BSH urdhëron bankat e nivelit të dytë të mos shpërndajnë fitime

April 9, 2020 22:21

BSH urdhëron bankat e nivelit të dytë të mos shpërndajnë fitime

Banka e Shqipërisë vendosi më 8 Prill në një vendim qarkullues të Këshillit Mbikëqyrës të ndalojë të 12 bankat e nivelit të dytë në Shqipëri të shpërndajnë fitime për një periudhë tremujore, me synimin e ndaljes së “fluturimit të kapitalit” që mund të shkaktohet nga pasiguritë ekonomike të krijuara nga Pandemia COVID-19.

Në një njoftim për shtyp, BSH deklaroi se vendimi “synon të sigurojë mbështetje për bankat, kryesisht nëpërmjet rritjes së aftësisë së tyre për të përthithur humbjet e mundshme potenciale dhe për të mbështetur kredidhënien për klientët individë dhe biznese gjatë kësaj periudhe”.

Kjo është hera e dytë që Banka e Shqipërisë ndërmerr një vendim të tillë që kur vendi krijoi një sistem bankar me dy nivele, afro 25 vjet më parë. Herën e kaluar, vendimi për ndalimin e shpërndarjes së fitimeve të akumuluara erdhi pas krizës financiare ndërkombëtare të vitit 2008.

Megjithatë, efikasiteti i kësaj mase sot duket i dyshimtë, për shkak se qeveria shqiptare favorizoi bankat dhe kompanitë e tjera të mëdha të shpërndanin fitimet te aksionerët me një kosto shumë të ulët, kur uli tatimin mbi dividentin duke i akorduar disa dhjetëramilionë ulje taksash bizneseve më të mëdha në vend, përfshirë bankave.

Banka e Shqipërisë ka ndërmarrë disa masa për të lehtësuar bilancin e bankave si pjesë e përpjekjeve për të luftuar një paralizë të mundshme të kreditimit në ekonomi në kushtet e goditjes nga COVID-19.

Në një masë tjetër, BSH vendosi të klasifikojë huamarrjen e qeverisë shqiptare në euro si aktivitet me rrezik zero, nga një ponderim në masën 50% më parë, me qëllim që të lehtësojë bilancin e bankave nga nevoja për të mbajtur mjaftueshmëri kapitali në raste kur blejnë këto lloj titujsh.

Sipas vendimit, i cili u publikua në Fletoren Zyrtare të 8 Prillit, bankat do të përfitojnë nga ky rregull vetëm për obligacionet në euro të qeverisë shqiptare të blera brenda këtij viti.

Po në të njëjtën fletore, një ndryshim në rregulloren “Për Administrimin e Rrezikut nga Ekspozimet e Mëdha” i mundëson bankave të blejnë pa limit tituj në euro të qeverisë shqiptare.

Sipas një parimi të përgjithshëm, bankave nuk u lejohet t’i japin hua një subjekti në masë më të lartë se sa 10% e kapitalit të tyre aksioner. Por nga ky rregull do të përjashtohet blerja e obligacioneve në euro të qeverisë shqiptare të emetuara gjatë këtij viti.

Aktualisht  bankat kanë akumuluar gjatë viteve të fundit një sasi depozitash në euro, të cilat kanë pasur mundësi të kufizuara investimi për shkak të politikës së deeuroizimit të ekonomisë.

Masat e reja duket se do ta euroizojnë më tej vendin.

 

*****

Marrë me shkurtime nga BIRN

 

April 9, 2020 22:21
Komento

4 Komente

  1. Absolutishte . U mbush Thesari cfar pret mo mer zanatin vidheni e mos lini asnji qindark brenda April 9, 22:35

    ali baba dhe kafha e shpelles
    jane duke bo Plant mes pishave te Lalzit

    si t’ju qerojne edhe kte her te trete bashk te dy .

    Tashme kan dal hapur qe jane kriminelet dhe

    zhvatesite e Shtetit Shqiptare , Vilat pellasin fort

    por ,oreksi vjen duke ngren mo.

    Thesarin e Floririt e vodhi ilir meta – 1-Rapina e pare

    Bankene Shtetit salih shpellari me duart Fullanit .2- e dyta

    te treten tani po bojn Plane me e vjedh bashke

    dhe me kto do t’i mjaftojne me i dhuru edhe Te Hujave

    qe kane si Tutore edhe me iú shkerdhy fmijet e tyre Botes mbare .
    Hajt pregatituni bij bushtrash ,gjake Antishqiptaresh

    keni te gjithe ne vena ,shqyeni Shqiperi bij kurvash
    rraca e mutit

    Reply to this comment
  2. Tani April 10, 01:35

    Mostra shkelqim ganaj, u merr leke punjesve te ildkpki per ti dhene per Coronavirusin.
    A ka shtet ky vend, qe len kete moster akoma ne ildkpki….po pse ky vend si mostra shkelqim ganaj dhe fatmir xhafa do vuaj…
    Te filloj menjher hetimi ndaj ketij moster…
    Spaku, cfare pret pse nuk heton kete moster ordiner….we detyron punjonjesit te firmosin per cdo gje per shmagur veten…edhe naften e institucionit e ka vjedh…
    Me cfare paguhet familja e ketij ordineri ne hollande…pse hesht ky shtet para ketij ordineri…sa subjekte u ka marre leke…pse hesht spaku me kete ordiner…orgjent te filloj hetimet dhe shkarkim te menjehershem…

    Reply to this comment
  3. Arben April 10, 05:01

    cuna leku shqipetar i eshte futur gremines.

    Reply to this comment
  4. h April 10, 10:05

    Me këtë guvernator që thoshte se leku eshte vlerësuar shumë
    sepse ekonomia eshte shumë e fortë doni të shpetoni sistemin financiar ju ???

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim