VIDEO: Buçe, këlysh e qen… Seanca e djeshme në Kuvendin e Shqipërisë

April 7, 2016 14:53

VIDEO: Buçe, këlysh e qen… Seanca e djeshme në Kuvendin e Shqipërisë

Kuvendi i Shqipërisë  u përfshi dje në skenat e përsëritura të sherrit dhe të dhunës.

Kryetari i Grupit të PD-së Edi Paloka ka tentuar të godasë deputetin socialist Erjon Braçe.

Konfrontimi mes dy deputetëve ka ardhur si shkak i replikave me fjalor fyes mes deputetit socialist Erjon Braçe  dhe ish kryeministri Sali Berisha.

Ndërhyrja e kryetarit të kuvendit me 5 minuta pushim nuk e qetësoi situatën, duke detyruar pak minuta pas rifillimit ta ndërpresë për herë të dytë.  

Erjon Braçe tha se nuk do të lejojë asnjë sekond ta fyejnë në kuvend ndërsa Berisha e shpjegoi këtë  ngjarje me frikën e socialistëve për tu përballur me dosjen e vjedhjeve të tyre.

Ristani: Mos bëj si këlysh kone

Braçe: Po shikoj njërin këtu që qesh ( flet për Ristanin). Po buçe, po buçe, po buçe!

Nderhyn Berisha por nuk degjohet

Braçe: Po të them dhe njëherë e ke filluar me këta të tutë, nuk ke lënë njeri pa përfolur nga këta të tutë, duke filluar nga rreshti i parë deri tek i fundit. S’ke lënë njeri pa e damkosur ti vetë. Nuk ke lënë njeri pa përfolur.

Berisha e akuzon nga vendi por nuk dëgjohet

Braçe: Ti do vish ta provosh në gjykatë.

Berisha flet nga vendi: Ti je këlysh i vogel po dollarët ke marrë shume

Brace: Sali boll mos bëj si qen. Ulu aty se e di çfarë halli ke. Ulu ore aty.

Berisha: Je këlysh i vogël.

Braçe: Dëgjo këtu qen i madh.Dëgjo këtu.Ça ka mo?

Ky  moment i shkëmbimit të akuzave dhe fyrjeve të ndërsjellta  është pasuar me një   konflikt mes kryetarit të grupit parlamentar demokrat Edi Paloka,  dhe deputetit Erion Braçe. Është dashur ndërhyrja e gardës  për të shmangur një konfrontim të mundshëm fizik. Ndërkohë që Meta urdhëri ndërprerjen e seancës për 30 minuta.

 

April 7, 2016 14:53
Komento

15 Komente

  1. Anila April 7, 15:47

    Mire ua ke bere o Braçe.

    Reply to this comment
  2. Din Paku April 7, 15:50

    Gazetaria ka arritur ne nivele shume te larta, tjeter informacion gjen ne titull, tjeter ne shkrim. Me sa duket, po shfrytezohet çdo milimeter katror i gazetes per te na informuar sa me mire e sa me shume, neve, lexuesve te etur per njohuri. Bravo Mero per kete arritje!

    Reply to this comment
  3. Toni April 7, 17:06

    Kush i ka fut ne parlament keta horrat

    Reply to this comment
  4. LILOLABJA April 7, 17:09

    Hallelujah!!!!!!!!!!!!!
    Me ne fund u vra frika.Qen i ben ndere ti thuash o djali Braçe, ai eshte kriminel dhe mon hésitoni t’ja permendni, mjaft me me etiketa me nje njeri qe lleret i ka te ngjyera me gjak.
    Faleminderit Zoti Braçe !

