Buffon pranë rekordit të pathyeshmërisë

March 12, 2016 15:04

Buffon pranë rekordit të pathyeshmërisë

Giggi Buffon pak minuta larg rekordit të pathyshmërisë të mbajtur nga ish – portieri i Milan, Sebastiano Rossi. Kapiteni i Juvetus nuk pëson gol prej 926 minutash në kampionat, ndërsa Rossi 929 minuta në sezonin 1993-1994.

Në takimin me Sassuolo, Giggi Buffon kaloi legjendën tjetër, Dino Zoff. Vendimtar me pritjet e tij në disa momente, duke mbrojtur avantazhin deri në fund. Buffon mund ta arrijë këtë në sfidën e ardhshme, në derbin me Torino.

Giggi Buffon i cili e nisi karrierën si profesionist në vitin 1995 me Parma, u transferua te Juventus në 2001 duke mos u shkëputur më.

Titullari i padiskutueshëm i bardhezinjve dhe i përfaqësueses së Italisë nuk u përfshi në 30 lojtarët kandidatë për Topin e Artë 2016 duke ngjallur pakënaqësi te futbollistët italianë, të cilët bojkotuan ceremoninë.

March 12, 2016 15:04
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*