Buffon nuk ndalet, konfirmon takimin me drejtuesit e skuadrës franceze

May 15, 2019 22:30

Buffon nuk ndalet, konfirmon takimin me drejtuesit e skuadrës franceze

Të paktën kjo konfirmohet nga vetë portieri i skuadrës kampione të Ligue 1, që pohon se drejtuesit i kanë ofruar atij rinovimin e kontratës edhe për një vit tjetër. Sipas tij, një takim mes palëve do të zhvillohet në javën e ardhshme, aty ku do të vendosen edhe fatet e Buffon.

“Klubi më ofroi një rinovim dhe kjo më bën shumë të lumtur. Është shumë kënaqësi. Do të takohemi gjatë ditëve të ardhshme për të parë se a jam brenda këtij projekti dhe për të kuptuar nëse ne të dy e konsiderojmë të drejtën për të ecur përpara.

Unë jam i lumtur në Paris. Jam duke përjetuar një eksperiencë të jashtëzakonshme që në moshën 40 vjeç kam dashur të gëzoj. Arrita këtu i bindur se do ta sfidoja veten si lojtar dhe si person dhe gjeta atë që po kërkoja në atë moment.

Në Itali kemi këtë perceptim të gabuar të futbollit francez, i cili, sipas mendimit tim, është pa dyshim më pak i evoluar në mënyrë taktike se në Itali, por është ende shumë i vështirë në nivel fizik dhe teknik.

Ka futbollistë shumë të talentuar të nivelit dhe të klasit botëror. Ekzistojnë skuadra si Lille dhe Lyon, të cilët në Serie A do të përfundonin të qetë në pesë të parët dhe kjo do të thotë se niveli i Ligue 1 është në nivelin e atij italian.

Nëse një skuadër si Rennes, të cilën kemi humbur në Coupe de France dhe që e mundën Arsenalin 3-1 në Ligën e Evropës, do të thotë se niveli është shumë i lartë. Duhet të jemi pak më të përulur kur gjykojmë kampionate të tjera”-ka përfunduar Buffon për ”E poi c’e Cattelan” në Sky Uno.

Buffon firmosi me PSG-në në fillim të këtij sezoni, ku arriti që të jetë pjesë e rëndësishme e formacionit francez, duke arritur të ngre lart edhe trofeun e Ligue 1.

v.l/ Dita

May 15, 2019 22:30
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*