Bubulina, heroina arvanitase e Revolucionit Grek

May 22, 2017 10:52

Bubulina, heroina arvanitase e Revolucionit Grek

 

22 maj 1825 – U vra Bubulina, kapedane arvanitase, figurë e shquar e Revolucionit grek

Laskarina Bubulina, heroina greko-shqiptare në Revolucionin Grek dhe në luftën për çlirimin e Greqisë nga pushtimi shumë shekullor otoman, është një figurë e njohur për këdo, në Greqi po e po, por edhe në Shqipëri. Herë-herë, për shkak të origjinës së saj shqiptare (arvanitase), shumë studiues e renditin atë në heroinat e kombit tonë dhe nuk bëjnë gabim, pasi ajo jo vetëm nuk e ka mohuar origjinën e saj shqiptare, por  përkundrazi, e ka quajtur atë si një veti të lindur që i ka dhënë shtysë të bëhej ajo që në fakt u bë, një heroinë e vërtetë, e paharruar dhe frymëzuese i mijëra grave në shekuj.

Që në lindje heroinë

Bubulina u lind në një burg të Stambollit, në atë burg që banorët e quanin “Kështjella e shtatë kullave”. Ishte mëngjesi i 11 majit të vitit 1771. Nëna e saj, Shqevo, kishte shkuar të takonte burrin e saj, kapedanin Pinotis, që mbahej i burgosur nga otomanët si luftëtar i rezistencës greke. Çuditërisht, atë mëngjes, kur mbërriti në “Kështjellën e shtatë kullave”, burrin e saj e gjeti të vdekur në qeli. Nga dhimbja e madhe, gruaja shtatzënë lindi para kohe. Burzino, shoku i armëve të Pinois, i burgosur bashkë me të, e ndihmoi gjatë lindjes dhe kërkoi t’i vërë emrin Laskarina, në kujtim të nënës së tij.

Amazonë e deteve

Shumë e re ajo dashurohet me një grek nga Specaj, të quajtur Jonuzas, që atë kohë, si gjithë burrat e këtyre ishujve, rrihte detet e Greqisë dhe të Mesdheut. Në historinë e atyre ishujve, Bubulina do të ishte e para grua që do të thyente zakonin e vjetër. Duke ia lënë fëmijët nënës së saj, ajo ishte e para që e ndoqi të shoqin në det. Një ditë, në Specaj, mbërriti trupi pa jetë i Junozas, vrarë në betejë me otomanët në ngushticën e Siqilisë. Laskarina 26-vjeçare mbeti e ve me tri fëmijë, por shpejt Bubulis, miku më i ngushtë i të shoqit, kërkon të martohet me të. Dhe përsëri, duke ndjekur Bubulis, Laskarina do të vazhdonte aventurën e saj me detin, luftën dhe jetën boheme. Edhe Bubulis ishte trim e njeri i aventurës. Me të, ajo do rrahë Atlantikun, do të shkojë gjer në Veracruz e Buenos-Aires, në Lisbonë, Kartagjenë dhe Detin e Zi. Emri i saj, tashmë ishte kthyer në legjendë. Por pas vrasjes së Bubulis dhe të djalit të saj në betejat detare, emri i saj do të bëhej simbol i luftës për liri. Gjithçka ajo e vuri në shërbim të revolucionit.

“Ja vdekje, ja liri”

Bashkë me një nga bijtë e saj, Bubulina ishte anëtare e organizatës së fshehtë “Filiqi Eteria”, e cila u bë shpirti i revolucionit. Jeta e saj kaloi nëpër beteja detare, gjëmimet e topave dhe stuhisë. Më 13 mars 1821, në direkun e tij, ajo kishte ngritur flamurin dhe kishte nisur rrugën e madhe të luftës. Marinarët e saj, të gjithë arvanitas speciotë, ajo i thërriste “djemtë e mi”. Pikërisht në 3 prill të atij viti, në majën e këmbanores së kishës së Shën Nikollës ajo kishte ngritur të parin flamur të luftës për pavarësi, me mbishkrimin “Ja vdekje, ja liri!”, shkruar me germa të mëdha në një sfond të kuq. Shpejt, emri i Bubulinës do të shpërndahej nëpër gjithë ishujt, e më pas në tërë Greqinë e Ballkanin. Duke përshkruar betejën e famshme të Nafplios, kronisti dhe historiani grek Argiru, shkruan: “Më kujtohet kur më 4 dhjetor 1821, ajo qëndronte në këmbë mbi kuvertën e anijes, duke urdhëruar sulmin mbi kështjellën e Nafplios. Por 300 topat e kështjellës e sprapsën sulmin e marinarëve të saj. Si një amazonë në zemëratë, Bubulina u thirri: “Jini gra apo jini burra të vërtetë?… Përpara!”.

Ajo nuk ishte vrarë në luftë, por thjesht në gjaknxehtësi e sipër nga njerëzit e të dashurës së birit të saj. Një plumb në ballë kishte shuar jetën e kësaj trimeje, që kishte përballuar aq e aq herë vdekjen në det. Ishte 22 maji i vitit 1825. Revolucioni grek kishte triumfuar. Atë vit, edhe pse lufta kishte mbaruar, ajo vazhdonte të qëndronte e veshur me fustanellën e saj dhe armët e ngjeshura në brez. Bubulina ishte tërhequr nga skena politike dhe mendonte për fëmijët e saj. Djali i saj kishte rrëmbyer një vajzë të Specajt dhe ditën që do të largoheshin nga ishulli, burrat e familjes së vajzës rrethuan shtëpinë dhe qëlluan mbi Bubulinën.

Një javë më pas, në Specaj do të vinte dekreti i perandorit rus, i cili për merita të veçanta, e shpallte Bubulinën admirale të flotës ruse të Egjeut. Që nga ajo kohë, emri i Bubulinës, i kësaj zonje të madhe apo “megali qiria”, siç i thoshin bashkëpatriotët e saj, hyri në legjendë, në këngët popullore që nisën të këndoheshin nga njëri fshat në tjetrin, nga njëri brez në tjetrin. Shumë libra u shkruan për të. Flamuri i saj me shqiponjën mbi një fushë të kuqe, të shndërruar më pas në blu, rrethuar nga një shirit i kuq, valëvitej tashmë majë çatisë së shtëpisë. Ai flamur e kishte çuar në Tripolica, ku do të takonte trimin tjetër arvanitas, legjendarin Kolokotroni, të cilin do ta dashuronte që ditën e parë që do ta takonte.

May 22, 2017 10:52
Komento

13 Komente

  1. Arben May 22, 12:30

    1. ISHTE SHQIPETARE, JO GREKO-SHQIPETARE.

    NE ATE KOHE POPULLSIA E GREQISE ISHTE 50% ME 50% SHQIPETARE DHE GREKE, PRA NUK KISHTE GREQI, QE TE MUND TE QUHEJ KJO GREKO-SHQIPETARE.

    ME VONE GREKET I SPASTRUAN SHQIPETARET.

    KJO HEROINA KA HEDHUR NGA SHKEMBI 2,000 GRA, PLEQ DHE FEMIJE CIVILE TE PAFAJSHEM DHE NUK KA BERE ASNJE PERBALLJE ME USHTRINE E RREGULLT OSMANE.

    MARS PRILL 1822, JANE VRARE 40,000 CIVILE MUSLIMANE NE MORE, NGA KRIMINELE SI PUNA E SAJ, E PERSERIS AS EDHE NJE PERBALLJE E VETME ME USHTRINE E RREGULLT POR MASAKRA CIVILESH.

    REZULTATI I KETYRE NGJARJEVE ESHTE PARE KETO 200 VITE, NJE SHTET RRUMPALLE PER 100 VITE SHTET I FALIMENTUAR SI SOT.

    NDERTIMI I SHTEPISE FILLON NGA THEMELET.

    Reply to this comment
    • Besniku May 22, 16:56

      Ti je nje gjuhe-gjarper, e jo arben.
      Bubulina eshte heroine shqiptari- arvanitase,per jet e mot.
      Arvanitasit qe e nxoren nga gjiri I tyre, dhe populli grek, per lirine e te cileve luftoi, kane ditur ta vleresojne gjithmone heroizmin e saj.
      Por shkrimi eshte I dobet ne sa shprehet here per heroizem e here per aventura.
      Dhe emri Jonuzas, nuk eshte grek por turk, musulman, i cili eshte transformuar ne grek, si bejne sot historianet greke per çdo gje qe kane interes te quhet greke.

      Reply to this comment
      • Arben May 23, 10:14

        SHKRIMI ESHTE REAL DHE JO I DOBET.

        GJE TJETER SE NE KETO 100 VITE NUK KEMI

        ZHVILLUAR HISTORI, POR PROPAGANDE.

        Reply to this comment
    • bill May 24, 02:32

      Greket ne at kote perbeshin ma pake se 50%; nje e treta eshte figure me afer realitetit, edhe keta flitsnin nje ‘greqishte’ tjeter nga ajo qe u mesua ne shkolla pas pavarsise…

      Reply to this comment
      • Arben May 24, 17:04

        KUR ERDHI MBRETI GJERMAN I CAKTUAR PER GREQINE, NE ATHINE, SHKRUANTE NE DITARIN E TIJ, SE ATHINA KISHTE ME SHUME XHAMI SESA KISHA.

        Reply to this comment
  2. Agron May 22, 14:38

    Beni edhe nje bust per Bubulinen dhe Kollokotronin apo mbaroi allcia dhe bronxi!
    Kjo heroine e quajture Bubulina luftoi kunder turqve dhe atyre qe luftuan per Turqine qe nga Ismail Vlora,vellezerit Frasheri,Hasanet,Enveret,Salirat atj.
    Arvanitasit jo muslimane turq luftuan jo vetem kunder turkut,bullgareve dhe zagareve,kunder atyre qe mbeshtesin akoma Turqine qe nga Amerika qe eshte “miku” me i “shtrenjte” i myslimaneve te kthyer ne Elvisa,Eduards,Eriona etj.
    Prandaj qe keta Arvanitas nuk kane asgje te perbashket me armiqte e perjetshem shqipetare myslimane,camer qe i dolen te pabese dhe u lidhen me cdo Okupatore qe nga Italia,Gjermania,Amerika,Cifutet.
    Ata jane trimat e vertete te Jeorgios Kastriotit dhe jo te Erdoganeve dhe nostalgjiket e tij te ashtuquajture Shqipetare.

    Reply to this comment
  3. KORÇARI May 22, 20:41

    Në rradhë të parë Ishte Shqiptarë, dhe nuk dinte Greqisht, kur jepte urdhër për sulm thërriste në SHQIP “ZJARR”.
    E dyta Jonuzi ishte gjithashtu Shqiptar, komplet banorët e Speceve janë akoma dhe sot ARVANITAS=SHQIPTARË.
    Në flamurin që ngriti Shkruhej LIRI A VDEKJE gjithashtu në SHQIP, me gërma të zeza në sfond të Kuq.
    Pothuajse 98% e luftëtarëve të Revolucionit Grek ishin Shqiptarë, dhe pothuajse asnjëri nuk fliste Greqisht, psh MARKO BOÇARI kur zbriti nga Suli, fshati i tij nuk dinte fare Greqisht,GREQISHTEN e mësoi në kampin ushtarak Francez të Korfuzit.
    Sa për [email protected] që thotë se vrau myslimanë , po vrau myslimanë Shqiptarë ashtu siç bëri dhe Skënderbeu, por i vrau pasi Bashkëvepronin me Turqit, pra ishin Hamza ose Haxhi Qamilsa.

    Reply to this comment
    • Speci May 24, 16:33

      Organizata e fshehte “Filiqi Eteria” ishte organizte spiunazhi e Rusise. Prandaj perandori sllav ortodox rus e shpallte ate admirale te Egjeut, sikur Egeju ishte det i Rusise dhe arvanitasit ishin bujkrober te Rusise.

      Reply to this comment
  4. ONKEZMI May 23, 00:32

    Ka nje liber ne shqip,per herohinen arvanitese,qe thote shume me shume se shkrimi i mesiperm.Do qendroi pak tek burri i para iBubulines.Januza-es,qe nuk ishte grek.Vete fakti qe ishulli i Speces,Hidres ishte me arvanite.Lexo: “Kapedania Arvanite”,viti botimit 1997,Milosao,Sarande me autor K.Kacupi.