    Reply to this comment
  5. I.Troplini April 7, 17:24

    Paloka eshte “trim”. Aq trim eshte, saqe ben sikur te godet. Sheh endrra me sy hapur thuthuqi dhe pas dy gotash raki me Ristanin, i duket vetja si Skenderbeu,,,,vetem se pa kale. Ajo endrra vazhdon, deri kur takon njerez si Armando Prenga, qe nuk bejne sikur te godasin por ia thyejne turinjte aty ku “trimi” hap gojen dhe e ka te nevojshme zgjimin nga gjumi. Per formatin e Palokes, njerez si Prenga jane nje “bekim” dhe “garanci” se llumi nuk kupton tjeter gjuhe pervec asaj qe ai u jepte Palokes dhe Strazimirit.
    Tek degjon Erion Bracen ne foltore, me hakerrimet apo “zbulimet” e radhes ndaj atij qe ka zbritur nga bjeshket e pshurrura, nuk mund te rrish pa shtruar pyetjen. Eshte Zoteria, pjese e mazhorances qe ka egzekutivin apo eshte pjese e ndonje shoqate pellumbash,,,qe nuk kane asgje tjeter ne dore vec deshires se mire dhe besimit qe pellumbat jane nje thesar i cmuar. Nese prokurori i pergjithshem nuk ka deshiren te reagoje karshi vrasesve dhe hajduteve te fondeve te shqiptareve,,,perse e mbani ne ate zyre?
    Nuk mjafton te drejtosh gishtin tregues ne drejtim te babit te Xenit, kur ne radhet e tua ke edhe me hajdute se ai. I ke ne postet ministerore, duke filluar nga gazi i embel deri tek ai per “shendetesine falas”.
    Pra, kur njeri ben sikur revoltohet nga hajduteria e babit te Xenit ndersa tjetri ben sikur godet “per te mbrojtur nderin” e hajdutit nga bjeshket,,,,atehere nuk kemi pse e quajme me kuvend te shqiptareve, kete qe rendom e lexojme per te tille. Ai ka humbur cdo legjitimitet per te egzistuar dhe nuk perfaqeson shoqerine vitale shqiptare. Ajo eshte kthyer ne shpellen e hajduteve dhe trafikanteve, qe e perdorin ate per tu bere karshillek shqiptareve me degjenerimin karakterizues te krimineleve ordinere.
    Shperbejeni ate nevojtore publike.Ai nuk eshte kuvend.

    Reply to this comment
  6. Shahisti April 7, 17:25

    Pavaresisht nga cdo gje tjeter, fjalori i perdorur ne Parlamentin shqiptar eshte krejtesisht i papranueshem dhe nuk i ben nder askujt, as qenve, as zagareve, as koneve e as buceve, te cileve u vjen turp qe i krahasojne me politikanet tane.

    Reply to this comment
  7. Turi April 7, 17:26

    o paku,,,,kjo eshte gazea dita, meron e ke tek tema,,,,megjithate gazetat shfrytezojne keta momente me tituj extra,,,

    Reply to this comment
  8. l ri April 7, 17:28

    E ka pak fjalën qën,ai është një egërsirë dinosaur i epokës së gurit.Atë e ndreq vetëm varri,Mos e lini as të marrë frymë jo më të flasë,,,!

    Reply to this comment
  9. vjola April 7, 17:53

    O popull nuk ka fyerje per kete moster te dale nga binaret.Akuza dhe vetem akuza ne gjykata(megjithese ata ikane cdo gje te regjistruar)por prap te mos hezitohet ne dorezimin e akuzave ndaj shpellarit.Te mos pipetije sekuestro pasurie familiarisht.

    Reply to this comment
  10. Bilbil Sulovari April 7, 18:04

    Z.Braçe megjithese nuk eshte e hijshme ato qe i thoni,ato jane pak sepse meriton me shume dhe me teper te renda,Qenin qe e ka zene tenja e ka te keqen nga brenda.Ai tregon eksperiencen e vete se e ka filluar nga miu i haleve ,koneve te vogla e deri tek te medhate si kanibal vrasetar ijeteve njerzore.Nuk i bene pershtypje egersires kafshengrenese se sa kafshe gllaberon dhe ketij jetet njerzore.Braçe mos u perkul ndaj nje kafshe te tille njerzore.

    Reply to this comment
  11. Darius April 7, 19:19

    Hajde se Show eshte,mos u merzisni shume dhe as mos u kenaqni shume,te gjithe aty ne Parlament jane njesoj!!!

    Teoria 70-80 vjecare e KUBESE,”BEJ SIKUR” ecen me sukses.
    Bej sikur,shan,flet,denon,vret,rreh…kurse ne fund fare eshte pipelli shqiptar me bisht ne shale!!!

    Reply to this comment
    • SuomynonA April 7, 20:35

      O darius çka të mbiellësh do korrësh, kurse ti boke pjesë ke ata që nuk kan mbjellë gjë, kta jan pasqyra e popullit tonë injorant

      Reply to this comment
  12. info analitike April 7, 19:59

    I paska djegur fort Braces permendja e aferave te Fredi Kokoneshit.

    Reply to this comment
  13. Dukati80 April 8, 08:26

    Nuk e kuptoj nje gje? Akoma kane frike keta te PD-se nga saliu pse nuk ngrihen per ate zot. 2 i ka vrare (Azemi,Sokoli) nga te tijet,shumicen i ka shitur çfare presin me. Duhet ti shuaje njehere pra te ngrihen kunder. Erjonin e kuptoj shume mire por nuk duhet te rrembehet sepse nuk eshte ajo zgjidhja.

    Reply to this comment
    • Shahisti April 8, 22:38

      Mo po leri keta te PD ti, po ju te tjeret c’prisni se vetem blla blla blla beni gjithandej, he mo Dukati c’prisni? Apo doni t’i nxirrni geshtenjat nga zjarri me duart e te tjereve. Ju dukatllaret keshtu keni qene gjithnje hidh gurin e fshih doren.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*