Buffon nuk ndalet, historia e dashurisë me kombëtaren vijon

February 13, 2018 12:56

Buffon nuk ndalet, historia e dashurisë me kombëtaren vijon

 

Më 23 mars në Manchester, në miqësoren mes Italisë dhe Argjentinës, në portën e të kaltërve do të jetë sërish Gigi Buffon.

Të paktën kjo është ideja e trajnerin të përkohshëm Gigi Di Biaggo, i cili ka ndërmend ta grumbullojë 40-vjeçarin për testet që do të zhvillohen në Angli. Vetëm katër ditë pas përplasjes me Messi-n, italianët do të luajnë kundër përfaqësueses së “Tre Luanëve”.

Historia e dashurisë mes portierit tashmë legjendar dhe Kombëtares së Italisë duket se nuk mund të mbyllet me lotët e asaj mbrëmjeje të hidhur, kur u shua shpresa për të marrë pjesë në “Rusi 2018”.

Buffon është rekordmen sa i përket numrit të pjesëmarrjeve me të kaltrit (174 ndeshje), por i duhet edhe një takim me shiritin e verdhë në krah, për të thyer edhe rekordin e ndeshjeve si kapiten (80).

Do të ishte një tjetër arritje e madhe gjatë një karriere të lavdishme.

Të paktën në ndeshjet para Botërorit, Buffon, për kënaqësinë e të gjithë tifozëve të Kombëtares Italiane, do të shfaqet sërish mes shtyllave.

a.s/dita

February 13, 2018 12:56
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*