    Reply to this comment
  5. A May 23, 12:32

    Pas vdekjes se Heroit te Madh te Popullit dhe Kombit Shqiptar GJERGJ KASTRIOTI – SKENDERBEU, lukunia turke u leshua drejt shqiptareve me krime monstruose dhe makabre nga inati qe kishin per HEROIN tone te MADH. Te dy sulltanet e tyre me te shquar qe ka patur kjo perandori injorantesh, intrigantesh sulltan murati i dyte dhe sulltan mehmeti i dyte, u budallepsen nga veprat e GJERGJIT tone deri ne ekstrem. I pari pasi konstatoj se GJERGJ GJIGANDIN nuk e meposhte dot porsa u kthye ne Stamboll vdiq nga sistemi nervor dhe psikiatrik, nga marazi si budalla. Kurse i dyti sulltan mehmeti i dyte, kaq u budallallep sa ju mbush mendja qe GJERGJI kishte shpaten magjike. Per kete dergoj njerez dhe ju luste GJERGJIT aman derman me fal shpaten magjike se me beri namin dhe s’kam asnje fitore. GJERGJI ju pergjegj, shpaten merre, po ta fali, por krahun dhe doren qe perdor kete shpate i kam pervehte.
    Prandaj kemi edhe sot turq dhe shqip folesa qe e kan inat edhe sot GJERGJ KASTRIOTIN – SKENDEREBEUN dhe nxjerrin brockulla nga goja, ky person na ka tradhetuar baba sulltanin. Ore te mjere nje gje nuk kuptoni se perpara GJERGJIT sulltanet e juaj ishin nje hiç. Prandaj me pushtimin e Shqiperise nga plehrat turqit e ndane ne kater vilajete, kryen krime makabre ndaj popullsise dhe per asnje qast nuk lejuan te hapeshin shkolla ne gjuhen shqipe. Bile edhe sot keto derdimenet turq edhe sot qe ne Turqi banojne rreth 5 MIJELION shqiptar nuk kane lejuar kurre dhe asnjehere shkolla ne gjuhen shqipe, duke mos lejuar qe zakonet dhe traditat shqiptare te perhapen. Pastaj del edhe sulltani i ri rexhep taip erdogan qe thote me shqiptaret jemi vllezer. Kur, ku si ne nje kohe qe shqiptaret jane fise ilire dhe turqit nga fiset selçuke nga zgafellat e largta te azise. Tung.

    Reply to this comment
    • Arben May 24, 21:07

      HEROI YT I MADH, SA ISHTE SOLLI VETEM SKAMJE MJERIM E LUFTRA PER SHQIPETARET,

      PERANDORIA E NDRITUR OSMANE SOLLI PERPARIM MIREQENIE DHE 5-FISHIM TE HAPESIRAVE TE BANUARA NGA SHQIPETARET.

      Reply to this comment
      • ELIOT July 13, 20:05

        arben ;;;;te lutem ik e mos shkruaj me shqip ;; te lutem shume ;;; qe ke gjak turku mire ;;por na bere me turp me shkrimet tuaja idiote ;;;;; GJERGJ KASTRIOTI LUFOIT PER SHQIPERINE … PER TA MBAJTUR TE LIRE DHE TE PASTER …. SI SE KE KUPTUAR NJE GJE KAQ TE THJESHTE …QE EDHE NJE FEMIJE NE KOPESHT E KA KUPTUAR ….. PASKE NJE KAPACITET TE MEDUARI SA NJE BEBE 6 MUAJSHE …TE RRONI VETE SE …………MERCI TETE DE BITE …

        Reply to this comment
  6. Pellazgos May 25, 14:49

    Sa te semure dhe te verbuar nga nje nacionalizem i quajture “shqipetare” nuk mund ta kuptoj!
    Ore vellezer,i thone tremije vjet kulture,gjuhe,Kishe Orthodokse Greke emra te ndryshuar ne turq,te pa bese.
    Historia e botes thote qe Greqia e Lashte nuk i dihet fillimi qe nga koha e Majmunit,pastaj 750 vjet Perandori Romake qe cdo gje e kopjoi nga Greket qe edhe e krijuan Ata qe shpetuan nga lufta e Troas,pastaj 1250 vjet Bizantios Greke deri ne 1453 kur erdhen Turqit qe kthyen ne myslimane me dhune qindra mijera Greke Orthodoks.Qe ketu fillon te ashtuquajturit shqipetare nga ata Janicaros qe ne ener te paraarrdhesve te tyre Epirote dhe Ilyre u quajten shqipetare.
    500 vjet Pashalleqe,martesa midis myslimaneve si turq ashtu edhe Janicaros te convertuar ne myslimane.
    Ku dinte Bubulina se egzistonte ndonje Pashallek “shqipetare” qe te vinte dhe te luftonte per ate.
    Ajo luftoi kunder turqve dhe 75% te ashtuquajture shqipetare myslimane te Dum Babes apo edhe 98% te Kosovos turke.
    A kini pak tru apo kujtoni se gjithe bota rrotullohet nga Albani-stani?
    Ismail Beu dhe Frasherinjte nuk ua mbante bytha te deklaronin jo turq ne Parlamentin Turk,ata luftuan per Turqine,pike mbaroi dhe nuk e dinin qe nje dite do binte Turqia nga Fuqite e Medha.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*