatë tremujorit të tretë të vitit  2019.

“TNE-ja shënoi vlerën 109.0, duke mbetur mbi mesataren e saj afatgjatë. Përmirësimi i besimit në sektorët e  industrisë, shërbimeve dhe tregtisë, ndikoi nivelin e treguesit  të  ndjesisë ekonomike në kahun rritës. Ndërkohë, besimi në sektorin e ndërtimit dhe besimi  konsumator rezultuan me rënie  në  tremujorin  në analizë”, thuhet në publikimin e Bankës së Shqipërisë.

Ekonomia shqiptare vijoi trendin e rritjes edhe në tremujorin e dytë të vitit 2019. Sipas të dhënave nga INSTAT prodhimi i brendshëm bruto u rrit me 2,31%, kundrejt rritjes 2,21% në tremujorin e parë 2019.

Rritja ekonomike në tremujorin e dytë u mbështetet nga një gamë më e gjerë sektorësh ku dominojnë turizmi me shërbimet, aktiviteti tregtar dhe degë të tjera, sidomos telekomunikacioni dhe shërbimet financiare.

INSTAT bën të ditur se ndikimin më pozitiv në rritje e kanë dhënë shërbimet, që ndikuan në 0,71% të rritjes, e nxitur dhe nga turizmi, me hyrjet e të huajve që kanë shënuar një nivel rekord këtë vit. Sektorët e tjerë që ndikuan janë: Administrimi publik, arsimi dhe shëndetësia me 0,42%, bujqësia, pyjet dhe peshkimi me një rritje 0,41%.

j.l./ dita

October 8, 2019 08:30
Komento

1 Koment

  1. Drini October 8, 09:17

    Keto llogarite si I bejne keta kopetentat e BSH dhe INSTAT-it kur 40% e bizneseve jane informale dhe te punesuarit e tyre punojne ne te zezë. Nderkoh qe Shqiptaret jane të parët në botë për kërkesat për azil në BE, në raport me popullsinë. Hajde kuptoji statistikat e ketyre halldupeve.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*