Çfarë pritet të ndodhë në Shqipëri dhe jo vetëm

June 29, 2019 09:51

Çfarë pritet të ndodhë në Shqipëri dhe jo vetëm

Nga Janush Bugajski  

Ekskluzive Dita – Shqipëria nuk është e vetmja. Protestat, demonstratat dhe bojkotet që kanë tronditur vendin javët e fundit janë shumë të ngjashme me ata të disa shteteve të tjera evropiane. Sidoqoftë, arsyet për aksione masive janë të shumta dhe të shumëllojshme, megjithëse, në shumicën e rasteve, ato shfaqin  mungesën e përgjegjësisë publike të zyrtarët qeveritarë,edhe në demokracitë e konsoliduara.

Gjeorgjia ka dëshmuar protestat më intensive në rrugë të kohëve të fundit. Teksa kundërshtimi ndaj korrupsionit dhe paaftësisë qeveritare ishte në rritje, demonstratat masive morën shkas nga ftesa qeveritare një politikani rus, Sergei Gavrilov, që të drejtonte një konferencë mbi ortodoksinë e krishterë në parlamentin gjeorgjian. Fjalimi i tij i mbajtur në rusisht në vendin e kryetarit të parlamentit ofendoi thellë shumë gjeorgjianë, të cilët kundërshtojnë me forcë pushtimin e 20% të territorit gjeorgjian prej Moskës.

Policia përdori gaz lotsjellës dhe plumba gome për të parandaluar protestuesit nga bastisja e parlamentit dhe qindra njerëz u plagosën. Në kundërpërgjigje të protestave, Moska anuloi fluturimet në Tbilisi për të dëmtuar industrinë turistike të Gjeorgjisë dhe shtrëngoi kontrollet mbi importet e verës që i siguronin Gjeorgjisë miliona dollarë në të ardhura vjetore. Kjo shkaktoi edhe më shumë zemërim mes gjeorgjianëve dhe çoi në dorëheqjen e kryetarit të parlamentit.

Teoritë e konspiracionit kanë tronditur edhe shtetin. Presidenti i Gjeorgjisë Salome Zurabishvili fajësoi një “grupim të brendshëm” besnik ndaj Moskës për nxitje të tensioneve, ndërsa zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov deklaroi se “histeria rusofobike” në vend po nxitej. Ndërkohë, protestuesit anti-qeveritarë korrën një tjetër fitore kur parlamenti pranoi të kalojë nga një sistem elektoral i përzjerë në një sistem proporcional për zgjedhjet e 2020-ës, pa prag për partitë për të hyrë në parlament. Kjo do t’i ndihmonte partitë e opozitës për një të konkurrencë më të drejtë në zgjedhje dhe për të hyrë në koalicione qeveritare.

Në Republikën Çeke, një tjetër qeveri e korruptuar është nën presionin e madh të protestave masive. Pesë demonstrata të mëdha janë mbajtur në Pragë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit çek Andrej Babis. Të dielën e kaluar, rreth 250 mijë protestues organizuan tubimin më të madh që nga rënia e komunizmit në vitin 1989.

Babis është përfshirë në polemika për shkak të akuzave për konflikt interesi në lidhje me biznesin e tij të mëparshëm bujqësor dhe hetimet penale për mashtrim në lidhje me subvencionet e BE-së. Edhe shefat e policisë kanë rekomanduar që Babis të ndiqet penalisht për përfitimin me mashtrime të një subvencioni të BE-së, me vlerën dy milionë euro. Ndërkohë, BE po kërkon që Praga t’i kthejë miliona euro fondesh strukturore të cilat janë përfituar drejtpërdrejt nga kompanitë e Babisit.

Opozita është gjithashtu e shqetësuar se Babis është duke bërë komplotuar me presidentin çek Milos Zeman, një simpatizant pro-Putin, për shkatërrimin e pavarësisë së gjyqësorit. Protestuesit në të gjithë vendin kanë frikë se institucionet demokratike çeke janë nën një sulm të ngjashëm me ata në vendet fqinje, Poloni e Hungari, dhe janë dizenjuar për të rritur kontrollin e një partie mbi shtetin. Presioni i vazhdueshëm publik në një shkallë masive ka gjasa të hedhë qeverinë në javët e ardhshme.

Në rajonin ku ndodhet Shqipëria, protestat anti-qeveritare kanë tronditur muajt e fundit edhe Serbinë dhe Malin e Zi. Në Serbi, pakënaqësia publike me korrupsionin zyrtar, kontrollin e medias dhe dhunën politike ndaj politikanëve të opozitës vazhdon të prodhojë veprimtari protestuese në Beograd dhe qytetet e tjera të mëdha. Protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e qeverisë së Aleksandër Vuçiç-it dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja. Ashtu si në Gjeorgji, shumica e protestuesve janë qytetarë të mirë-arsimuar, të rinj dhe studentë, ndonëse disa parti opozitare janë përpjekur të “rrëmbejnë” një lëvizje kryesisht spontane.

Në Malin e Zi, protestat në rrugë kundër qeverisë në detyrë të Milo Gjukanoviç janë përqendruar në kohë zgjatjen e qëndrimit në pushtet të partisë (që ka krijuar qeverinë) në detyrë, si dhe në korrupsionin zyrtar dhe sulmet ndaj gazetarëve, që demonstruesit besojnë se sponsorizohen nga shteti. Ndryshe nga Serbia, kanë qenë kryesisht partitë e opozitës që kanë organizuar protestat dhe kanë për qëllim heqjen e Gjukanoviç nga pushteti. Shumë nga protestuesit janë mbështetës të lëvizjeve nacionaliste serbe që kundërshtojnë anëtarësimin në NATO dhe favorizojnë afrimin e marrëdhënieve malazezo-ruse. Paratë e kanalizuara nga oligarkët rus dhe burimet e tjera të Kremlinit duket se janë duke nxitur shumë prej protestave.

Dy mësime mund të nxirren nga kjo verë protestash dhe pakënaqësie. Së pari, që edhe në demokracitë  e konsoliduara, si ajo e Republikës Çeke, populli nuk mund të pranojë pasivisht abuzimin e qeverisë dhe korrupsionin midis cikleve zgjedhore dhe se brezi i ri i qytetarëve të irrituar janë të gatshëm të marrin pjesë në protesta masive. Dhe së dyti, në disa raste, zemërimi i publikut mund të nxitet dhe të manipulohet ose që të përfitohet nga partitë opozitare ose që t’i shërbehet interesave gjeopolitike të një fuqie të huaj.

***

SUMMER OF PROTESTS

Janusz Bugajski, 28 June 2019

Albania is not alone. The protests, demonstrations, and boycotts that have rocked the country in recent weeks have been replicated in several other European states. However, the reasons for mass actions are many and varied, although in most cases they reveal a lack of public accountability by government officials even in established democracies.

Georgia has witnessed the most intense recent street protests. Amid growing opposition to government corruption and incompetence, mass demonstrations were triggered by the government’s invitation of a Russian politician,Sergei Gavrilov, to chaira conference on Christian Orthodoxy in the Georgian parliament. His speech in Russian from the parliamentary speaker’s chair deeply insulted many Georgians who vehemently oppose Moscow’s continuing occupation of 20% of Georgian territory.

Police used tear gas and rubber bullets to prevent protesters from storming parliament and hundreds of people were injured.In retaliation for the protests, Moscow cancelled flights to Tbilisi to damage Georgia’s tourist industry and tightened controls on wine imports that bring Georgia millions of dollars in annual revenue. This unleashed even more anger among Georgians and led to the resignation of the parliamentary speaker.

Conspiracy theories have also rocked the state. Georgia’s President Salome Zurabishvili blamed a “fifth column” loyal to Moscow for stirring up the trouble, while Kremlin spokesman Dmitry Peskov claimed that “Russophobic hysteria” was being whipped up in the country. Meanwhile, anti-government protesters gained another victory as parliament agreed to switch from a mixed to a proportional electoral system in the 2020 elections, with no threshold for parties to get into parliament. This would help opposition parties to more fairly competein elections and enter government coalitions.

In the Czech Republic, another corrupted government is under immense pressure from mass protests. Five major demonstrations have taken place in Prague to demand the resignation of Czech Prime Minister Andrej Babis. Last Sunday, an estimated quarter of a million protestors formed the largest rally since the fall of communism in 1989.

Babis is embroiled in controversy due to alleged conflicts of interest involving his former agriculturalbusiness and criminal investigations into fraud in connection with EU subsidies. Even police chiefs have recommended that Babis be prosecuted for fraudulently claiming an EU subsidy worth two million euros.Meanwhile, the EU is demanding that Prague return millions of euros of structural fundsthat directly benefited Babis’s companies.

The opposition is also concerned that Babis is conniving with Czech President Milos Zeman, a pro-Putin sympathizer, to destroy the independence of the judiciary. Protesters across the country fear that Czech democratic institutions are under a similar attack as in neighbouring Poland and Hungaryand designed to increase single-party control over the state.Continuing public pressure on a mass scale is likely to bring down the government in the coming weeks.

In Albania’s immediate neighborhood anti-government protests have rattled both Serbia and Montenegro in recent months.In Serbia, public dissatisfaction with official corruption, media control, and political violence against opposition politicians continues to generate protest actions in Belgrade and other major cities. Protestors have demanded the resignation of the Aleksandar Vucic government and the holding of new elections. As in Georgia, the vast majority of protesters arehighly educated citizens, young people, and students, although some opposition parties havetried to hijack a largely spontaneous movement.

In Montenegro, street protests against the incumbent government of Milo Djukanovic have focused on the longevity of the incumbentparty in power, as well as official corruption and attacks on journalists that demonstrators believe are state sponsored. Unlike in Serbia, opposition parties have largely organized the protests and areintent onremoving Djukanovic from office. Many of the protestors are supporters of Serbian nationalist movements who oppose NATO membership and favor closer Montenegrin-Russian relations. Money channeled from Russian oligarchs and other Kremlin sources are evidently fuelling many of the protests.

