BSH zbulon shkakun: Pse u zhvlerësua euro

August 11, 2017 09:06

BSH zbulon shkakun: Pse u zhvlerësua euro

Në tregun e brendshëm valutor, leku ka vijuar të forcohet gjatë tremujorit të dytë të vitit, madje me ritëm më të përshpejtuar në muajt maj dhe qershor, referoi Banka e Shqipërisë në një analizë të posacme për zhvillimet në kursin e këmbimit në tremujorin e dytë të vitit.

Banka e Shqipërisë analizon se, hyrjet e valutës në ekonomi kanë qenë ndjeshëm më të larta se daljet, dhe një pjesë e tyre është përkthyer si tepricë oferte valutore në treg.

Forcimi i lekut kundrejt monedhës evropiane ka qenë më i pranishëm në muajt maj dhe qershor. Kursi i këmbimit u shfaq i qëndrueshëm në periudhën shkurt prill, rreth vlerës 135.5 lekë/euro, por ra në 134.6 lekë/euro në muajin maj dhe, më tej, në 133.2 lekë/euro në muajin qershor.

Banka e Shqipërisë thotë se,në terma nominalë efektivë, mbiçmimi vjetor i lekut shënoi vlerën 4.6% në këtë tremujor, duke u thelluar nga vlerat 3.5% dhe 3.2%, që shënonte përkatësisht në tremujorin e parë të vitit dhe në vitin 2016.

Kjo ecuri, sipas Bankës së Shqipërisë ka reflektuar mbiçmimin më të fortë të lekut kundrejt euros gjatë kësaj periudhe, në një kohë që ai ka vijuar të forcohet me ritme të njëjta kundrejt monedhave të tjera të shportës. Në terma realë vjetorë, leku është mbiçmuar me mesatarisht 4.4% në këtë tremujor, nga 4.0% një tremujor më parë. /Monitor

August 11, 2017 09:06
Komento

2 Komente

  1. Gazetari pa shkolle August 11, 09:22

    O gazatar super-inteligjent,…. Mos fol me gjuhen e Fullanit. Sa njerez e kuptojne termin “mbicmimi i Lekut”?
    As ti vete nuk e di. E pra kur nuk e kupton vete mos bej lajme me fjale qe nuk u di kuptimin.

    Reply to this comment
  2. Visi August 11, 11:22

    Kokrrat e legenave. Ka 25 vjet qe ne vere te gjithe valitat zhvleresihen ne shqiperi vetem per nje arsye, vijne emigrantet e sjellin valute keshtu qe forcojne lekun per tja futur emigranteve. Kaq e thjeshte eshte. Ky na trogon teorira te kota. E cudicme qe vetem ne shqiperi bie vlera e valutes pikerisht ne vere ndersa ne vendet europiane nuk luan ose rritet. Legena qe jetoni duke rrjep te tjeret. Mos ju a pafsha bojen, as per 100 vjet nuk vi me ne ate vend me njerez kriminela e plehera

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*