Two lessons can be learned from this summer of protest and discontent. First, that even in consolidated democracies such as the Czech Republicthe public may not passively accept government abuse and corruption between election cycles and a new generation of frustrated citizens are willing toparticipate in mass protests. And second, in some cases public anger can be whipped up and manipulated to either benefit opposition parties or to serve the geopolitical interests of an outside power.

 

June 29, 2019 09:51
Komento

18 Komente

  1. Zogo-Vatikanistja Gonxhe Bojaxhi lule tek varri i zogo-fashistit Enver Hoxha June 29, 10:43

    JONUZ!
    Ajo qe eshte INXHINERUAR me QELLIM, pritet te ndodhi.
    Urojm qe te deshtoj.

    Reply to this comment
  2. Ekonomist June 29, 11:29

    J. Bugajski anashkalon te vertetat kur eshte fjala per Ballkanin.
    Permend protestat masive ne Prage me te medhate keto 30 vjet kunder korrupsionit ne qeveri.
    Nuk permend super-protestat masive te jelekverdheve qe kthyen Parisin permbys dhe i vune zjarrin fillimisht per rritje te cmimit te karburanteve.
    Per Ballkanin Bugajski mjaftohet me fjalet – pakenaqesia publike me korrupsionin zyrtar!
    Duket pra se Bugajski ose nuk di ose nuk do te thote me shume per Ballkanin! Kur ceket dhe francezet qytetare europiane te BE bejne te tilla protesta masive anti-qeveri per shkaqe ekonomike, po ballkanasit e Ballkanit perendimor (Shqiperise se pari) si i bie te sillen ne raport me qeverine e tyre ku korrupsioni dhe ekonomia jane i pari ne maje e tjetra ne gremine?

    Reply to this comment
  3. Treshi maç June 29, 12:02

    Sikur te kishim edhe ca si puna e Bugajskit qe dine cfare thone te pakten dhe nuk bejne zarin e nje pale apo tjetre kur jane te lidhur me punen.

    Reply to this comment
  4. MH June 29, 12:25

    Januzs Bugjaski.
    Me vjen keq po asgja nuk ke thane per Shqiperine.Në rajonin ku ndodhet Shqipëria.Vetem kaq.Nuk flet aspak per shqiperin po i futesh hamullishtes e na reciton per Serbi,Mal te Zi,Gjeorgji.

    Reply to this comment
  5. H.LEKA June 29, 12:38

    PO SI NUK TU THA GOJA E NUK THE NJE FJASLE TE VETEME PER SHQIPERINE QE 30 VJET PO KTHEHET NE SHPREHJE GJEOGRAFIKE PA SHTET PA LIGJE PA PASURI PA POPULL O –BEU YNE-PO NA FLET PER TERE BOTEN E HONOLULUNE,ALASKEN E KIXHIGISTANIN DHE LU-ne

    Reply to this comment
  6. USA June 29, 14:33

    Korrekt si Shkrim. Mendimi tij profesional Po ketu dalin disa komentus qe I japin Mend autorit Jane thjesht teveqela me mentalitet salist komunist.

    Reply to this comment
  7. Skllav i KOLONIS Shqiperi June 29, 20:03

    KOLONIA ka mare urdher te veproj sikur eshte super e pavarur.
    Cili eshte qellimi i perplasjes kete radhe? Prodhimi MASIV I REFUGJATEVE?
    Ishte SKENARI i REFUGJATEVE MASIV qe u zbatua ne Shqiperi ne 1990 ?
    A do te sulmohet Italia me RFUGJAT MASIV SHQIPTAR?
    Apo thjesht kjo po ndodh qe ne Shqiperi te realizohet KOLONI PRESIDENCIALE?

    Reply to this comment
  8. Kuq e zi June 29, 21:08

    Shaban murati beri nje shkrim gati identik para disa ditesh
    Nuk di kush e ka kopjuar shokun
    Por duket qarte qe bota po crregullohet nga kush akoma duhet gjetur

    Reply to this comment
  9. Zgalem June 30, 02:07

    Nje shkrim I shkruar pa sajdi . Ketij njeriu I eshte mbushur mendja , se mund te shkruash duke ecur me vrap dhe te duartrokitesh nga shqiptaret . Me duket se merr edhe honorare nga gazeta . Duhet ta shofi me me pergjegjesi detyrimin , qe ka per lexusit . Zgalem

    Reply to this comment
  10. E drejta fiton July 6, 08:16

    Kur kishte protesta studentore iu drodhen këmbët qeverisë së ishin të drejta plus nuk ishin politike per karrike. Kurse këto të Lulit e Monikes duken për te shpëtuar bythen e vet nga belaja se i ky hyr dhe vazhdon po i hyn krimbi me thell derisa të dëgjojmë ndonjë vrasje ose vet vrasje ose azil politik të Metes me shok. E din mirë ata që i kanë duart me harram se harruan se Zoti vonon por nuk harron.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim